Video

04/01/2014 09:28:37

Ngrihet pjesa mė e madhe e SHBAsė

2 200 fluturime tė brendshme ose ndėrkombėtare janė anuluar






NEW YORK - Tė paktėn 13 persona kanė humbur jetėn nga stuhitė qė kanė pėrfshirė verilindjen e SHBA-sė, stuhi qė kanė sjellė me vete reshje tė dendura dėbore dhe temperatura polare nė tė paktėn 22 shtete.

"Rreziku kryesor gjatė kėtyre orėve mbetet akulli, qė shkakton rrėshkitje tė shumta nė rrugė tė makinave. Nė disa zona temperaturat janė rreth minus 30 gradė Celsius", njoftuan autoritetet pėrgjegjėse amerikane. Nė New York, ku gjendja e jashtėzakonshme pėr shkak tė dėborės pothuajse ka kaluar, temperaturat janė rreth minus 10 gradė Celsius.

Alarmi pėr stuhi dimėrore u dha nė tė gjithė vendin, qė nga Chicago, New York, Pensilvani dhe nė njė pjesė tė New England, deri nė kryeqytetin amerikan, Washington.

Sipas faqes sė specializuar tė internetit FlightAware, rreth 2 200 fluturime tė brendshme ose ndėrkombėtare janė anuluar.

Nė New York, temperaturat pritet tė zbresin sot nė mbrėmje nė -13°Celcius dhe parashikimet shkojnė deri nė -23°Celcius pėr shkak tė erės, bėri tė ditur shėrbimi kombėtar meteorologjik.

Dėbora, qė filloi tė bjerė qė dje nė mbrėmje, e shoqėruar me erėra qė pritet tė arrijnė shpejtėsinė 56 kilometra nė orė, duke pėrhapur dėborėn dhe zvogėluar tepėr shikueshmėrinė, pritet tė arrijė nė rreth 20 centimetra.

Ulja e temperaturave ka pėrfshirė edhe qendrėn e vendit, ku dėbora shkaktoi bllokim tė trafikut nė aeroportin ndėrkombėtar O’Hare tė Chicagos.
Jugu i vendit nuk do tė kursehet nga moti i keq, pasi shėrbimi meteorologjik njoftoi temperatura tepėr tė ulėta nė veri tė Floridės. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014