Video

09/01/2014 15:46:57

Taksa pėr abuzuesit me karburantet

Nė disa pika tė shitjeve me pakicė tė karburanteve, ditėn e sotme, nė qytetin e Korēės, njė litėr benzinė ėshtė shitur maksimalisht me 190 lekė, ndėrsa nafta 188 lekė pėr litėr








KORĒĖ - Viti i ri 2014 erdhi bashkė me rritjen e paralajmėruar tė ēmimit tė karburanteve.

Nė disa pika tė shitjeve me pakicė tė karburanteve, ditėn e sotme, nė qytetin e Korēės, njė litėr benzinė ėshtė shitur maksimalisht me 190 lekė, ndėrsa nafta 188 lekė pėr litėr.

Rritja e ēmimit nė qytetin juglindor varion nga 10 deri 15 lekė pėr litėr. Ndėrsa njė pjesė e kompanive operuese kanė rritur ēmimin e karburanteve, pas vendimit tė qeverisė pė rritjen e taksės sė qarkullimit, ka edhe nga ata qė e kanė mbajtur tė pandryshuar ēmimin pėr litėr tė naftės dhe benzinės, ndonėse kjo duket se nuk do tė zgjasė shumė.

Rritja e ēmimit tė karburanteve nga rritja e aksizės pėr kėtė vit ka bėrė qė mjaft drejtues mjetesh tė furnizohen me sasira tė mėdha para pritjes sė vitit tė ri. Kjo ėshtė vėnė re nė ditėt e para tė 2014-ės, ku shitja nė disa pika tė tregtimin me pakicė tė karburantit ka qėnė mjaft e pakėt.

Rritja e taksės sė qarkullimit pėr karburantet me 10 lekė, e parashikuar nė paketėn fiskale 2014, e miratuar nė fund tė vitit 2013. ka lėnė vend pėr spekulime. Arsyeja kryesore lidhet me faktin se grosistėt e karburanteve operojnė me tre muaj rezerva, kėshtu qė efekti i rritjes sė taksės nuk mund tė shtrihej qė nė ditėn e parė qė ligji ka hyrė nė fuqi.

E gjithė kjo situatė ka dhėnė efektet e para nė xhepat e konsumatorėve, tė cilėt shprehen tė indinjuar nga kjo rritje e ēmimeve. Madje, disa prej tyre ngrenė shqetėsimin edhe pėr cilėsinė apo sasinė e karburantit qė blejnė, pasi jo tė gjitha pikat e tragtimit kanė rritur ēmimet, madje nė disa prej tyre ka pasur edhe ulje.

Mė tė shqėtėsuar janė bizneset qė kanė nė bazė transportin e mallrave apo tė produkteve tė ndryshme. Por edhe qytetarėt qė nuk disponojnė njė mjet transporti, i druhen rritjes sė ēmimit tė biletave tė transportit urban apo edhe mė gjerė, e paralajmėruar nga drejtuesit e linjave tė transportit.

Meqėnėse ēmimet variojnė nga njėra pikė e tregtimit tek tjetra, qytetarėt kėrkojnė qė tė zhvillohen kontrolle tė imtėsishme nė kėto subjekte. Pėrgjegjėsi i sektorit tė Edukimit dhe Marrėdhėnieve me publikun, pranė Drejtorisė Rajonale Tatimore Korēė, Tomi Tontonozi, tha se tė dhėnat pėr paketėn e re fiskale kanė mbėrritur pranė kėsaj drejtorie dhe pasi ato tė pėrpunohen, do tė kėtė njė pėrgjigje zyrtare lidhur me kėtė ēėshtje.

“Ditėn e djeshme, kanė mbėrritur tė gjitha materialet pėr paketėn fiskale 2014. Menjėherė do tė bėhet pėrpunimi i tė dhėnave dhe shumė shpejt ne do tė dalim nė njė prononcim zyrtar sesi do tė vijojė puna pėr kontrollet qė do tė ushtrohen dhe masat qė do tė merren pėr subjektet”, bėri tė ditur Tontonozi.

Tė njėjtėn gjė kanė pohuar edhe burimet pranė Prefekturės Korēė, sipas tė cilave, ende nuk ka asgjė konkrete pėr ngritjen e njė task-forcė pėr tė ushtruar kontrolle nė terren. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014