Video

16/01/2014 14:03:31

2.1 % rritje gjatė kėtij viti

Defiēiti i llogarisė korente tė vendit tonė do tė ngushtohet gradualisht nga 8.2% tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto, qė ishte nė vitin 2013, nė 7.1% nė kėtė vit dhe nė 6.3% tė Prodhimit tė Pėrgjithshėm nė 2015-ėn








TIRANE - Banka Botėrore parashikon qė ekonomia e Shqipėrisė do tė rritet me 2.1% nė nivel vjetor gjatė 2014-ės, njė pėrshpejtim i konsiderueshėm krahasuar me rritjen 1.3% tė vlerėsuar pėr 2013-ėn. Nė edicionin e Janarit, tė titulluar “Perspektivat Ekonomike Globale”, Banka Botėrore parashikon qė prodhimi ekonomik i Shqipėrisė tė pėrshpejtohet mė tej nė vitin 2014 dhe 2016 deri nė 3%.

Ndėrsa defiēiti i llogarisė korente tė vendit tonė do tė ngushtohet gradualisht nga 8.2% tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto, qė ishte nė vitin 2013, nė 7.1% nė kėtė vit dhe nė 6.3% tė Prodhimit tė Pėrgjithshėm nė 2015-ėn.

Nė krahasimin rajonal, Shqipėria do tė rritet mė shpejt se Bosnjė-Herzegovina (2%) dhe Serbia (1%) por do tė lihet pas nga Kosova (4%), Maqedonia (3%) dhe Mali i Zi (2.5%). Edhe qeveria shqiptare parashikon pak a shumė tė njėjtėn shifėr tė rritjes pėr kėtė vit. I tė njėjtit opinion ėshtė edhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar, sipas raportit mė tė fundit mbi projeksionet ekonomike. Edhe Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, BERZH, ka pėrmirėsuar pritshmėritė pėr rritjen ekonomike tė Shqipėrisė nė 2% gjatė kėtij viti, nga 1.9% qė ishte vlerėsimi i mėparshėm. Edhe institutet shkencore nė raportet tremujore pėr Europėn Qendrore dhe Lindore parashikojnė se ekonomia e Shqipėrisė do tė rritet me 2% gjatė kėtij viti nga 1.7% qė ishte vlerėsimi pėr rritjen ekonomike gjatė vitit 2013. Njė ditė mė parė Banka Botėrore publikoi raportin mbi “Perspektivat Ekonomike Globale” dhe parashikohej njė pėrmirėsim i ekonomive tė pasura dhe njė ngadalėsim i ekonomive nė zhvillim. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014