Video

08/01/2014 02:08:12

Vatikani eshte 'Parajse per gay-te'

Rrefen ish-ushtaraku. 'Kerkesa me sfond seksual'






ZVICER- Nje ish-pjestar i rojes zviceriane ne Vatikan, ka rrefyer se ka marre me dhjetera oferta me “sfond seksual” nga punonjesit qe jetojne ne Vatikan duke nisur nga cdo hierarki prifterinjsh. Nje situate teper e keqe per te, duke bere qe ish-roja te tregoje se si Selia e Shenbjte eshte thuajse nje “parajse per gay-te”.

E perditshmja zviceriane “Schweiz am Sonttag”, ka publikuar nje interviste te gjate te marre nga ish-roja zviceiriane, i cili ka qene nen tension per disa muaj nga pjestaret e Vatikanit, duke vene ne siguri madje edhe vete statusin e Papes. Ish-ushtaraku, ka treguar se ka marre me dhjetera kerkesa me sfond seksual nga drejtues te Vatikanit apo edhe prifterinj te thjeshte, te cilet sipas tij e kane kthyer Vatikanin ne nje “parajse gaysh”.

Ngjarjet e treguara prej tij, ne rrefim duket se jane shume origjinale dhe te verteta dhe prandaj per kete fakt, ai ka preferuar te qenderoje anonim. Rrefimi i pare ka te beje me nje telefonate gjate nates, ne te cilen njeri nga drejtuesit e larte te Vatikanit ka kerkuar favore te ndryshme ne kembim te deshirave seksuale. Ftesa e perseritur disa here, eshte bere naten e plote eshte kundershtuar ashtu si edhe dhjetera kerkesa te tjera. Sipas tij, kero refuzime kane rrezikuar ndryshimin e karrieres.

Ish-ushtaraku zvicerian, nenvizon faktin se i ka treguar disa prej presioneve dhe ngjarjeve te tij drejtuesve fetare dhe zyrtareve, por nuk ka marre prej tyre asnje reagim. Ne te kundert, drejtuesit e komandes zviceriane, i kane kerkuar qe te mos deklaroje asgje, pasi nuk ka per te marre asnje pergjigje nga peshkopet dhe kardinalet e selise.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Elvis Qirjako