Video

23/12/2013 14:45:31

Xhelal Mzui 'Arrest me burg'

Gjykata e Tiranes jep vendimin per Kryebashkiakun e Kamzes





TIRANE- Kryebashkiaku i Kamzės, Xhelal Mziu ėshtė paraqitur sot nė Gjykatėn e Tiranės ku ėshtė njohur me akuzat e ngritura ndaj tij, si dhe me masėn e sigurisė “arrest me burg”, ndaj tij. Gjatė seancės sė zhvilluar gjykata pas kėqyrjes sė dosjes sė pėrpiluar nga prokuroria ka marrė vendimin tė marrė parasysh kėrkesėn pėr tė marrė masėn “Arrest me burg” pėr shtetasin Xhelal Mziu, pėr akuzėn e korrupsionit.

Kryetari i Bashkisė Kamėz u arrestua mbrėmjen e tė premtes pasi akuzohet pėr pabarazi nė tenderin e ndėrtimit tė rrugės Valias i ri-Laknas. Arrestimi erdhi pas njė hetimi i cili kishte nisur disa muaj mė parė, nga krimi ekonomik nė Policinė e Tiranės. Tė njėjtat akuza rėndojnė edhe ndaj drejtorit juridik nė Bashkine e Kamzės, Atli Hoti, i cili edhe pse nė fillim u tha se ishte kapur, nė versionin zyrtar tė policisė rezulton i shpallur nė kėrkim

Fondi i tenderit pėr kėtė rrugė ka qenė 81 milionė lekė dhe vlerėsimi i ofertave ėshtė bėrė nė datėn 27 maj 2013. Pas skualifikimit, kompania “Gjoka” ka bėrė apelim nė tė gjitha shkallėt, duke arritur qė tė fitojė tė drejtėn pėr kryerjen e punimeve.

Sipas hetimeve, Bashkia e Kamzės nuk ka zbatuar kėtė vendim tė komisionit tė prokurimit publik, duke autorizuar kryerjen e punimeve nga njė kompani tjetėr, ndėrkohė subjektit tė dėmtuar i janė krijuar pengesa deri nė mesin e muajit shtator. Pas kėsaj kohe, me tė marrė njoftim se nė rrugėn objekt tenderi kryheshin punime nga njė tjetėr kompani, subjekti i dėmtuar ka bėrė padi nė prokurori.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013