Video

24/12/2013 12:30:23

Buxheti sot ne Parlament

Ahmetaj, ''ky buxhet do mbahet mėnd si buxheti i uljes sė taksave''






TIRANE - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes, Arben Ahmetaj u shpreh sot nė Kuvend ku po diskutohet p/buxheti 2014 dhe paketa e re fiskale, se "ky buxhet do mbahet mėnd si buxheti i uljes sė taksave, qė injekton nė ekonomi 1,1 miliardė usd, shuma mė e madhe pėr vendin".

Duke shprehur bindjen se qytetarėt dhe sipėrmarrja nuk do zhgėnjehen, Ahmetaj shtoi se buxheti 2014 ėshtė mė i madhi nga pėrgjegjėsia mes domosdoshmėrisė dhe nevojave pėr zhvillim ekonomik nė favor tė qytetarit.

Duke ju drejtuar opozitės, ministri tha se "buxheti i ri garanton qė me 4% tė PBB, ose 350 milionė usd tė paguaje borxhet qė i latė tė papaguara kompanive ". Bizneset kanė paguar 25% taksė pėr shkak tė borxheve, ndėrsa ne e ulėm tatim fitimin nė 15%, tha ai.

Ahmetaj pėrmendi drejtimet kryesore tė paketės sė re fiskale, duke e quajtur "paketė e taksave tė ulta". Sipas tij, kjo paketė heq taksėn e sheshtė dhe prezanton taksėn progesive, prej nga do pėrfitojnė 97% e shqiptarėve, qė do fitojnė njė pagė shtesė, pasi u rritet paga reale mbi 10% nga ky proces.
"Ne heqim taksėn e sėmundjes duke ulur me 10% cmimet e ilaceve dhe fusim taksėn e shėndetit, qė ėshtė nė favor tė shqiptarit, pasi ul trafikun dhe pėrmirėson shėrbimet publike. Qytetarėt mbi 40 vjec do kenė vizita shėndetėsore falas, 30 mijė gra do fitojnė vizita falas kundėr kancerit tė gjirit", tha ai.

Sipas ministrit, ky buxhet do mbahet mėnd si buxheti i uljes sė taksave dhe sipėrmarrja nuk do zhgėnjehet, pasi do tė injektohen nė ekonomi 1,1 miliardė usd, ku 650 milionė usd do tė jenė investime. Vetėm nė infrastrukturė do tė zhvillohen 89 projekte tė reja, tha Ahmetaj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes, Arben Ahmetaj pėrmendi situatėn qė gjeti qeveria Rama me arkėn e shtetit. "Kanė qėnė tre muaj tė vėshtirė ku u pėrballėm me njė Shqipėri me borxhe. Janė 720 milionė usd borxhe, qė opozita e sotme u ka lėnė nė kurriz shqiptarėve, tė akumuluara deri nė nėntor 2013", tha ai.

Sipas Ahmetaj, vetėm nė 5 muaj tė qeverisjes sė djathtė nė ikje, keqmenaxhimi shkaktoi 110 milionė euro dėm. Ahmetaj akuzoi edhe pėr mospagesat ndaj shtresės sė invalidėve, duke thėnė se "edhe invalidėt i patė si amiq dhe 42 milionė usd tė tyre i bėtė rrush e kumbulla pėr vete".

"Jeni unik dhe tė papėrsėritshėm pėr t'a lėnė vendin si mos mė keq, kėtė herė e latė akoma dhe mė keq se nė 97-tėn. Ju e morrėt me 6% rritjen ekonomike nė 2005 dhe e latė me 1%. E latė energjetikėn me 1,2 miliardė usd borxhe, latė njė privatizim tė dėshtuar nė "Albeptrol", ndėrsa nga kontrollet po dalin miliona usd devijime. Ju u tallėt me taksėn e sheshtė, se shqiptari paguante mė shumė. Sot vetėm 4% e shqiptarėve kanė mėse 50% tė depozitave, fuqia blerėse ka rėnė 40%, ndėrsa rėnia e kursimeve tė shqiptarėve ėshtė drastike", tha Ahmetaj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes, Arben Ahmetaj premtoi se "nė 4 vjet, do ta rrisim me 6% dhe mė tej mė 7% rritjen ekonomike tė vendit". Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013