Video

22/01/2014 09:03:30

U kam kėnduar tė dashurave tė shokėve tė mi

Intervistė me kėngėtarin e muzikės popullore Bujar Qamili








HermesNews - Bujar Qamili, ėshtė shumė korrekt kur lė njė takim dhe unė atė ditė pėr dreq pata tė papritura rrugės. Bujari kishte marrė nė dorė njė gotė verė pėr tė thyer pritjen. "Po ku je maj vajzė….," tha sapo u shfaqa nė derė.
E kisha shkelur : 15 minuta pritje pėr kengėtarin e qytetarisė shkodrane.
“Ēdo bėsh sot Bujar?” “Do dal me shokėt, takohemi e hamė diēka jashtė”, tha. “Tė kėrkojnė shpesh tė kėndosh nėpėr lokale ku je ?” e pyes. “Po,” thotė. “Sa kohė mbetet pėr t’ia kushtuar famijes”, e pyes. “Zakonisht shume, shto dhe kohėn kur shkojmė me pushime nė Spanjė. Nė katėr vitet e fundit pushimet i kam bėrė nė Ibiza dhe Tenerife”, tha.Bujar Qamili, ka jetuar gjatė gjithė kohės nė Shkodėr. Ai ka shtėpi nė Velipojė dhe Tiranė, por Shkodra pėr tė ėshtė shtėpia, miqėsia, shoqėria, rehatia, pra jeta e vet.

Ēfarė duan shkodranėt Bujar ?
Pėr tė tė patur mundėsi tė tė ndjekin, duhet tė kenė punė. Shkodrės i mungon puna. Qejfin shkodranėt e kanė. Njė rrėfren i imi, thotė, gjithmonė “ne gėzime unė ju ardhshma, qejfi bahet me shkodranė aromė shkodre moj ta marrsha me erėn tande kėnaq dynjanė”. Kėnaqėsia ėshtė nė Shkodėr, por ka mungesė lekėsh ky qytet.

Mungesė lekėsh apo apo investime tė gabuara ?
Ēdo person investon nė bazė tė asaj, qė ka mundėsi.

Ke mendur tė hapėsh dhe ti ndonjė biznes ?
Jo… me janė ofruar por jo, nuk kam dashur. Unė nuk dua tė humb emrin. Eshtė njė emėr qė unė e kam vėnė pėr 35 vite nė skenė dhe e ruaj fort. Njeriu ka shumė peripeci. Ka gjenė qė tė mėrzisin, kam kaluar dhe unė probleme. Uroj tė qė mos vijnė mė. Nė pėrgjithsi jeta e njė artisti ėshtė e mbushur plot me surpriza, e gėzime, emocione. Kam kaluar emocione jashtėkonisht tė mėdha. Duke filluar nga muaji Shtator 2012 - Prill 2013 ku pėr herė tė tretė u ngjita nė skenėn e pallatit tė kongreseve nė Tiranė nė njė koncert recital.

Sa koncerte keni dhėnė deri tani ?
Gjashtė. Koncertin e fundit e kam menaxhuar vetė. Morėn vetė gjithsej 38 vete, nga artiste, valltare etj.

Vargu i preferuar ?
Sa mall kam pėr ty o Shkodėr.

Vetėm pėr Shkodrėn ? Kur ke rėnė nė dashuri pėr herė tė parė ?
18 vjec.

I ke kėnduar live tė dashurės ?
Live nuk i kam kėnduar askujt, por ka pas raste qė shokėt mė kanė sugjeru tekste kėngėsh. Unė I kam kėnduar tė dashurave tė shokėve tė mi.

Nėse nuk do tė ishe bėrė kėngėtar ēfarė do tė ishe berė ?
Futbollist.

Nėse nuk do tė ishte nė Shkodėr ku tjetėr ?
Itali, sepse ėshtė shumė bukur. Italianėt mė pėlqejnė nė komunikim, sidomos sjellje me femrat.

Ēfarė veēorish ka femra jote ideale ?
Tė dashurojė me shpirt dhe jo tė pėrfitojė nga bukuria. Tė mos e shfrytezojė bukurinė pėr interesa. Nuk ka gjė mė tė mirė pėr njė mashkull kur pi njė kafe, me njė shoqe dhe sheh qė ėshtė femėr inteligjente, di tė bėjė muhabet. Tė ketė njohuri. Kam pas dėshirė qė femra qė tė mos nevrikoset, sidomos pėr njė femėr tė bukur, I ik bukuria. Nuk kam qenė xheloz, kurrė, duhet tė vishet bukur dhe pse e kalon pak kufirin kur i shkon. Ka dhe prej atyre qė nuk janė tė bukura dhe vishen bukur.

Ke projekte Bujar ?
Po pėrgatis nė Shkodėr njė concert me kėngė qytetare shkodrane tė traditės dhe kėnge tė propozuara, pra tė reja. Njė festival nė Teatrin “Migjeni” me kompozitorėt mė tė spikatur, njerėz qė marrin vesh nga arti, pa hatėrmbetje.

Pse ka hatėrmbetje Bujar mes artistėve ?
(qesh) ka.

Mesazhi nė fund ?
Fansat e mi unė nuk do t’i zhgėnjej kurrė. Unė do t’i dhuroj kėngė sa mė tė bukura.

Kėngėtarėve tė rinj ?
Me gjithė zemėr dhe sinqeritet, nėse doni tė bėheni kėngėtarė, shėrbejini qytetit, vendit, filloni karrierėn me kėngė qytetare shkodrane. Nėse e filloni karrierėn me kėto, do tė bėheni dikushi, por po e filluat me huazime, orientalizma, do tė mbeteni pėr njė periudhė tė shkurtėr nė treg, por pastaj nuk do tė jeni mė akund. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


HermesNews - ©2014