Video

22/01/2014 18:58:02

Familjaret paguajne ujin, shteti jo. Kjo do tė ndryshojė shumė shpejt

Reforma dhe projekte. Impiante tė reja pėr pėrpunimin e ujėrave tė zeza. Pėr konsumatorin nė horizont ēmim mė tė ulėt tė faturave tė ujit dhe cilėsi mė e mirė








HermesNews - Aktualisht arkėtohet 76 pėrqind e ujit nė zonėn e nėnshkodrės dhe tė mbishkodrės. Familjarėt i paguajnė me shumė faturat e ujit tė pijshėm, pastaj nėse kėtė duam ta krahasojmė me entet shtetėrore, mė mirė tė mos e prekim kėtė tast.

Lajmi vjen nga Drejtori i ndėrrmarrjes sė ujėsjellėskanalizimeve Shkodėr-Malėsi e Madhe Flauers Shoshi, gjatė njė interviste pėr HermesNews. Ai tha se njė mėnyrė pėr tė rritur faturatin ka qenė nė disa raste dhe task-force, plus fushatave tė ndėrgjegjėsimit tė njerėzve pėr pagesat e ujit tė pijshėm.

Shteti sot ka njė problem. Ndėrrmarrjet shtetėrore kanė njė faturim tė pakėt, diku tek 30 pėrqind. Kjo duhet tė zgjidhet dhe njė rol jo indiferent mund tė ketė rajonalizimi i fundit qė ėshtė bėrė dhe pėr ujėsjellesin i cili ėshtė kthyer nė njė drejtori rajonale fshat-shkodėr me Malėsinė e Madhe, pas reformės territoriale qė ka bėrė qeveria, pėr uljen e numrit tė njėsive vendore dhe drejtorive rajonale tė ujėsjellėsit nga 54 nė 12.

Cila ėshtė risia ?
Risia ėshtė bashkimi i dy sistemeve ai me ngritje - mekenanike (sistem pompash) dhe ai me gravitet (vetėrrjedhje).

Ēfarė pėrfitojnė konsumatorėt nga kjo ?
Benefitet qė pėrfitojnė nga ky bashkim janė ulja e ndjeshme e konsumit tė energjisė elektrike tė sistemit tė pompimit dhe pėrmirėsim tė furnizimit me ujė.

Do tė ketė ndikim nė ēmimin qė paguajnė qytetarėt pėr ujin ?
Konsumatori pėrfiton ulje tė ēmimit tė ujit, shtim tė sasisė sė ujit dhe kohėzgjatjes sė orarit tė ujit.

Sa ėshtė niveli i arkėtimeve nga ana e enteve publike ?
Diku tek 30%. Entet nuk paguajnė. Ata qė duhet tė jenė tė parėt qė duhet t'i besojnė shtetit nuk paguajnė. Prandaj do tė bėhet sistemi elektronik qė ėshtė marrė pėrsipėr nga qeveria austriake dhe zviceriane dhe ēdo gjė do t’i dėrgohet online qeverisė dhe institucioneve si dega e tatim taksave dhe kontrollet nga shteti.

Cilat janė problemet me tė cilat haset ujėsjellėsi nė Shkodėr ?
Lidhjet e paligjshme, shpėrdorimi i ujit, dhe defektet nga amortizimi i rrjetit mbi 30 vjeēar.

Cilat janė prioritet e punės ?
Riorganizimi i strukturave drejtuese dhe ndėrprerjea e lidhjeve tė jashtėligjshme.

A kontrollohet cilėsia e ujit ?
Cilėsia e ujit kontrollohet nga shteti ēdo ditė dhe uji ka cilėsi tė mirė.

Po humbjet ?
Nuk kontrollohen. Vetėm 50% e humbjeve kontrollohen.

Ēfarė projektesh ka nė dorė aktualisht ndėrrmarrja e ujėsjellesit ?
Mė lejo tė pėrmend njė projekt shumė tė rėndėsishėm siē ėshtė ai me 98 milion Lekė. Bėhet fjalė, sic e pėrmenda, me bashkimin e sistemit tė gravitetit dhe mekanikės plus dhe impianti i trajtimit tė ujėrave tė zeza, i cili mbaron nė Mars tė kėtij viti nė zonėn e Velipojės.

Ēfarė do tė thotė kjo pėr banorėt ?
Do tė thotė qė tė gjitha ndėrtimet e Velipojės qė janė bėrė tek plazhi, do tė hiqen nga gropat septike dhe do tė hynė nė funksionim impianti i trajtimit tė ujėrave tė zeza. Kjo bėn tė mundur, mosndotjen e shtresave tė rėrės sė plazhit dhe tė detit dhe pėrmires tė cilėsisė sė ujit nėntokėsor. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Doriana Metollari