Video

15/01/2014 19:11:17

10 arsye pse deshtoi Rama

nga Shenasi Rama








HermesNews - Cilat mund te jene apo jane arsyet pse kryeministri mendon qe nuk ka pasur asnje deshtim gjate ketyre 100 diteve te para te qeverisjes ? Ja 10 prej tyre qe me vijne ndermend.

Deshtimet jane te gjitha te Saliut dhe ky vetem i trashegoi. Keshtu qe nuk ka se si te kishte deshtime. gjendja ishte per faqe te zeze dhe vazhdon, por pa ndonje ndryshim te dukshem te jete per faqe te zeze. keshtu qe nuk ka se si te kete deshtime kur ka qene e deshtuar pa filluar. kjo eshte arsyeja me e forte dhe logjike.

Kryeministri nuk jeton ne shtetin shqiptar, nuk pyet per realitetin, nuk ka kaluar ndonjehere nga Gjirokastra apo Lazarati, Vlora apo Divjaka ku rritet cdo gje qe iu intereson perendimoreve, i fut nje bojatisje/shastisje kur i teket dhe ta shet nje Kendez per Mercedez.

Ka frike se e kritikojne Muci Puci, Rrushi Rrapatushi, Andrea Stefani dhe keta te tjeret tek DITA e TEMA qe mezi presin te vene ne dukje deshtimet e qeverise.

Sepse po foli per deshtime duhet te permende shkakun e tyre dhe shkakun e ka Kryetar te Kuvendit, mirepo simbas parimit, shkaku behet pasoja, keshtu nen dhe jane shtrire tentakulat sa qe nuk din se si te ruhet prej ketij Haleatit dhe prej opozites.

Sepse vazhdojme te mendojme simbas parimit te gomarit qe e futi koken ne rere kur e hante ujku dhe tha "nuk eshte e vertete." ne fund te fundit ujku po i han shqiptaret e jo keta qe na sundojne.

Se po foli per deshtime, hapet thesi qe e mbajne mbyllur keta te propagandes dhe fillon nje liste qe nuk dihet se ku do te ndalemi.

Sepse e din se ne vdesim per suksese dhe tek ne numerohet burre e trim ai qe te rren sy per sy, e ku? tek Fevziu. Po ku thuhen te verteta tek Opinioni ?

Sepse po prźt te qartesohet situata dhe te behet e plote lista e deshtimeve ne menyre qe te kete Rilindje nga deshtimi. Sepse mbas Deshtimit vjen Fillimi dhe jo Vazhdimi.

Sepse nuk duhet prere endrrat e bukura ne mes. Po jetojme endrren kapitaliste europiane dhe po lundrojme drejt Brukselit, deshtimet nuk duhen permendur se na zemerohen miqte te cilet e dine, por nuk e besojne se nuk do ju kthejme as borxhe as huara, as donacione, apo dhurata.

Se po tha se ka pasur deshtime i hap pune Opozites e cila duhet te nderprese festimet e ditelindjeve te PD-se ne katundet e shumta per te bere punen qe duhet e qe nuk e ben, sepse kush do ta beje ? per te deshtuar duhet te punojne bashke, dhe keshtu njeri nuk permend gje, tjetri nuk flet dhe realiteti eshte ideal.

Arsyet e tjera me tej po i mbaj per vete…. sepse njerez jemi, dhe te gjtihe keta shohin endrra me sy hapur. ne fund nuk behet qameti, sepse ne mendjen e tyre kaq dine shqiptaret, dhe si thone shpesh per ne, " jane popull pis" po te kishin mend, do te kishin qeveri tjeter….Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Blogu Rrethi i Ferrit