Video

31/12/2013 09:37:13

Familjarėt kėrkojnė mė shumė impenjim nga ana e policisė

Hetimet janė intensifikuar, por deri tani nuk ka njė pistė tė caktuar, apo ndonjė gjurmė tė 18 vjecarit






KUKES - Ende asnjė gjurmė tė 18 vjeēarit Genc Gashi nga Kukėsi i zhdukur qė nga e premtja e kaluar. Ngjarja e rėndė pėr familjen Gashi nga fshati Shtanė i komunės sė Shėmrisė ka tronditur gjithė banorėt e zones, ndėrsa familjarėt vazhdojnė kėrkimet dhe bėjnė thirrje pėr mė shumė angazhim tė strukturave shtetėrore pėr zbardhjen e sė vėrtetės.

E ėma e 18 vjecarit, Xhemile Gashi, thotė se, "ende nuk dimė asgjė. Kemi pyetur tėrė shokėt e tij, tėrė fshatin e tė afėrmit, po na ėshtė thėnė se nuk e ka parė njeri, ndėrsa telefoni i tij vazhdon tė jetė i mbyllur".

Ndėrkohė, burime zyrtare tė policisė sė rrethit tė Kukėsit bėjnė tė ditur se, "hetimet nė lidhje me kėtė ngjarje tė rėndė janė intensifikuar, por deri tani nuk ka njė pistė tė caktuar, apo ndonjė gjurmė tė 18 vjecarit".

Nė rrethin e Kukėsit ende kujtohet zhdukja misterioze e 6 vjecares Bleona Mata mė 22 maj 2010. Megjithė kėrkimet intensive tė kryera edhe nė Kosovė e Maqedoni, deri tani nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė e saj. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013