Video

28/12/2013 18:49:23

Kukės, ndryshon masa e sigurisė pėr doganierėt

Punonjėsit e doganės sė Morinit, shtetasit Mal Shahu, Xhavit Veseli, Izmir Cengu, transportuesi i mallit Nadir Shahu dhe dy punonjėsit e policisė, Nuri Matmuja dhe Fitim Korbi, tė akuzuar pėr kontrabandė dhe shpėrdorim detyre dolėn sot nga burgu






KUKĖS - Gjashtė tė ndaluarit, prej tė cilėve 3 punonjės tė doganės sė Morinit, shtetasit Mal Shahu, Xhavit Veseli, Izmir Cengu, transportuesi i mallit Nadir Shahu dhe dy punonjėsit e policisė, Nuri Matmuja dhe Fitim Korbi, tė akuzuar pėr kontrabandė dhe shpėrdorim detyre, i kanė dhėnė fund qėndrimit nė dhomat e paraburgimit tė policisė sė Kukėsit. Ka qenė vendimi i gjykatės sė faktit tė rrethit tė Kukėsit qė ka dhėnė masėn Detyrim paraqitje sot pasdite pėr tė 6 personat e ndaluar. Shtetasit Izmir Cengu, 41 vjec, Xhevit Veseli, 46 vjec dhe Mal Shahu, 45 vjec, tė tre doganierė nė doganėn e Morinit tė rrethit tė Kukėsit, u ndaluan mbrėmjen e 26 dhjetorit me akuzėn e lejimit tė kalimit tė njė sasi malli kontrabandė nga Kosova. Ndėrsa shtetasi Nadir Shahu, 36 vjec, u ndalua pėr transport tė mallrave kontrabandė nė tė dy anėt e kufirit. Nė orėt e paradites sė djeshme u ndaluan edhe dy punonjės tė policisė, Eduart Matmuja dhe Fitim Korbi me akuzėn qė nė bashkėpunim me njėri tjetrin kanė shpėrdoruar detyrėn duke lėnė tė kalonin mallra kontrabandė nė doganėn kryesore nė kufirin Shqipėri – Kosovė, atė tė Morinit.

HermesNews - ©2013