Video

22/12/2013 20:26:55

100 ditė qeverisje

nga Edi Rama






TIRANE - Vetėm 100 ditė mė parė, kjo qeveri e mori mbėshtetjen e Kuvendit qė tė rilindė Shqipėrinė, duke ecur mė shpejt nė rrugėn e zhvillimit, mirėqenies dhe tė integrimit. Ne besojmė se themeli i kėsaj rruge ėshtė mirėqeverisja. Kushti i parė i mirėqeverisjes ėshtė transparenca. Nė kėto 100 ditė kemi vendosur si duhet gurin e parė tė themelit tė mirėqeverisjes. Jemi pėrkushtuar tė qeverisim me transparencė dhe tė modernizojmė qeverisjen, si edhe tė gjithė shtetin pėrmes transparencės. Nė kėto 100 ditė e kemi treguar si duhet me vepra kėtė pėrkushtim. Ne jemi tė vetėdijshėm se publiku pret mė shumė prej nesh. Po ashtu, jemi tė vetėdijshėm se kufijtė e durimit tė njerėzve, pas shumė vitesh zhgėnjimi dhe rrėnimi moral, ekonomik, social, janė tkurrur shumė. Nė kėto 100 ditė e kemi kuptuar kėtė pėrditė e mė mirė.

100 ditė janė shumė pak pėr tė pėrmbushur tė gjitha pritshmėritė nga njė qeveri dhe pas njė vote popullore. Por, janė mjaft pėr tė treguar se pritshmėria mė e parė, ajo e nevojės sė njerėzve pėr njė qeveri tė njerėzve, me njerėzit dhe pėr njerėzit ėshtė pėrmbushur. E pra, ne besojmė se nė kėto 100 ditė ne e kemi pėrmbushur kėtė pritshmėri, ashtu siē kemi pėrmbushur, padyshim, edhe disa pritshmėri shumė tė rėndėsishme qė kanė buruar nga programi i “Aleancės pėr Shqipėrinė Europiane”.

Ky raportim i sotėm, qė do tė dalė ende mė i detajuar edhe on-line, nė formėn e njė raporti pėr publikun, tregoi shumė pėrmbledhurazi se ēfarė ka bėrė qeveria jonė brenda 100 ditėve.

Ne i kemi pėrmbushur objektivat tona tė 100 ditėve. Disa gjėra kanė qenė mė tė dukshme nė sytė e publikut, disa tė tjera mė pak. Tė tjera akoma, njerėzit do t’i prekin vetė, me hyrjen nė fuqi tė buxhetit 2014, ndėrsa shumė tė tjera janė pikėnisje punėsh qė do tė marrin kohėn e tyre. Pėrgjithėsisht, nuk u fol pėr kėto tė fundit dhe me tė drejtė. Por, e rėndėsishme mbetet qė sipas nesh, tėrėsia e rezultateve tė punės sė 100 ditėve pėrvijon konturet e njė modeli tjetėr, e njė modeli evropian tė mirėqeverisjes. Ėshtė padyshim vetėm embrioni i modelit qė ne do ta zhvillojmė hap pas hapi, nė funksion tė programit tonė; nė funksion tė nevojave prioritare tė publikut; nė funksion tė nxitjes sė vazhdueshme tė nismave dhe tė sipėrmarrjeve tė reja nė ēdo fushė, si dhe padyshim nė funksion tė dinamikės sė integrimit evropian tė Shqipėrisė.

Nga ana tjetėr ky raport publik i 100 ditėve, synon patjetėr qė ta nxisė vėshtrimin kritik tė qytetarėve dhe tė bėhet mjet komunikimi, jo vetėm i qeverisė me qytetarėt, por edhe i qytetarėve me qeverinė. Prandaj, ne shpresojmė qė pas kėsaj paraqitje, si dhe tė leximit mė tė vėmendshėm tė kėtij raportimi online, tė kemi sa mė shumė kritika, vėrejtje, sugjerime pėr ēfarė mund tė ishte bėrė mė mirė. Apo ende mė e rėndėsishme, nė fakt, se ēfarė duhet tė bėjmė mė shumė edhe mė mirė, qoftė deri nė kufirin e ri tė 300 ditėve, qoftė nė pėrgjithėsi pėr kohėn nė vijim.

Ne kemi besuar dhe besojmė edhe mė shumė sot, pas 100 ditėve nė qeveri, - se libri i trashė i gabimeve qė kemi trashėguar nga paraardhėsit nė qeveri, sot kundėrshtarėt tanė nė opozitė, - ėshtė njė ndihmė e paēmuar qė ata na kanė dhėnė pėr tė punuar duke gabuar mė pak dhe nė radhė tė parė duke mos i pėrsėritur gabimet e vjetra. Kjo ka bėrė ndryshimin e qasjes sonė ndaj problemeve tė parlamentarizmit...

...Nuk dua tė marr shumė kohė, duke pėrsėritur gjėra qė pėrgjithėsisht u thanė, por dua tė nėnvizoj ēka ėshtė bėrė konkretisht pėr tė ēuar pėrpara projektin tonė dhe pėr ta ndėrtuar rrugėn e qeverisjes mbi vizionin qė mishėron programi ynė, lidhur me shėrbimet publike.

Ne kemi besuar gjithmonė dhe sot jemi tė thirrur nė provė nga publiku pėr tė provuar se modernizimi tėrėsor i shėrbimeve publike, duke filluar nga funksionimi i administratės, si mishėrim i kulturės demokratike tė ushtrimit tė pushtetit, ėshtė nė fakt pjesa e munguar nė vite e luftės kundėr korrupsionit, kundėr krimit tė organizuar dhe kundėr mungesės sė pėrgjithshme tė eficencės sė shėrbimeve.

Konkurrenca dhe vlerėsimi i meritės, nė kushtet e njė transparence sa mė tė plotė, janė vlerat qė ne sapo kemi nisur ta bazojmė kėtė proces qė do tė marrė kohėn e vet. Krijimi i mundėsive tė barabarta ėshtė qėllimi qė orienton veprimin tonė pėr tė vėnė nevojėn e qytetarit tė zakonshėm, nė qendėr tė procesit tė modernizmit tė shėrbimeve publike.

Rritja e shkallės sė pėrgjegjshmėrisė sociale, nė respekt tė lirive dhe tė tė drejtave kushtetuese tė njerėzve dhe mbrojtjes sė shėndetit publik, mjedisit tė pėrbashkėt, si dhe atyre mė nė nevojė, ėshtė padyshim shtysa natyrale e “Aleancės pėr Shqipėrinė Europiane” qė nė boshtin e vet ka Partinė Socialiste dhe Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, qė janė dy forca tė krijuara dhe qė jetojnė nė emėr tė pėrgjegjshmėrisė sociale.

Praktisht, nė 100 ditė ne e kemi garantuar tanimė, qė qysh prej 1 janarit, 800 mijė njerėz mes moshės 40 dhe 60 vjeē do tė marrin vizitėn mjekėsore falas. E kemi garantuar tanimė, pas kaq e kaq vitesh, kur janė shpenzuar jo pak para, pėr tė bėrė farsa propagandistike me kancerin e gjirit. Qė nga 1 janari, 30 mijė gra dhe vajza statistikisht, as nuk merrnin dot ekzaminimet gjatė shtatzėnisė, as nuk bėnin dot vizita pėr kancerin e gjirit pėr shkak tė pamundėsisė dhe varfėrisė, do t’i bėjnė falas.

Ne kemi garantuar rinormalizimin, pas njė periudhe absolutisht tė papranueshme, pėr tė mos thėnė fjalė tė tjera, tė muajve paraelektoral, tė bllokimit tė plotė tė sistemit tė shėrbimit nėpėr spitale, duke rifurnizuar spitalet me ilaēe dhe duke garantuar qė nė tė gjithė spitalet tė fillojė njė shėrbim normal sipas tė shkuarės, jo normal sipas asaj qė do tė jetė pas 4 vjetėsh.

Kemi garantuar qė hapėsirat publike tė spitaleve t’i kthehen spitaleve, t’i kthehen tė sėmurėve, t’i kthehen njerėzve nė nevojė dhe tė mos mbeten hapėsira pazaresh ku zhvillohet aktivitet tregtar mes pisllėkut dhe rrėmujės. Vetėm nė QSUT kemi mbjellė 650 pemė, aty ku kishte dhjetėra e dhjetėra ngrehina qė zhvillonin aktivitet tregtar.

Nė arsim, krahas kantiereve qė janė hapur pėr reformat e mėdha tė arsimit, qė do tė kėrkojnė kohėn e tyre dhe do tė jenė temė e debatit vitin e ardhshėm, ne kemi bėrė tė njėjtėn gjė. Kemi ēliruar shkollat nga aktiviteti tregtar dhe njėkohėsisht, i kemi dhėnė rrugė projektit kryesor qė ne kemi pėr arsimin parauniversitar, ndėrtimit tė shkollės si qendėr komunitare. 36 projekte pilot kanė nisur duke pėrfshirė qeverinė, trupėn mėsimore dhe prindėrit pėr ta vėnė shkollėn, nė shkallė vendi mė pas, nė shėrbim tė komunitetit dhe tė mjedisit, tė lagjes pėrreth, por dhe tė kulturės, artit dhe sportit nė komunitet.

Pėrzgjedhja e drejtorėve tė drejtorive rajonale me konkurs tė hapur dhe me finale publike, bazuar nė gjykimin e jurive ku ishin tė pėrfshirė edhe mėsues nė pension qė kanė lėnė gjurmė nė jetėn e atyre komuniteteve, edhe profesorati, ėshtė vetėm hapi i parė. Kėshtu do tė vazhdojmė me zyrat arsimore, kėshtu do tė vazhdojmė me drejtoritė e shkollave, kėshtu do tė vazhdojmė edhe me mėsuesit e rinj qė do tė merren nė punė. E kemi premtuar. Ka vetėm njė mėnyrė, besojmė ne, pėr ta mbrojtur mėsuesin dhe shkollėn, sado tė flasė politika, sado tė flasė qeveria; Ėshtė interesi i prindėrve, pėr t’u dhėnė fėmijėve mundėsinė qė tė kenė mėsuesit e duhur. E pra, pėrfshirja e asambleve tė prindėrve nė pėrzgjedhjen e mėsuesve, duke patur dhe ata tė drejtėn e votės, ku mėsuesit tė merren nė konkurs, do tė jetė njė garanci qė tė mos ketė mė kurrė mėsues qė ju mohohet e drejta pėr tė dhėnė mėsim apo qė ju hiqet e drejta pėr tė dhėnė mėsim pėr arsye politike.

Kemi ndaluar kurset private me pagesė. Shkollat tona ishin bėrė mjedise ku zhvilloheshin kurse private pas mėsimit, me lekė. Sot nuk ka mė kurse private. Janė tė ndaluara! Nė rast se sot dikush i zhvillon, ndėshkohet me ligj. Nė vend tė tyre kemi filluar shėrbimin e asistencės falas pas mėsimit, pėr ata qė janė nė nevojė pėr kėtė asistencė.

Ėshtė pėrcaktuar, falė mbėshtetjes sė qeverisė britanike, edhe rruga se si do tė fillojmė qė vitin tjetėr nėpėrmjet njė agjencie ndėrkombėtare tė akredituar dhe tė mirėnjohur botėrisht, akreditimin e universiteteve.

Pėrgjegjshmėria jonė sociale ėshtė treguar qysh nė ditėt e para tė 100 ditėshit, kur ata 300 romė tė shkretė, rrinin nė mes tė rrugės, atje poshtė tek kthesa. I shikonte gjithė shoqėria, i shihte padyshim dhe gjithė qeveria, por qeverisė nuk i vėmė faj se s’kishte mė sy pėr tė parė, se po ikte nga sytė kėmbėt ato ditė dhe s’dinte ēfarė tė merrte mė pėrpara nga ato qė ka lėnė mbrapa. Ne bėmė tė mundur qė ata sot tė jenė njė komunitet normal me strehim, me shėrbim shėndetėsor, me shkollim.

Po ashtu gjetėm para nesh pamundėsinė pėr tė paguar 165 mijė njerėz me aftėsi tė kufizuar qė nuk paguheshin qė nga muaji korrik. Se kėta thonė qė jua lamė lekėt. Por nė qoftė se na i lanė, pėrse nuk ua dhanė atyre qė nė muajin korrik? Pse nuk jua dhanė atyre nė gusht? Pėrse nuk jua dhanė atyre nė shtator. E pra, domethėnė qė nuk na i lanė, i morėn lekėt.

Edhe pėr 100 mijė familje nė ndihmė ekonomike, me vėshtirėsi shumė tė mėdha, edhe sot ne jemi tė gatshėm tė themi me plot gojėn qė brenda 100 ditėshit garantuam qė nė muajin dhjetor ata ta marrin tė gjithė pagesėn pėr dhjetorin. Kemi garantuar me buxhetin e ri, qė nga janari asnjėherė mė tė mos vonohen pagesat e tyre. Ndėrkohė qė, po pastrojmė edhe skemėn pėr tė mos lejuar mė qė tė tjerėt tė futen si invalidė dhe tė vijnė me vrap dhe me mercedes pėr tė marrė pagesėn e invalidit. Ashtu sikundėr pėr tė mos lejuar qė familje tė varfra tė vihen nė shantazh, “e merr, s’e merr ndihmėn ekonomike”, nė varėsi nga vota pėr kryetarin e komunės.

Modernizmi i sistemit ėshtė A-ja dhe Zh-ja e ndryshimit qė ne do tė sjellim nė shėrbime. Nga viti i ardhshėm do tė fillojmė ta bėjmė sistemin e pėrfshirjes nė ndihmė ekonomike dhe nė aftėsinė e kufizuar, objektiv. Ta bėjnė kėtė gjė kompjuterėt, bazuar nė kriteret qė u jepen dhe bazuar mbi njė mekanizėm qė bashkėrendon tė gjitha tė dhėnat e individit. Pėr individė qė janė pronarė tokash, pėr individė qė janė pronarė makinash, pėr individė qė gėzojnė gjėra qė normalisht nuk i gėzon njė njeri nė ndihmė ekonomike, e thotė kompjuteri qė nuk e meriton dhe nuk e thotė partia.

Mė tutje ėshtė hera e parė qė pas kaq shumė e shumė vitesh, brenda 100 ditėsh njė qeveri tė arrijė dhe tė tregojė se ėshtė aty pėr ta marrė nė mbrojtje konsumatorin.

Brenda 100 ditėve janė ndaluar therjet e kafshėve nėpėr rrugė. Therjet e kafshėve ku tė mundeshin ata qė i thernin, dhe nuk kuptohej kush ishte kafsha nė atė mes. Sot jemi nė kushtet kur po vihet nė eficencė edhe procesi i sigurisė sė mishit tė blerė pėrmes gjithė verifikimeve dhe stampave tė nevojshme. Kemi marrė brenda 100 ditėve bekimin e shumė qytetarėve nė Krujė, se kishin 20 vjet qė nuk hapnin dot dritaret dhe sidomos nė vitet e fundit mezi gjenin rrugėn pėr nė Krujė nga tymi dhe nga mjegulla e guroreve dhe e furrave tė gėlqeres. Kemi marrė nė mbrojtje Krujėn, Gjirokastrėn dhe Beratin, ku nuk lejohen mė abuzime tė tilla, ku ėshtė ndaluar ēdo ndėrtim i ri dhe ku njė plan i ri transformimi, duke filluar nga mbrojtja, do tė vihet nė jetė nga viti qė vjen.

Nuk po flas pėr Vlorėn, sepse foli mė mirė se unė ajo zonja qė kishte parė detin pas 20 vjetėsh, po dua tė theksoj pjesėn qė ka tė bėjė me korrupsion dhe me krimin. Kanė folur vetė pėrditė dhe nė mėnyrė buēitėse faktet, provat, arrestimet, kallėzimet pėr atė qė nė fakt kemi gjetur, dhe pėr atė qė ndeshim dita ditės.

Nė 100 ditė flasin shifrat, shifra tė pakontestueshme tė luftės kundėr kriminalitetit dhe tė luftės kundėr korrupsionit. I dėgjuat shifrat nuk dua tė zgjatem mė tutje me to, por njė gjė ėshtė e sigurt se vetėm nga njė miradministrim shumė bazik i doganave dhe tatimeve nė 2 muaj tė kėtij 100 ditėshi kemi rritur me 3.6 miliardė lekė buxhetin e shtetit krahasuar me njė vit mė parė.

Kėto janė prova tė pakontestueshme tė asaj qė ka ndodhur me paranė e shqiptarėve nė tė gjitha frontet dhe nė ēdo hap tė qeverisjes sė atyre qė sot janė nė opozitė. Unė i kuptoj kur ngrenė zėrin, sepse dhimbjet e brendshme tė tyre janė lehtėsisht tė marrshme me mend se nga u vijnė pėr ne qė ndeshemi nė ēdo pjesė tė frontit tė kėsaj lufte me gjithfarė abuzimesh dhe gjithfarė lidhje pas lidhjesh qė tė gjitha pastaj shkojnė e i lidhin nė njė pikė aty ku burojnė edhe ulėrimat mė tė mėdhaja kundėr nesh. Dua tė vė theksin tek ajo qė ne kemi filluar tė bėjmė, Ministri i Drejtėsisė nėnvizoi nė formė vullneti dhe nė formė pėrpjekjesh tė qeverisė pėr tė ndikuar qoftė nė legjislacionin ekzistues, qoftė edhe nė aksesin e qytetarėve nė drejtėsi. Por reforma nė drejtėsi nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė njė reformė ekskluzive e qeverisė. Reforma nė drejtėsi ėshtė dhe duhet tė jetė njė reformė ku tė pėrfshihen tė gjithė.

Parlamenti, padyshim, njerėzit e sistemit nuk diskutohet, miqtė dhe partnerėt ndėrkombėtarė po ashtu, dhe e gjithė shoqėria, sepse sado tė bėjmė secili nė pjesėn e vet, nėse ne nuk e atakojmė nė zemėr, njė sistem korporativ qė ėshtė kthyer nė njė sistem fitimprurės pėr ata qė sot gėzojnė privilegje dhe marrin peng interesa tė mė tė dobėtėve, atėherė kjo korporatė jo vetėm do tė mbysė pėrfundimisht drejtėsinė, por do tė mbysė ēdo shpresė tek njė Shqipėri e drejtė, ku drejtėsia jep drejtėsi dhe ku e drejta nuk ėshtė mall qė blihet sipas nevojės, por ėshtė shėrbim kushtetues qė i jepet tė gjithėve sipas asaj qė ju takon nga libri themeltar i bashkėjetesės sonė nė kėtė vend.

Zhvillimi ekonomik ėshtė, qartėsisht, njė sfidė qė lidhet me modelin. Ne trashėgojmė njė model ekonomik tipik pėr tranzicione dhe kemi mbetur i vetmi dhe i fundit vend nė tranzicion nga pikėpamja e modelit ekonomik me rritje ekonomike pa punėsim dhe ndėrkohė me burime rritjeje qė sot po shterojnė, qoftė tė ardhurat nga emigrantėt, qoftė tė ardhurat nga bumi nė ndėrtime qė tanimė i pėrket tė shkuarės. E pra, na duhet njė model i ri zhvillimi.

Zhvillim i qėndrueshėm me burime tė reja rritjeje ekonomike dhe sigurisht burimet e reja tė rritjes ekonomike janė aty. Janė aty dhe janė tė shpėrdoruara nė mėnyrė kriminale. Foli Ministri i Energjisė pėr shpėrdorimet nė fushėn e sektorit tė naftės, nė fushėn e sektorit tė minierave dhe po ashtu janė aty edhe nė shpėrdorimin qė i ėshtė bėrė tokės, janė aty edhe nė shpėrdorimin qė i ėshtė bėrė bregdetit, janė aty edhe nė shpėrdorimin qė i bėhet pasurive tona kulturore, sepse tė gjitha kėto janė burime tona tė rritjes. Tek tė gjitha kėto ne do tė kėrkojmė rritjen, paralelisht me stimulimin e investimeve qė krijojnė punėsim qė prodhojnė, qė tė krijojnė kushte qė ato shifrat pėrqindjet e rritjes tė jenė tė shoqėruara me rritje tė numrit tė njerėzve qė jetojnė drejtpėrdrejtė me punėn.

Ne e kemi thėnė dhe kemi qenė shumė tė qartė dhe tė drejtpėrdrejtė me qytetarėt; Taksa e sheshtė pėr ne ėshtė grabitje, thjesht dhe qartė. Taksa e sheshtė pėr ne ėshtė padrejtėsi. Taksa e sheshtė pėr ne ėshtė e papranueshme. Ne e kemi hequr taksėn e sheshtė. Falė heqjes sė taksės sė sheshtė dhe vendosjes sė njė sistemi taksimi tė ndershėm qė nga 1 janari do tė pėrmbyset piramida e derisotme pėr tė gjithė ata qė taksohen pėr tė ardhurat e tyre personale dhe do tė kemi njė tjetėr piramidė, ku kush ėshtė mė lart nė piramidėn e tė ardhurave do paguajė mė shumė dhe kush ėshtė mė poshtė drejt bazės do paguajė mė pak.

Paralelisht, me kėtė ne kemi qenė gjithmonė tė qartė qė kush fiton mė shumė do paguajė mė shumė dhe sigurisht qė 15% tatim fitimi pėr kompanitė ėshtė njė taksė shumė e ulėt edhe nė rajon, edhe nė Europė. Nuk pėrbėn asnjė lloj rritjeje tė paarsyeshme dhe asnjė lloj cenimi tė xhepit tė ekonomisė qė ka tė bėjė me kompanitė, por sigurisht ne mirėkuptojmė dhe e kemi ftuar dhe pėrsėri e ftojmė biznesin e madh tė bashkohet me ne nė luftėn kundėr informalitetit. Nė luftėn qė vjen nga pabarazia, disa paguajnė, disa s’paguajnė dhe mos t’i cėnojė ata qė paguajnė siē i cenon deri mė sot.

Ndėrkohė ata e dinė mė mirė se tė gjithė ēfarėdo qė tė thonė nė publik, se ajo qė kanė paguar deri dje ka qenė shumė mė tepėr se 10%, shumė mė tepėr se 15% dhe nuk ka shkuar nė xhepat e shtetit, ka shkuar nė xhepat e pushtetit nė formė gjobash arbitrare, nė formė ryshfetesh, nė formė mitmarrje tė dhunshme. Kjo ėshtė e vėrteta. Pra, nė kėndvėshtrimin tonė ne e kemi ulur edhe pėr ta taksėn qė i paguajnė shtetit nė formėn e tatimit tė fitimit nė kėtė rast.

Padyshim qė 100 ditėshi do tė kishte qenė perfekt nė qoftė se do tė ishte kurorėzuar me statusin e kandidatit, edhe pse e kemi thėnė dhe padyshim e pėrsėris edhe sot nuk do tė ishte arritja jonė ekskluzive. Ne thjesht bėmė ēmos nė 100 ditė qė t’i jepnim atė shtysė qė mungonte pėr ta merituar statusin bazuar nė ēka ėshtė shprehur Komisioni 1 vit mė parė dhe bazuar nė gjithēka kemi dėgjuar nga miqtė dhe partnerėt tanė qė nga fillimi i 100 ditėshit.

Nisma pėr dialog tė nivelit tė lartė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Komisionit Evropian qė Komisioneri Fyle e vlerėsoi si nismėn e dialogut tė nivelit tė shkėlqyer ishte njėri nga hapat e kėrkuar prej kohėsh dhe qė ne e realizuam falė edhe angazhimit tė drejtpėrdrejtė tė Ministres sė Integrimit me shumė pėrkushtim nė gjithė kėtė proces. Plani Strategjik i Veprimit pėr Luftėn Kundėr Korrupsionit dhe Krimit tė Organizuar pėrsėri ishte njė domosdoshmėri e shkuar dhe u realizua nė njė kohė rekord.

Po ashtu edhe krijimi i sektorit tė Shoqėrisė Civile nė Ministrinė e Integrimit ishte njė risi qė u pėrshėndet. Por, tė gjitha kėto nuk ishin ēka e kishin penguar Shqipėrinė deri dje tė merrte statusin. Tė gjitha kėto ishin plotėsuese pėr tė marrė vlerėsimin e lartė qė morėm dhe, sigurisht, vendimi pėr marrjen e statusit nė qershor nuk ishte vendimi mė i mirė qė BE mund tė merrte. As pėr rajonin nuk ishte gjėkundi vendimi mė i mirė.

S’ka dyshim qė ne na vjen mirė, mė vjen mirė mua, i vjen mirė tė gjithė ministrave, i vjen mirė gjithė pėrfaqėsuesve tė shumicės parlamentare qė puna e sapo nisur e qeverisė sė re ėshtė vlerėsuar me notat mė pozitive, nga vendet anėtare. Gjė qė na ėshtė ritheksuar qoftė nė bisedėn e drejtpėrdrejtė me Komisionerin Fyle pas marrjes sė vendimit, marrjes sė vendimit pėr tė mos marrė vendim, qoftė nė takimin qė sė bashku me Ministrin e Jashtėm dhe Ministren e Integrimit kemi pasur me Ambasadorėt e Bashkimit Evropian para dy ditėsh.

Mbetemi tė keqardhur qė opozita vazhdon “ia mbyt katundit” siē i thonė lidhur me ēėshtjen e statusit, ndėrkohė qė vetė kushtet e vėshtirėsuara prej situatės brenda disa vendeve anėtare tė BE-sė mund ta kishin bėrė opozitėn mė solidare jo me qeverinė natyrisht, por me shqiptarėt pėrballė qėndrimesh tė papranueshme qė mbajtėn haptazi ndaj nesh nė vigjilje tė vendimmarrjes pėrfaqėsues forcash ekstremiste antievropiane nė disa vende anėtare. E kam dėgjuar udhėheqėsa dhe udhėndjekėsa tė Partisė Demokratike tė na akuzojnė si eurofobė, se po hedhim baltė mbi Evropėn. Jo!

Ne thjesht kemi refuzuar tė pranojmė nė heshtje fyerjet dhe kategorizimet e papranueshme qė iu bėnė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė prag tė vendimmarrjes, jo nga institucionet e Bashkimit Evropian, as nga qeveritė e vendeve tė Bashkimit Evropian, po nga forca dhe individė qė ėndėrrojnė hapur dhe propagandojnė pėrditė mbylljen nė vetvete tė Bashkimit Evropian dhe deri edhe daljen nga euroja apo nxjerrjen e vendeve tė tyre jashtė BE-sė. Kėsi forcash, fatkeqėsisht, po rriten nėpėr sondazhe nė vendet e tyre dhe zėrat e kėsisoj individėve ėshtė fakt se arrijnė ta ndikojnė pėr keq edhe fatin nė tėrėsi tė politikės evropiane tė zgjerimit. Kjo ėshtė e vėrteta.

Ėshtė njė e vėrtetė e njohur botėrisht. Nuk ėshtė shpikje e jona, siē ishte pėrshembull albanofobia qė ishte shpikje ekskluzivisht shqiptare. Nėse pėr opozitėn kėto forca janė tė dėshiruara sepse pengojnė pėrveē shumė gjėrash brenda BE-sė edhe rrugėn tonė tė integrimit dhe kėshtu opozita mund tė fajėsojė qeverinė apo mua vetė pėr mosmarrjen e statusin me shpresėn, nė fakt, tė varfėr se do nxjerr ndonjė pikė uji pėr mullirin e vet nė kėtė thatėsirė tė madhe pėr tė, kjo ėshtė zgjedhja e opozitės.

Ndėrsa unė vetė mes heshtjes kokulur ndaj deklaratave tė atyre qė nė ēfarėdo gjuhe tė Evropės e akuzojnė haptazi Shqipėrinė si ēerdhen e gjithė tė zezave dhe thėnies shqip tė tė vėrtetės se kėto lloj forcash dhe jo Shqipėria janė problemi i Bashkimit Evropian, sot, nuk preferoj heshtjen tinėzare pėr motive politike tė brendshme, po shqipen e qartė, shqipen evropiane tė Naim Frashėrit qė ia ka thėnė kėtij kombi kaherė se dielli i shqiptarėve lind nga perėndimi.

Shqipen evropiane tė Fan Nolit qė e bėri Shekspirin tė flasė edhe shqip dhe foli pėr tė gjithė shqiptarėt gjuhėn evropiane tė integrimit nė Evropė ende pa aguar Bashkimi Evropian. Shqipen evropiane qė nė Shqipėri e flasin njėsoj nė harmoni myslimanė dhe tė krishterė, nė emėr tė sė cilėve si kryeministėr i kėtij vendi e refuzoj me pėrēmim abuzimin qė bėjnė nė fenė e shqiptarėve, kėto lloj forcash dhe individėsh qė s’kanė asnjė lidhje me idealin e etėrve themelues tė Bashkimit Evropian.

Dua tė jem prapė shumė i qartė dhe nė shqipen evropiane dua ta pėrcaktoj sot rrugėn tonė drejt Familjes Evropiane me fjalėt e njėrit prej mendjendriturve mė tė mėdhenj tė Evropės, qė ia kushtoi jetėn dhe kaloi mes shumė peripecish pėr tė ēelur rrugėn e Bashkimit Evropian, Jean Monnet, i cili thoshte ‘nuk jam optimist, por jam i vendosur pėr Bashkimin Evropian’.

Rrugėn e fatit evropian pėr atdheun tonė e kanė shkruar gjeografia, historia, gjaku, letrat dhe stėrmundimet e njerėzve tanė, qė nga rilindasit e kombit tek heronjtė e ēdo beteje pėr kombin shqiptar, qė nga dėshmorėt e Luftės Nacional Ēlirimtare tek martirėt e diktaturės komuniste, qė nga emigrantėt e parė tė ambasadave dhe studentėt e dhjetorit, pak pas tyre, tek artistėt qė shkėlqejnė nėpėr botė dhe tek ēdo shqiptar i zakonshėm qė nė tėrė kėto vite ka ėndėrruar Evropėn dhe ka ndėrtuar njė copėz sado tė vogėl Evrope, qoftė kėtu nė Shqipėri pėr vendin apo pėr familjen e vet, qoftė jashtė Shqipėrisė.

Rrethanat e reja nė Evropė prodhojnė, fatkeqėsisht, gjithnjė e mė pak optimizėm pėr Bashkimin Evropian dhe gjithnjė e mė shumė “enlargement fatigue” siē e quajnė atyre anėve lodhjen nga zgjerimi, ndėrsa pėr ne prodhojnė pėrditė dhe mė shumė vendosmėri. Vendosmėri jo pėr t’u mbushur mendjen atyre qė do tė na gjykojnė nė Bruksel pėr progresin e bėrė, por pėr tė ndėrtuar ēdo ditė pėr popullin tonė rrugėn e Shqipėrisė Evropiane. Vendosmėri pėr ta rilindur vendin tonė dhe pėr ta ngritur atė nė lartėsinė e duhur nė sytė e mbarė botės. Vendosmėri pėr tė ecur mė shpejt nė rrugėn qė kemi nisur nė kėto 100 ditė, pėr tė vendosur rendin ligjor dhe rilindur ekonominė kombėtare dhe familjare tė shqiptarėve.

Vendosmėri pėr dialog pėr tė dėgjuar me vėmendje tė tjerėt, opozitėn, sipėrmarrjen, grupet e interesit, shoqėrinė civile, pėrpara se sa tė marrim vendimet qė e kemi ne peshėn e pėrgjegjėsisė t’i marrim pėr ēka ėshtė nė kompetencat e qeverisė. Vendosmėri pėr tė marrė pėrgjegjėsi pėr tė bėrė ne tė parėt detyrėn karshi Kushtetutės, ligjit, palėve tė tjera tė interesuara sipas ēėshtjeve dhe rasteve dhe pastaj pėr ta kėrkuar deri nė fund marrjen e pėrgjegjėsisė edhe nga tė tjerėt. Vendosmėri pėr tė krijuar dhe forcuar partneritete nė ēdo drejtim dhe pėr ēdo sfidė pėr tė ndėrtuar sė bashku me tė tjerėt falė dialogut dhe pėrgjegjėsive respektive rrugėn e re tė Shqipėrisė sė gjeneratės tjetėr.

100 ditė pasi u ulėm nė shėrbim tė zgjedhėsve dhe pėr Shqipėrinė e gjeneratės tjetėr nė tryezėn e qeverisė sė vendit, ne, edhe falė refuzimit pėr tė na e dhėnė statusin tani dhe pėr tė na e lėnė nė qershor, jemi ende mė tė vendosur dhe ende mė besimplotė se ē’ishim qė jo vetėm do t’ia dalim tė mbajmė ēdo zotim qė kemi marrė pėrpara shqiptarėve, por do t’ia dalim qė nė katėr vjet tė transformojmė imazhin e tė huajve pėr Shqipėrinė, atdheun tonė tė pėrbashkėt. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


HermesNews