Video

21/01/2014 17:24:34

Ulen tarfiat mes operatoreve

Liberalizimi akoma mė i thellė i tarifave tė terminimit do tė krijojė kushte pėr rritjen e konkurrencės mes operatorėve








TIRANE - Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare (AKEP) synon tė uljė mė tej tarifat e terminimit tė telefonisė sė lėvishme ose tė tarifave qė operatorėt i paguajnė njėri-tjetrit pėr thirrjet e kryera mes rrjeteve tė ndryshme. Rudolf Papa, drejtor i Kabinetit tė Kryetarit tė Kėshillit Drejtues nė AKEP, nė njė prononcim tha se liberalizimi akoma mė i thellė i tarifave tė terminimit do tė krijojė kushte pėr rritjen e konkurrencės mes operatorėve tė telefonisė sė lėvishme pėr ēmime mė tė lira edhe pėr telefonatat mes rrjeteve tė ndryshme. Ulja e tarifave tė terminimit do tė bėhet nė tre faza, pėrkatėsisht nė 1 mars 2014, 1 janar 2015 dhe 1 janar 2016. Nė fund tė kėtij proēesi, tarifa e terminimit pėr tė katėr operatorėt celularė do tė jetė 1.48 lekė pėr minutė. Ulja e tarifave tė terminimit nė vlera shumė tė ulėta, pranė mesatares europiane, pritet tė forcojė konkurrencėn mes operatorėve dhe tė shmangė tarifat diskriminuese pėr thirrjet jashtė rrjetit. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014