Video

25/12/2013 10:12:37

Besimtarėt festojnė Krishtlindjet

Katedralja e ''Shėn Palit'' nė Tiranė ishte mbipopulluar nga prania e besimtarėve qė pritėn deri nė ambientet e jashtme pėr tė kryer ritualet e festės, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes






TIRANE - Mijėra besimtarė katolikė kremtuan lindjen e Jezu Krishtit nė Katedralen e "Shėn Palit" nė Tiranė, ndėrsa mijėra tė tjerė tė besimit ortodoks ndoqėn meshėn dhe ndezėn qirinj nė Kishėn Autoqefale. Imzot Rrok Mirdita nė mesazhin e tij pėr festėn kėrkoi qė njerėzit ta ndihmojnė njėri-tjetrin dhe tė sakrifikojnė pėr tė ngritur njė jetė nė paqe dhe bashkėpunim. Edhe nė kishėn Orthodokse, ėshtė kremtuar Lindja e Krishtit. Nė meshėn e mbajtur nga kryepeshkopi Anastas, besimtarėt ortodoksė janė lutur nė emėr tė Krishtit. "Le tė pėrkujdesemi qė nė kėto ditė festive, tė pėrjetojmė mė thellė shenjtėrinė dhe madhėshtinė e dhuratės sė jetės qė na e ka dhuruar Perėndia", tha kryepeshkopi Anastas. Nė Shqipėri, Krishtlindja rinisi tė festohet pas viteve ’90-tė, kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura. Darka e Krishtlindjeve paraprihet nga njė ditė agjėrimi, gjatė sė cilės pėrgatiten ushqimet qė do tė serviren nė mbrėmjen e festes. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013