01/01/2014 20:02:48
Fishekzjarrja mė e madhe nė botė
Dhjetė muaj pėrgatitje dhe 500 000 raketa janė pėrdorur pėr tė krijuar fishekzjarren qė zgjati gjashtė minuta
DUBAI - Fishekzjarrja gjigante qė u hodh nė Dubai me rastin e Vitit tė Ri hyri nė librin Guinness si mė e madhja nė botė, u deklarua sot nga organizatorėt e librit. Dhjetė muaj pėrgatitje dhe 500 000 raketa janė pėrdorur pėr tė krijuar fishekzjarren qė zgjati gjashtė minuta, tregoi organizata nė faqen e vet tė internetit, duke theksuar se bėhet fjalė pėr njė rekord tjetėr botėror.
Fishekzjarrja mund tė shihej nė njė rreze prej 96 kilometrash, nga kulla mė e madhe nė botė (828 metra), Burj Khalifa, tek Pal Jumeirah, njė ishull nė formėn e palmės dhe tek The World, njė grubull ishujsh qė formojnė hartėn e botės pėrgjat qytet-shtetit. Kjo fishekzjarre, qė mobilizoi 200 teknikė, kushtoi gjashtė milionė dollarė, sipas televizionit lokal. Falė reputacionit si qytet liberal nė njė ambjent konservator, Dubai ėshtė bėrė gjithashtu njė qėndėr financiare dhe tregtare qė tėrheq ndėrmarrjet dhe tė mėrguarit qė kėrkojnė tė qėndrojnė nė Lindjen e Mesme. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter
HermesNews - ©2013