Video

03/01/2014 13:36:55

Kryeministri i Indisė lė postin pas zgjedhjeve legjislative

Singh do si pasardhės tė tij Rahul Gandhin






NEW DELHI - Kryeministri indian, Manmohan Singh, deklaroi sot qe do tė tėrhiqej pas zgjedhjeve tė parashikuara kėtė vit dhe i bėri thirrje trashėgimtarit tė dinastisė Gandhi, Rahulit, qė tė marrė postin nė rast fitoreje. "Brenda disa muajsh, pas zgjedhjeve legjislative, do t’i lė postin njė kryeministri tjetėr, cilido qoftė rezultati", deklaroi ai gjatė konferencės sė tij tė parė pėr shtyp pas tre vitesh. Singh, 81 vjeē, kishte lėnė tė kuptohej nė tė kaluarėn se dėshironte t’i linte vendin e vet Rahul Gandhit, trashėgimtar i dinastisė qė ka dominuar jetėn politike indiane qė prej pavarėsisė. "Rahul Gandhi do tė ishte kandidati ideal, shpresojė se partia do ta zgjedhė nė kohėn e duhur", tha kryeministri indian. Kongresi i drejtuar nga nėna e Rahulit, Sonia Gandhi, mund tė paraqesė zyrtarisht kandidatin e vet pėr postin e shefit tė qeverisė qė nė mbledhjen e ardhshme tė komitetit drejtues, mė 17 janar. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014