Video

28/12/2013 09:56:18

Priten L18 miliardė nga doganat. Opozita, paralajmėron kolaps

Shkėlqim Cani, ''pėr vitin 2014 parashikohet rritje e tė ardhurave, qė do tė gjenerohen pėrmes njė reforme fiskale''






(18:30) - Kuvendi po vijon tė shtunėn diskutimin nen pėr nen tė projektligjit pėr buxhetin e shtetit pėr vitin 2014 me shqyrtimin e amendamenteve te propozuara nga opozita.

Deputetja e PD-sė, Jozefina Topalli akuzoi qeverinė pėr diferencime nė shpėrndarjen e fondeve buxhetore pėr pushtetin vendor. Sipas saj, disa bashki janė diskriminuar pėr shkaqe politike duke pėrfituar mė pak financime pėr vitin e ardhshėm.

Zėvendėskryeministri, Niko Peleshi nuk i pranoi akuzat e opozitės, duke i konsideruar spekulime. Ai iu referua fondeve tė akorduara bashkisė Korēė, qė siē tha ai janė mė tė ulėta se ato pėr bashkinė Shkodėr, qė drejtohet nga tė zgjedhur tė Partisė Demokratike.

Zv/kryeministri pranoi nevojen pėr rishikimin e formules pėr ndarjen e fondeve per pushtetin vendor, por theksoi ai ne nuk mund tė heqim fondet nga njė bashki e tė djathtės dhe t’ia kalojmė ato njė bashkie tė majtė. Duhet tė marrė fund njėherė e mirė ndarja politike e fondeve.

(17:52) Deputetėt miratuan nen pėr nen dhe nė tėrėsi me shumicė votash paketėn fiskale pėr vitin 2014: opozita votoi kundėr. Sipas Ministrit tė financave Shkėlqim Cani, buxheti i vitit 2014 ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e njė politike fiskale me mjaft tė reja.

Nė vazhdim tė premtimit elektoral, ėshtė hequr dorė nga tatimi i sheshtė, ėshtė realizuar parimi se kush fiton mė shumė, paguan mė shumė. Paketa e re fiskale dallohet pėr ndėrtimin e saj nė funksion tė stabilizimit tė ekonomisė, duke synuar tė gjenerojė rreth 18 miliard lekė shtesė tė ardhura nga Tatimet dhe Doganat. Kjo barrė fiskale shpėrndahet midis bizneseve dhe individėve.

Opozita gjatė diskutimit nė parim akuzoi qeverinė se ka hartuar njė program buxhetor dhe fiskal nė panik qė nuk orienton problematikėn qė ka ekonomia e vendit. Nė fjalėn e tij, ish ministri i Financave Bode tha se dy instrumentat e zgjedhur nga kjo qeveri, rritja e taksave dhe borxhi publik, veēse pėrshpejtojnė kolapsin ekonomik.

Ai tha se, lėngata e zgjatur e ekonomisė sonė pėrballė presioneve tė krizės rajonale, ka dobėsuar dinamizmin e saj tė brendshėm dhe ka ezauruar kapacitetin prodhues dhe stimujt fiskal nė planin makro, duke theksuar edhe problemet strukturore e tė konkurueshmėrisė.

Por, ministri i Financave Shkėlqim Cani, pėr vitin 2014 parashikohet rritje e tė ardhurave, qė do tė gjenerohen pėrmes njė reforme fiskale, pėrmes paketės sė re pėr ndryshimin e njė sėrė tatimesh dhe taksash kombėtare e vendore, ku synohet balancimi i trinomit tė interesave midis shtetit, biznesit dhe individit, pėrmes forcimit tė disiplinės fiskale, konsolidimit tė administratės tatimore.

(17:00) Ministri i Punėve tė Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh sot gjatė debatit nė Kuvend per projekt buxhetin dhe paketen fiskale se, ēėshtja ēame ėshtė pėrparėsi nė programin e qeverisė shqiptare, pėr herė tė parė, qė nga ndryshimi i sistemit. "Pėrsa i pėrket veprės monumentale tė Kllogjerit...projekti kushton 140 milionė lekė. Nga qeveria paraardhėse janė angazhuar nė parim 70 milionė nga fondi i 2012-sė...nė 2012, vetėm 10 milionė janė akorduar nga 70 qė ishin planifikuar, tė cilat komuna i dogji, nuk dihet pėrse. Nė vitin 2013 janė disbursuar 14 milionė dhe fondi i kėsaj mazhorance, pėr 2014-tėn, vetėm pėr zhvillimin rajonal nė fushėn e kulturės, ėshtė 90 milionė dhe kėto janė pėr 4 projekte, 2 prej tė cilave kanė tė bėjnė me varrezat e Kllogjerit dhe me Pallatin e kulturės atje", tha Bushati

(15:52) Ish -ministri i Financave nė qeverisjen demokratike, Ridvan Bode, deputet i Partisė Demokratike, i kėrkoi pėrmes njė amendamenti, Parlamentit tė mos votojė taksėn e tatim-fitimit mbi korporatat 15 % qė ėshtė propozuar nė paketėn e re fiskale, qė do tė nis zbatimin nga 1 janari i viti 2014. Por Kuvendi e hodhi poshtė amendamentin e tij me 74 vota kundėr. Bode argumentoi se vendosja e kėsaj takse do tė fuste nė kaos dhe kolaps biznesin, si dhe do tė dėmtonte punėsimin nė vend.

Propozimi i tij bazohet nė bindjen se taksat mė tė ulėta janė instrumenti mė i mirė i zhvillimit dhe i nxitjes sė ekonomisė shqiptare. Bode tha se ky propozim vjen edhe nė pėrputhje me programin elektoral tė maxhorancės sė sotme, e cila ka deklaruar publikisht se nė vitin e parė tė qeverisjes nuk do tė ketė rritje tė taksave mbi biznesin dhe se vetėm pasi tė shmangej ‘taksa mbi korrupsionin’ dhe pas njė konsultimi tė gjerė me biznesin, qeveria mund tė propozojė, duke rėnė dakord me biznesin njė taksė mė tė rritur mbi kompanitė.

TIRANĖ - Kuvendi i Shqipėrisė mblidhet sot nė seancė plenare pėr tė miratuar nen pėr nen dhe nė tėrėsi projekbuxhetin pėr vitin 2014. Pas miratimit nė komisionet e pėrhershme, parlamenti voton sot ligjin mė tė rėndėsishėm financiar tė vendit, i cili, sipas maxhorancės, shėnon njė kthesė nė situatėn ekonomike tė vendit. Miratimi nė parim i p/buxhetit tė ri nė seancėn e 24 dhjetorit, erdhi pas njė debati maratonė prej rreth 25 orėsh, ku deputetėt e tė dy palėve mbajtėn qėndrime tė kundėrta pėr fondet buxhetore tė parashikuara pėr vitin nė vazhdim. Rendi i ditės i seancės sė sotme parashikon dhe betimin e katėr deputetėve tė rinj, tė mandatuar dy ditė mė parė nga KQZ. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013