Video

08/01/2014 19:38:48

Urdhri i ri: konkurse pėr drejtorė dhe mėsues

Sė shpejti do tė nisin nė tė gjithė shkollat 9 vjeēare dhe tė mesme konkurset pėr drejtorėt e shkollave, ku nė konkurim mund tė marrin pjesė dhe drejtorė aktualė apo dhe zėvendėsdrejtorė








TIRANĖ - Konkurse pėr mėsuesit dhe drejtorėt e shkollave. Muaji Janar do tė sjellė ndryshime nė shkollat e vendit. Krahas konkurseve pėr pėrgjedhjen e drejtuesve tė institucioneve arsimore, do tė zhvillohen dhe konkurset pėr mėsuesit. Sė shpejti do tė nisin nė tė gjithė shkollat 9 vjeēare dhe tė mesme konkurset pėr drejtorėt e shkollave, ku nė konkurim mund tė marrin pjesė dhe drejtorė aktualė apo dhe zėvendėsdrejtorė.

Kandidatėt pas dorėzimit tė dokumentacioneve qė vėrtetojnė kualifikimet e tyre profesionale, do t`i nėnshtrohen procesit tė intervistimit. Gjithashtu kandidatėt do tė paraqesin dhe njė projekt konkret pėr rritjen e cilėsisė sė mėsimdhėnies dhe pėrmirėsimit tė jetės sociale tė nxėnėsve. Pėrzgjedhja e drejtuesve tė shkollave do tė bėhet sipas ligjit tė arsimit parauniversitar, ku drejtuesi nuk ėshtė vetėm mėsues me pėrvojė dhe aftėsi tė mira komunikuese, por dhe njė administrator.

Pėrsa u pėrket mėsuesve, procesi i emėrimeve do tė zėvendėsohet nga konkursi pėrmes dosjeve tė tyre tė kualifikimit.Fillimisht konkursi do tė zhvillohet pėr vendet vakante, e mė pas me zėvendėsimet. Pėrzgjedhja e mėsuesve tė rinj do tė bėhet nga njė komision i pėrbėrė nga drejtoria rajonale, komuniteti i mėsuesve, komuniteti i prindėrve, qeveria e nxėnėsve.

Nė fund tė dhjetorit, tė gjithė institucioneve arsimore u ėshtė kėrkuar nga Drejtoritė Arsimore Rajonale tė grumbullojnė dosjet me diplomat e ēdo mėsuesi pėr t`iu nėnshtruar njė kontrolli tė detajuar. Kjo reformė pėrfshin edukatorė tė arsimit parashkollor si dhe mėsuesit e ciklit 9-vjeēar dhe tė mesėm. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014