Video

20/01/2014 19:00:19

Tahiri, viti me i mire per policine

Njė nga problemet ėshtė implementimi i ligjit Antimafia, sidomos nė ēėshtjen e konfiskimit tė aseteve tė sekuestruara








TIRANĖ - Ministri i brendshem premton ringritjen ne kembe te policise se shtetit brenda ketij viti. Lajmi u dha ne analizen vjetore ku mori per baze rrezultatet gjate tre muajve te fundit. Tahiri eshte i vetedijshem, per "shkaterrimin" gjate ketyre 23 viteve qe i eshte bere vendit, sipas tij, por njekohesisht nenvizoi vendosmerine per te vijuar luften kunder korrupsionit.

"Viti mė i mire i policise ne sherbim te qytetareve", e quan Tahiri kete vit qe sapo hyri, cfare ne gjuhen e uniformave blu do te thote "pėrkushtim, transparencė, ndershmėri,k urajo dhe respekt ndaj ligjit nga tė gjithė".

Drejtori i Policise Artan Didi gjate analizes vjetore te policise se shtetit tha se njė nga problemet ėshtė implementimi i ligjit Antimafia, sidomos nė ēėshtjen e konfiskimit tė aseteve tė sekuestruara.

“Duhet tė rritet numri i hetimeve pro aktive ndaj pasurive qė rrjedhin nga aktivitetet kriminale jashtė Shqipėrisė, por qė ri-investohen brenda vendit. Pasuritė e luajtshme tė konfiskuara shkojnė afėrsisht nė vlerėn e 571 mijė e 355 euro, pėrfshirė edhe rastet e konfiskuara tė pasurive tė paluajtshme tė pavlerėsuara. Pra sic duket edhe nga shifrat numri i revokimeve nga gjykata ėshtė i lartė dhe ka dhėnė njė impakt negative nė rėnien e treguesve tė konfiskimeve”, tha Didi.

Sipas Didit, vrasjet me dashje kanė shėnuar njė rėnie gjatė kėtij viti, por shtoi se duhet tė rihetohen edhe rastet e vjetra. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014