Video

31/12/2013 11:42:09

Njė aktiviste e Femen nė topless nė Meshėn e Katedrales sė Kėlnit

Mesha e Krishtlindjes nė Katedralen e Kėlnit u ndėrpre nga protesta e bujshme e njė aktivisteje gjermane tė lėvizjes Femen






BERLIN- Mesha e Krishtlindjes nė Katedralen e Kėlnit u ndėrpre nga protesta e bujshme e njė aktivisteje gjermane tė lėvizjes Femen, me parime feministe, e cila u ngjit nė topless nė altarin e Katedrales ku celebrohej Mesha.

Kardinali Joachim Meisner po pėrgatitej pėr tė mbajtur predikimin e Krishtlindjes nė momentin kur njėzet vjeēarja Josephine Witt, pasi hoqi njė pallto prej lekure, u paraqit pranė altarit nė topless ku shkruhej “I am God” dhe duke thėnė mes tė pranishmėve: “Unė besoj nė vetėvendosjen e lirė tė gruas”.

Pas ndėrhyrjes sė menjėhershme tė njerėzve tė Katedrales pėr tė ndaluar aktivisten feministe guximtare, ajo u denoncua pėr thyerje tė funksioneve religjoze dhe u lėshua pas njė ndalimi tė shkurtėr nga ana e policisė.

Ndėrkohė kardinali Meisner, i cili pikėrisht ditėn e Krishtlindjes mbushte 80 vjeē, dukej i paprekur nga ngjarja dhe sapo u lirua altari vazhdoi funksionin e tij religjoz, madje duke pėrfshirė edhe aktivisten feministe nė lutjen e tij.

Nga ana tjetėr duhet nėnvizuar fakti se Josephine Witt ėshtė e njohur tashmė pėr aktet e saj nė publik nė mbrojtje tė tė drejtave dhe lirisė sė femrės, aspekt i cili anashkalohet madje edhe nė shoqėrinė tonė moderne tė super civilizuar tė pothuajse 2014-ės, dhe tė drejtat e emigrantėve tė shfrytėzuar dhe njėkohėsisht tė pėrbuzur nė vendet e “civilizuara” tė Europės perėndimore.

Nė fakt, Witt me 11 dhjetor ndėrmori njė tjetėr iniciative tė ngjashme duke u paraqitur nė televizionin publik gjerman Zdf ndėrkohė qė mbahej talk show “Markus Lenz” me tė pranishėm Giovanni Trapattoni dhe ish futbollisti Thomas Strunz, me tė cilin ishte e armiqėsuar qė nga koha kur Strunz ishte stėrvitės i Bayer Monaco-s.

Nė atė rast, Witt qe paraqitur nė studio gjysmė e zhveshur dhe me dy topa futbolli qė kullonin gjak tė vizatuar nė gjoks, nė shenjė proteste kundėr shftytėzimit tė punėtorėve emigrant qė po ndėrtojnė nė Qatar instalimet pėr vendin ku do tė mbahet kampionati botėror nė vitin 2022.

Nė qershorin e shkuar protestoi sė bashku me katėr koleget e saj nė Tunizi kundėr arrestimit tė njė tjetėr aktivisteje tė Femen dhe nė atė rast qe dėnuar me 29 ditė burgim.

Daniela Vathi