Video

28/12/2013 19:47:24

Filozofia pas njė vote

nga Petrit Vasili






TIRANE - Ēfarė tregon sot me gisht buxheti i vitit 2014, ajo ėshtė ēfarė do tė ketė shqiptari i nesėrm nė tavolinė. Nė fund tė fundit, ajo mori shifrash dhe kjo pėrplasje mes dy filozofish tė drejtimit tė shtetit, tė sė majtės dhe tė sė djathtės, reduktohet nė pėrgjigjen e njė pyetjeje tė thjeshtė: do tė jetojė nesėr mė mirė qytetari i zakonshėm shqiptar? Do tė ketė mė shumė mundėsi ekonomike, kulturore dhe sociale nė krahasim me tė shkuarėn? Do tė afrojė ky dokument themelor financiar mė shumė garanci pėr tė nesėrmen pėr ta nxjerrė Shqipėrinė nga parashikimet e zymta, nga tamtamet e haresė sė fshehur keq nga njė krah politik pėr mungesėn e suksesit tė krahut tjetėr, do tė afrojė mė shumė shpresė pėr ndryshim?

Duke votuar pro, si deputet dhe si kryetar i grupit parlamentar tė LSI-sė, nuk kisha e nuk kam asnjė dilemė se do tė ndodhė pikėrisht kėshtu. Sepse nuk mund tė ndodhė ndryshe. Sepse nė thelb tė kėtij dokumenti qėndron filozofia e solidaritetit dhe sakrificės: solidaritet ndaj shtresave mė nė nevojė dhe sakrificė tė pėrbashkėt tė qytetarėve qė falė pėrpjekjeve tė tyre, kanė pasur mė shumė fat nė jetė.

Ky dokument nuk ėshtė pronė e pozitės dhe as kundėrshtar i opozitės. Ai prek njėlloj si ata qė votuan ndryshimin e pushtetit, si ata qė kėrkuan vijimėsinė e pushtetit tė vjetėr. Vetėm duke e parė atė nėn kėtė optikė, ne, tė gjithė bashkė, do tė kemi njė shans mė shumė nė betejėn e gjatė, tė dhembshme dhe tė vėshtirė kundėr varfėrisė, kundėr privimeve qė jeton qytetari, i cili ende ndodhet nė njė shoqėri tė papėrkryer, refleks i tranzicionit tė gjatė e tė dhembshėm, refleks i njė demokracie ende nė pėrpjekje pėr tė qenė evropiane. Si nė Paris e Londėr, pėr shembull.

LSI ka afruar kontribut maksimal nė pėrpunimin e kėtij dokumenti. Si njė parti e majtė, nė shtratin e saj natyral dhe nėn rrobėn e saj tipike tė majtė, ajo ka pėrqafuar dy kolonat themelore tė buxhetit, solidaritetin dhe sakrificėn. Aleate serioze dhe e pėrgjegjshme, respektuese deri nė limit i kontratave tė saj politike, ajo ishte pjesė aktive e hartimit tė dokumentit financiar, qoftė me trupėn e ministrave tė saj nė qeveri, qoftė me grupin parlamentar nė komisionet e veēanta. Pėrgjegjshmėri dhe seriozitet, seriozitet dhe profesionalizėm, profesionalizėm dhe maturi, ky ishte njė kontributi i dukshėm, i prekshėm dhe konkret pėr tė sotmen dhe tė nesėrmen e vendit. Situata nė vend ėshtė e rėndė, por absolutisht jo e pakthyeshme nė trasenė normale tė zhvillimit. Dhe kjo do tė ndodhė. Me vėshtirėsi, por pa asnjė dilemė.

Edhe njė nga amendimet e saj pėr uljen e barrės fiskale pėr biznesin fason, ishte i tė njėjtės filozofi. Jo vetėm sepse garantimi i mbėshtetjes sė kėtij lloj biznesi tė veēantė ėshtė i nevojshėm pėr vendin, jo vetėm pėr shkak tė premtimeve politike nė tė shkuarėn e afėrt dhe tė largėt ndaj tij, as vetėm pėr shkak se tė punėsuarit nė kėtė biznes i kanė besuar nė shumicė votėn LSI-sė, por edhe sepse ne e shohim kėtė biznes si njė gjenerator e karburant pėr tė nesėrmen e gjithė ekonomisė sė vendit. Nė punėsim. Nė rritjen e eksportit. Nė ruajtjen dhe pėrmirėsimin e ekuilibreve makroekonomikė.

Eshtė njė nga amendamentet mė tė debatuar nė shumicėn e sotme qeverisėse. Ēfarė u bė publike, ishte shumė e shumė mė pak sesa ēfarė u diskutua me seriozitet dhe profesionalizėm, qoftė me partnerėt tanė nė qeverisje, qoftė me grupet e interesit. Duke marrė garancinė e plotė nga qeveria se paketa fiskale qė ka lidhje me kėtė biznes do tė rishqyrtohet nė pranverėn e vitit tė ardhshėm, duke mirėkuptuar nė maksimum faktin qė pėr momentin, ndryshimet nė projektbuxhet janė tė pamundura si rezultat i negociatave tė mėparshme me FMN-nė, nuk dua kursesi qė njė gjė tė tillė, ta konsideroj si njė fitore tė LSI-sė. Sepse ne nuk ishim nė betejė me PS-nė nė kėtė pikė, por ndodheshim nė njė anė dhe ishim pjesė e pėrbashkėt e tė njėjtit shqetėsim. Votimi i dokumentit financiar kryesor tė shtetit nuk ėshtė provė force dhe numrash, por ėshtė prova themelore e maturisė dhe pjekurisė sė vetė klasės politike pėr tė gjetur tė pėrbashkėtėn pėr bashkėpunim pėr hir tė rėndėsisė sė posaēme tė kėtij dokumenti. Dhe kėtė provė – LSI e dha edhe njėherė si pėrherė.

Dhe duke thėnė kėtė, nuk di nėse ėshtė mė e udhės tė qesh apo tė qaj kur shoh qė korri i skeptikėve sheh pėrplasje e fraktura nė marrėdhėniet mes dy partive fituesve. Nuk di nėse duhet tė qesh apo tė qaj kur kasadrat e errėta qė mendojnė me njė kokė, por flasim me shumė gojė, as nuk e fshehin gėzimin e lig tė shpresės: pas nesh qameti! As njėra dhe as tjetra. LSI nuk do tė rreshtė sė afruari besim dhe optimizėm nė financat publike dhe nė klimėn e tė bėrit biznes, si instrumente tė pazėvendėsueshėm pėr mėnjanimin e efekteve imediatite tė krizės dhe frymėmarrjen e nesėrme tė tė gjithė ekonomisė sė vendit. Nuk do tė rreshtė sė afruari mbėshtetje e pėrkrahje edhe pėr biznesin fason, qė e ka pėrmendur sė pari qė nė vitin e largėt 2005. Ndaj, pėrkundėr skeptikėve dhe kasandrave dua tė them tė fundit: po, kush beson tek ne, ka mė shumė arsye pėr tė qenė optimist. LSI ėshtė parti e fjalės sė mbajtur edhe atėherė kur tė gjithė kanė mbajtur frymėn se ēfarė do tė bėjė LSI, kjo parti e ekuilibrit dhe maturisė.

Dhe ēfarė kanė treguar kėta tre muaj e ca tė bashkėqeverisjes sė LSI-sė nė shumicėn e re tė sė majtės, dėshmojnė se ēfarė mund tė bėjmė edhe nesėr. Do tė bėjmė mė shumė. Do tė bėjmė mė mirė, madje edhe si garanci e tė majtės, tė djathtės, por dhe tė qytetarit indiferent nga politika. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013