Video

20/12/2013 13:08:03

Shtyhet seanca ndaj Shpetim Gjikes

Seanca e radhes zhvillohet me 8 Janar 2014





TIRANE- Sanca gjyqėsore nė ngarkim tė kryetarit tė bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika dhe 7 personave tė tjerė, tė akuzuar pėr “shpėrdorim detyre, pėrmes fallsifikimit tė dokumentave dhe ndėrtime pa leje”, nė qytetin bregdetar, e planifikuar pėr tu zhvilluar paraditen e sotme, u shty pėr nė datėn 8 Janar 2014.

Nė kėtė senacė, ndryshe nga ato paraardhėset, nuk ishte i pranishėm as kryebashkiaku Gjika. Sikurse edhe nė seancat e tjera, edhe nė kėtė seancė mungonin edhe 7 tė akuzuarit e tjerė, bashkė me avokatėt e tyre mbrojtės.

Pėrkundėr vendimit tė njė dite mė parė tė Gjykatės sė Lartė, e cila me kėrkesė tė Prokurorisė sė Vlorės e zhvendos gjykimin e dosjes “Gjika” nė kryeqytet, kryetarja e Trupit Gjykues, Anastasi Shehu, u shpreh se nuk ka njoftim zyrtar pėr kėtė vendim dhe pėrkundėr kėsaj, gjykimi do tė vazhdojė normalisht, sikurse deri tani.

Pėr shkak tė mungesės tė tė akuzuarve dhe avokatėve tė tyre mbrojtės, pėrfaqėsuesit e organit tė kuzės kėrkuan caktimin e avokatėve kryesisht, ē'ka u pranua edhe nga Trupi Gjykues. Nė kėto kushte dhe pėr shkak tė procedurės, seanca gjyqėsore e planifikuar pėr kėtė tė premte nė qytetin bregdetar, u shty pėr nė datėn 8 janar 2014.

Senaca e sotme ėshtė e treta, pas asaj paraardhėse, e planifikuar nė 5 dhjetor, e cila u shty pėr shkak se nė sallė, mungonte pėr arsye objektive, avokati mbrojtės i tė akuzuarit, Gentian Sherifaj, drejtor i Drejtorisė sė Shėrbimeve nė Bashki, i cili kishte paraqitur raport mjekėsor.

Nė seancėn e parė, nė 15 nėntor tė kėtij viti, i pranishėm nė sallė ishte vetėm kryetari i Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika. Nė njė prononcim pėr mediat, kryebashkiaku i Vlorės tha se respekton ligjin dhe do tė respektojė atė, pikėsėpari me prezencėn e tij nė Gjykatė.

Mes tė akuzuarve, nė kėtė ēėshtje pėrfshihen; Eleni Dardha, punonjėse nė Drejtorinė e Planifikimit tė Territorit nė Bashki, Gentian Sherifaj, i pėrfshirė nė hetim nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė firmės “EN-BJO” sh.p.k, e cila ka kryer punimet e ndėrtimit nė njė prej godinave, Blerdi Liēaj, pėrfaqėsues ligjor i firmės, “DECO System”, sh.p.k., Gėzim Feta, pronar i truallit ku ėshtė ndėrtuar njė nga dy godinat qė janė nėn hetimin e prokurorisė, Mustafa Tartari, Artan Ferati, Aleks Ahmataj, pronarė tė truallit ku ėshtė ngritur ndėrtesa tjetėr(ende e papėrfunduar), nė vendin e emėrtuar “Tre racat”.

Hetimet pėr rastin nė fjalė kanė nisur nė muajin shkurt tė kėtij viti. Sipas Prokurorisė, nga tėrėsia e veprimeve hetimore tė kryera lidhur me kėtė ēėshtje penale ėshtė arritur nė konkluzionin se kryebashkiaku Shpėtim Gjika, nė cilėsinė e Kryetarit tė KRRT-sė sė Bashkisė Vlorė, nė bashkėpunim me Eleni Dardhaj, punonjėse nė Drejtorinė e Planifikimit tė Territorit pranė Bashkisė Vlorė, kanė falsifikuar pėrmbajtjen e dy procesverbaleve tė mbledhjes sė KRRT-sė sė Bashkisė Vlorė, tė datės 24.03.2010 dhe tė datės 15.07.2010.

Duke iu referuar Prokurorisė, nė cilėsinė e Kryetarit tė KRRT-sė sė Bashkisė, Gjika ka lėshuar vendimet me nr.1/11, datė 24.03.2010, dhe nr.4/3, datė 15.07.2010, qė janė dokumente tė cilat kanė nė pėrmbajtjen e tyre rrethana tė rreme, pėr shkak se, dy sheshet dhe dy lejet respektive tė ndėrtimit qė pėrmenden nė kėto dokumente, nuk janė marrė nė shqyrtim dhe nuk janė miratuar nga KRRT-ja e Bashkisė, sikundėr pretendohet.

Dy ndėrtesat, objekti i hetimit tė Prokurorisė, ndodhen respektivisht pėrgjatė bulevardit Vlorė-Skelė, pėrballė godinės sė Teatrit “Petro Marko”, me lartėsi 13 kate dhe parkim nėntokė dhe tjetra, me lartėsi 2-6 kate+papafingo, e ndodhur nė lagjen “Pavarėsia”, nė territorin e portit, nė qytetin bregdetar.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter