Video

27/12/2013 10:45:02

NEXT, platoforma ku fillon e ardhmja e rajonit

Inovacioni, impakti nė rajon dhe nė kohė krize. Risia dhe e ardhmja qė sjell njė prej platformave mė tė rėndėsishme rajonale. Aty ku takohen bizneset, fermerėt dhe konsumatorėt. Intervista me menaxheren e projektit rajonal NEXT, Alketa Leskaj



























HermesNews - Cili ėshtė qėllimi i krijimit tė projektit NEXT ?

Projekti NEXT rrjedh nga konsideratat mbi rolin e inovacionit, rrjeteve transnacionale dhe bashkėpunimit si levat e zhvillimit ekonomik kombėtar dhe, mė nė pėrgjithėsi, tė rritjes sė kapacitetit konkurrues tė sipėrmarrjeve perms lidhjeve mė tė mira me rrethet e inovacionit. Qėllimi ėshtė tė promovojė, zgjerojė dhe konsolidojė, nė terma sasiorė dhe cilėsorė, bashkėpunimin midis Institutive Kėrkimore, sipėrmarrjeve dhe kėrkuesve/hulumtuesve. Tė testojė mekanizmat nė mbėshtetje tė kėrkimit dhe sistemit tė transferimit tė teknologjisė nė territor. Tė pėrfaqėsojė njė bashkėbisedues tė kualifikuar me aktorėt institucionalė nė funksion tė njė qeverisjeje tė zgjeruar K & I. Tė mishėrojė njė partner konkurrues nė kėrkim dhe transferim tė teknologjisė si nė nivel territori ashtu dhe ndėrkombėtarisht.

Dhe cili ėshtė inovacioni brenda kontestit tė realitetit ku jetojmė pėr bashkėpunimet rajonale ?

Platforma online ėshtė inovacion nė vetvete, sepse ėshtė inekzistente nė tregun shqiptar. Ėshtė e vetmja platformė online, ku takohen 11 partnerė tė ndryshėm nga gjashtė vende tė rajonit dhe Europės. Njė vend ėshtė i Europės dhe tė tjerėt janė Ballkanik. Flasim pėr njė platformė inovative ku tė gjithė takohen virtualisht, shkėmbejnė informacion dhe eksperienca. Ekziston si website dhe ėshtė i hapur, i gjithi nė funksion tė projektit. Aty paraqiten tė gjitha projektet dhe puna qė po bėjnė partnerėt tanė. Detyrat pėr arritjen deri tek platforma janė tė ndara. Fillimisht tė gjithė partnerėt kanė punuar pėr ngritjen e dukoumentave strategjikė, si plani i komunikimit, plani i cilėsisė, marėveshja mes partnerėve. Kjo do tė shėrbejė pėr dokumentet strategjikė. Secili partner ka detyrat e veta: nė to futet bashkėpunimi, ku secili ka rolin e tij tė parashtrimit tė ideve. Pala shiqptare ka patur rolin e organizimit tė njė konference ndėrkombėtare qė u zhvillua nė Tetor, ēfarė pati dhe shumė sukses. Pati njė pjesmarrje tė madhe. Hapat e tjerė janė puna pėr mbledhjen e informacionit dhe bashkėpunimi me palė shiqptare. Drejtoria rajonale e bujqėsisė, autoriteti i kontrollit tė ushqimit dhe instituti i tranferimit tė teknologjive (ish instituti i misrit) plus dhe Universiteti i Shkodrės (biokimia, turizmi, dhe ekonomia). Deri tani janė bėrė dy workshop-e, (Dhoma e Tregtisė ėshtė njė ndėr stakeholder-at). Janė thirrur tė gjithė pėrfituesit. Kemi bashkėpunime tė mira me ekspertė tė informatikės dhe komunikimit si Gjon Nika dhe Gjergj Sheldia. Nė workshopin e dytė dolėn nė pah pritshmėritė nga platforma online. Prioritet ėshtė bujqėsia dhe turizmi. Nė kėtė platformė gjen pėrgjigje si fermeri dhe deri tek institucioni, pasi ėshtė gjithėpėrfshirėse.

Cilat do tė jenė fazat nėpėrmjet tė cilave do tė kalojė projekti ?

T'i marrim me radhė: Libri i hapur NEXT / NEXT open book: Kjo fazė parashikon krijimin, e njė Depo e cila mund tė pėrditėsohet vazhdimisht nga qendra kėrkimore dhe te transferimit tė teknologjisė (publike dhe private). Kjo do te realizohet bazuar nė njė analizė tė kontekstit dhe pėrmes njė pėrfshirje efektive te "aktorėve tė inovacionit" nė zonat pėrfaqėsuara.

Trendi NEXT / NEXT trend: ėshtė njė raport pėrmbledhės raport i cili do tė pregatitet pėr tė dhėnė detaje, pėr secilin nga territoret e pėrfshira, nga niveli i intensitetit teknologjik, rezultatet e pėrsosmėrisė nė fushėn e kėrkimit dhe inovacionit, mundėsitė pėr investime, mbėshtetje te politikave publike. Te dy mjetet do tė jenė funksional pėr tė identifikuar dhe dhene dukshmėri kompetencave tė ekselencės, duke lehtėsuar ndėrveprimin midis aktorėve tė ndryshem kėrkimore. Zbatimi i njė platformė online do tė thjeshtojė dhe pėrshpejtojė mundėsitė pėr bashkėpunim, duke kontribuar nė themelimin / forcimin e zinxhirit tė furnizimit dhe grupimeve, si dhe pėr tėrheqjen e investimeve dhe duke rezultuar ne kapitalizimin e sektorėve kryesorė tė inovacionit.
Kutia NEXT/NEXT Box: nė mėnyrė qė tė konsolidohet sistemi i reagimit, sė bashku me njė seri nismash tė veēanta tė shėrbimeve online te mbeshtetura ne nje platform bashkepunimi.

Rritje Investimesh NEXT / NEXT Investment booster: sipas kėsaj nisme bėhet fjalė pėr inicitiva tė cilat do tė zbatohen pėr promovimin e mundėsive pėr investime (p.sh. Promovimi i patentave dhe veprimeve mbėshtetėse pėr suplementim/spin- off-et dhe grupe kėrkimore pėr dorėzimin tek investitorėt potencial).

Prespektiva NEXT / NEXT Outlook: Parashikon njė studim fizibiliteti. Pas njė analize tė kryer mbi eksperimentimin dhe partneritetet e zhvilluara nė kuadėr tė projektit, do tė ofrohen sugjerime pėr Autoritetin Programit, si dhe indikacionet pėr zhvillimin e politikave pėr tė mbėshtetur risi nė fushėn e references.

Vazhdueshmeria (vijueshmeria) NEXT /NEXT Suite: gjithashtu do tė kryhet pėr tė verifikuar qėndrueshmėrinė e ardhshme tė iniciativės.

CIli ėshtė roli dhe prespektiva e Shqipėrisė ?

Pala shqiptare merr pjesė nė ēdo aktivitet tė partnerėve dhe nė ēdo hap tė projektit; kemi rolin e ndėrtimit tė platformės pėr rajonin Shkodėr dhe realizimin e platformės inovative online pėr gjuhėn shqipe, ku takohen dhe gjejnė pėrgjigje, institucionet kerkimore (qė kanė eksperiencė europiane) dhe specialistė tė ndryshėm, tė fushave tė ndryshme (pranė bujqėsisė), fermerė, biznese deri tek konsumatori i thjeshtė. Mund tė rregjistrohesh pėr tė marrė newsletter-in nė web site.

Cili ėshtė impakti qė ka patur fillimisht kjo platformė dhe cilat janė pritshmeritė ?

Nga Kėshilli i Qarkut nė Shkodėr, ėshtė pritur me shumė pozitivitet dhe pati ambicie pėr tė arrirė diēka tė mirė. Pėr specialitet dhe pėrfituesit pati pak mozbesim, pasi ishte diēka abstrakte pėr ne. Problematika pėrsa i pėrket bujqėsisė dhe zhvillimit tė zonave rurale mund tė jetė tė mėdha dhe duket luks njė platformė e tillė online, apo njė inisiativė e parakohshme. Por Shqipėria pretendon statusin e vendit kandidat dhe pėr tė ecur me hapa tė shpejtė le tė fillojmė qė sot qė kur tė mbarojė projekti tė jetė nė vendin e duhur dhe nė kohėn e duhur. Njokohėsisht duhet qė mentaliteti tė ndryshojė, pasi duhet me tepėr bashkėpunim me njeri-tjetrin.

Cila mendon se do tė jetė e ardhmja e kėrkimeve teknologjike nė ekonominė shqiptare ?

Pėr momentin le tė pranojmė se ėshtė nė nivelin minimal, sepse ka problematika tė theksuara, pasi ka mungesa nė laboratorė, pajisje tė pakėta, dhe tė kohėve tė kaluara, (ka pak dinjitet institucional dhe mangėsi nė informacion). Mungon transporti, tregu etj etj. Ekonomia mund tė pėrfitojė pėrsa i pėrket informacionit, mbi standartet europiane, tė ēertifikimit tė produkteve tė ndryshme, tė prodhimit me cilėsi tė produkteve, tregjet e reja, teknikat e reja tė pėrpunimit. Lehtėsira tė tjera tė ndryshme. Mund tė lindin bashkėpunime nė rrjet pasi mund tė gjėndet donatorė pėr dy ferma, por kjo mund tė jetė dhe pėr turizmin. Zgjeron mundėsi qė tė jep territori yt, si psh bashkėpunime rajonale si institucionale dhe private.

Si menaxhere projekti, cila ėshtė risia nė aspektin kreativ tė saj, me vendet qė janė partnere ?

Heqja e kufizimeve territoriale. Ka platforma online qė janė tė ministrive, por kjo shkon pėrtej kufinjve, pasi bėn krahasimin mes shteteve tė tjera etj. Mund tė bashkėpunosh dhe tė shohin sesi shohin tė tjerėt. Projekte, kur tė marrim statusin do tė jenė rajonale.

Cila ėshtė eksperienca juaj kulturore dhe sociale ?

Jam aktiviste e shoqėrisė civile. Kėtu e gjej veten shumė mė mirė. Jam marrė me problematika qv prekin jetėn sociale dhe nėpėrmjet aktiviteve tė mia kam dashur tė merrem me argumente qė prekin tė pėrditshmen.

Cili ėshtė impakti qė ka ky projekt nė aspektin e krizės ekonomike dhe financiare ?

Projekti ėshtė pėr zhvillim ekonomik. Fushat qė prek projekti janė shtyllat e zhvillimit ekonomik, tė Shkodrės. Platforma oline sjell infomacionin e fundit pėr zhvillimi e teknologjisė, bashkė me tė rejat mė tė fundit. Sot ėshtė koha e teknologjisė dhe shkurtimi i distancės dhe kohės, ėshtė njė kosto shumė mė e pakėt, prandaj interneti dhe zhvillimi i bashkėpunimit, sjell jo vetėm me mundėsi tė reja por dhe ndihmon bizneset dhe partnerėt nė kohė krizė, sidomos nė njė moment si ky qė po kalojmė. Veriu duhet tė dijė sesi ta shfrytezojė inovacionin nė kėtė moment krizė. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013