Video

29/12/2013 09:20:40

Erdogan kundėr gjyqtarėve

''Disa magjistratė, fatkeqėsisht, bashkėpunojnė me grupe kriminale dhe disa media pėr tė goditur njerėz tė pafajshėm duke pėrhapur dokumente konfidenciale''






STAMBOLL - Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan ka denoncuar sėrisht gjyqtarėt qė janė nė origjinė tė skandalit politiko-financiar tė paprecedent qė rrezikon qeverinė e tij duke i akuzuar se po punojnė me organizata kriminale pėr tė goditur njerėz tė pafajshėm. "Disa magjistratė, fatkeqėsisht, bashkėpunojnė me grupe kriminale dhe disa media pėr tė goditur njerėz tė pafajshėm duke pėrhapur dokumente konfidenciale", deklaroi kryeministri Erdogan gjatė njė fjalimi para pėrkrahėsve tė vetė. "Ne duam unitet dhe solidaritet pasi disa lėvizje, media dhe rrethe politike nga brenda Turqisė kanė orkestruar kėtė komplot tė turpshėm", shtoi ai gjatė kėtij tubimi tė organizuar nga Partia e tij Drejtėsi dhe Zhvillim (AKP). Nė pushtet qė nga viti 2002, Erdogani ėshtė prekur nga njė skandal politiko-financiar tė pa precedent qė e dobėson autoritetin e tij, tre muaj para zgjedhjeve lokale. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013