Video

12/01/2014 15:25:52

Zbulohet teksti me kode i mafias

Ndragheta perdor kode sekrete per rekrutime






ITALI- Policia ne Itali deklaron se ka deshifruar kodet misterioze te nje teksti qe permban detaje sekrete te mafias. Behet fjale per nje tekst ne nje alfabet special te shkruar nga pjestaret e “Ndraghetas”, nje organizate kriminale me qender ne Calabri. Dokumenti eshte zbuluar duke hetuar gjate nje vrasjeje ne Rome ne janarin e vitit te kaluar.

“Ndragheta” thuhet se eshte shpendarjesja me e madhe e kokaines ne Europe. “Gjetja e nje dokumenti te tille tregon se edhe pse ata kane zhvilluar nje projekt te madh biznesi dhe jane nje grup kriminal me prezence neper bote, serisht vazhdojne te perdorin nje sistem te vjeter kodi”, ka thene Renato Cortese, shefi i policise ne Rome.

Teksi i koduar theksohet se eshte pjese e nje procesi dhe perdoret per pjestaret e rinj qe futen ne grupin mafioz te njohur si “San Luca. Permban kryesisht nje formule ne te cilen jepen rregulla per personat qe duan te behen pjese e Ndraghetes”, shton Cortese.

Eshte hera e pare gje gjendet nje dokument i tille ne Rome. Tre pjese te tekstit qe eshte shkruar me dore, jane analizuar deri tani. Dy police te cilet jane specialiste pas kodeve kane shpenzuar disa jave per ta deshifruar ate. Letra ka shkronja nga alfabeti Arab, Cirilik dhe karakteret kineze.

Dokumenti hedh drite mbi nje menyre thuajse misterioze nga mafiozet ne lidhje me krijimin e menyres se rekrutimeve te reja. Teksti i perkthyer shpjegon se “eshte mire te behesh i pasur” dhe shpjegon si te njohesh nje mafioz te quajtur “Burri i nderuar” dhe njerezit perreth tij.


“Ndragheta” aktualisht eshte ne Itali grupi mafioz me i fuqishem, duke pushtuar zonen e Sicilise dhe Calabrine. Grupi ka dege ne nje pjese te madhe te Europes dhe ka lidhje te forta me kartelet e droges ne Kolumbi.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter