Video

15/01/2014 08:33:55

Kur ylli pėrpihet nga njė “vrimė e zezė”

Pėr herė tė parė nė historinė e astronomisė dy skuadra astronomėsh kanė vėzhguar zhdukjen e njė ylli pėr shkak tė njė “vrime tė zezė”.








HermesNews- Pėr herė tė parė nė historinė e astronomisė dy skuadra astronomėsh kanė vėzhguar zhdukjen e njė ylli pėr shkak tė njė “vrime tė zezė”.

Duke nisur nga viti 1999 njė burim me rreze X, tejet vezullues, qe paraqitur nė njė ndėr galaksitė e studiuara pėr t’u zhdukur mė pas ngadalė nė 2005.
Sipas hulumtuesve shkencorė, kur njė yll gjendet pranė njė “vrime tė zezė” mjaft tė madhe fillon e shkatėrrohet pjesė pjesė duke prodhuar njė rrezatim tė fortė me rreze X pėr shkak tė ngrohjes sė tepėrt termike qė arrin deri nė disa miliona gradė.

Ky episod, edhe pse nuk ėshtė i vetmi, ėshtė mjaft interesant pėr studimet shkencore pasi zhvillohet nė njė galaksi me pėrmasa tė vogla. Kjo galaksi bėn pjesė nė njė grumbull tė gjerė galaksish i njohur si Abell 1795 me njė distancė prej pothuajse 800 milion vite dritė nga Toka.

Ajo pėrmban rreth 700 milion yje, njė numėr i vogėl nė krahasim me “Udhėn e qumėshtit”, galaksinė qė pėrmban planetin tonė dhe rreth 200-400 miliard yje tė tjera.

Vrima e zezė pėr tė cilėn bėhet fjalė paraqet pėrmasa mesatare, sipas llogaritjeve duhet tė jetė vetėm disa qindra miliona herė mė e madhe se Dielli. “Vrimat e zeza” janė tashmė njė fenomen i njohur pėr shkencėtarėt, por ato tė pėrmasave mesatare janė gjithmonė tė vėshtira pėr t’u identifikuar dhe pėrcaktuar.

Studimet rreth kėtyre fenomeneve mund tė ndihmojnė shkencėn nė pėrparimin e studimeve rreth zhvillimit dhe evolucionit qė kanė pėsuar galaksitė e para.

Daniela Vathi