Video

19/12/2013 18:28:36

Cani, tė kontribuojmė pėr uljen e borxhit

Pėr vitin 2014 parashikohet njė rritje reale ekonomike prej 2.1%. A penalizohen konsumatorėt dhe investitorėt nga rritja e taksave ?






TIRANĖ - Ministri i Financave, Shkėlqim Cani, i cili paraqiti tė enjten nė Komisionin e Ekonomisė buxhetin e vitit 2014 tha se ditė mė tė mira do tė vinė pėr ekonominė e Shqipėrisė dhe se tė ardhurat do tė rriten me 42 miliardė lekė.

"Nė pėrgatitjen e buxhetit tė ri nuk presim mrekulli, por realizėm, disiplinė tė fortė fiskale dhe buxhetore, ndryshim mentaliteti nė pėrdorimin e fondeve publike, pėrgjegjėsi dhe transparencė", tha ai.

Ky buxhet, sipas tij, ka rritje prej 14.5 % kundrejt atij tė 2013-ės.

Rivendosja e ekuilibrave makroekonomikė, si sjellja e defiēitit buxhetor nė kufirin e 3% tė PBB-sė dhe ulja e borxhit publik nė maksimum 60% kėrkojnė njė program afatmesėm qė tė gjithė do tė duhet tė kontribuojnė.

Buxheti i vitit 2014, sipas tij, ka mbėshtetjen dhe konsulencėn e plotė tė FMN-sė dhe BB-sė pėr tė garantuar rivendosjen e stabilitetit makroekonomik dhe tė garancive makroekonomike pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm afatgjatė.

Fryma qė karakterizon buxhetin e ri, u shpreh ndėr tė tjera ministri, kėrkon tė mėsohemi me njė mėnyrė tė re jetese dhe sjellje ndaj financave publike. Kjo mėnyrė e re, tha ai, kushtėzohet nga dėshtimet dhe pėsimet e sė shkuarės, nga papėrgjegjshmėria dhe euforia e shifrave dhe shkėlqimi i rremė i arritjeve dhe ritmeve tė rritjes ekonomike nga qeveria e shkuar.

Pėr vitin 2014 parashikohet njė rritje reale ekonomike prej 2.1%, ndėrsa nominale rreth 3 %. Borxhi publik, parashikohet nė 74.8% tė PBB-sė. "Ky do tė jetė kufiri i stabilizimit", tha ai.

"Ėshtė hequr dorė nga parashikimet jorealiste dhe nga euforia e tepruar e shifrave tė paverifikuara. Ky buxhet ėshtė fryt i njė pune tre mujore me ekspertėt e FMN-sė dhe BB-sė dhe gjithė aktorėt e tjerė institucionalė tė qeverisė", theksoi ai. Buxheti parashikon shlyerjen graduale tė stokut tė detyrimeve tė krijuara.

"Borxhi i fshehur qė vetėm qeveria ka ndaj biznesit deri tani arrin nė rreth 5% tė PBB-sė. Fillon ripagimi i tij me synim shlyerjen deri 350 milionė dollarė tė kėtij borxhi pėr punė e shėrbime publike tė kryera nga biznesi pėr qeverinė qendrore, si dhe pėr shlyerje tė detyrimeve tė prapambetura ndaj biznesit pėr TVSH-nė apo fitim tė parapaguar, por tė pashlyer nė vitet e shkuara", deklaroi Cani.

Pėrmes kėtj buxheti socialistėt synojnė vendosjen e njė sistemi tė shėndetshėm tė menaxhimit financiar dhe nuk do tė lejojnė krijimin dhe mbartjen e detyrimeve tė reja financiare (tė papaguara), kryesisht ndaj biznesit.

"Financat publike do tė ndeshen me njė sėrė masash tė reja shtrėnguese dhe monitoruese pėr tė mos lejuar pėrsėritjen e fenomenit tė krijimit tė detyrimeve tė reja tė papaguara nė kohė. Paketa e masave parandaluese tė moskrijimit tė detyrimeve tė reja tė papaguara pėr vitin 2014 ėshtė prioritet pėr garantimin e rivendosjes sė stabilitetit makroekonomik. Kėto masa, tė shoqėruara me masat dhe proēedurėn pėr ripagimin e borxhit tė fshehur, janė veēori pėr buxhetin e vitit 2014", nėnvizoi Cani.

Ky buxhet, tha ai, mbėshtet sektorė prioritarė, si arsimi, shėndetėsia, bujqėsia dhe infrastruktura. Qeveria pėr herė tė parė vendos njė target ose njė kufi ose pikėsynim shumė agresiv lidhur me luftėn ndaj informalitetit, korruspionit dhe evazionit fiskalė.

"Ne kemi rritje tė tė ardhurave nė vitin 2014-tė aq sa ka qėnė tempi mesatar i rritjes tė tė gjithė tė ardhurave nga tė tatimet dhe doganat gjatė 10 vjeēarit tė fundit, ku unė dua t'iu kujtoj se njė 5 vjeēar ka qėnė me rritje 6% ku ekonomia ka qėnė nė lulzim, se ne jemi nė njė fazė shumė kritike tė ekonomisė dhe kjo ėshtė veēoria e kėtij buxheti, por agresiv nė kapėrcimin e situtės tė cilėn ne gjykojmė qė 6 -mujori i dytė do tė jetė optimist pėr ekonominė shqiptare", deklaroi Cani.

Viti 2014, ėshtė njė vit qė kėrkon reformim tėrėsor dhe ne kemi njė programim pėr kėtė ēėshtje, njė program i tėrė i reformave nė admisnitratėn doganore e tatimore qė kanė filluar, por efektet do ta kenė gjatė vitit 2014. Njė objektiv i yni ėshtė bashkimi i doganave me tatim taksat. Pėr kėtė, tha Cani, gjatė 2014-ės do t'u parashtrojmė veprimet.

Pėr ish ministrin e financave Ridvan Bode, buxheti i vitit 2014 rrit taksat pėr konsumatorin dhe investitorėt.

"Do tė jetė biznesi i cili do tė paguajė L7 miliardė mė shumė dhe kjo do tė bėjė qė tė pakėsohet kapaciteti i tij pėr tė inevstuar". Demokratėt thonė se kjo do tė ndikojė nė rėnien e punėsimit tė qytetarėve pranė bizneseve.

Qeveria ka hedhur sytė nė tė gjithė prodhimin e vendit, "duke bėrė qė qytetari tė mos mund tė kursejė asgjė sepse gjithēka do ta mbledhė qeveria", tha Ridvan Bode.

A do ta pėrmirėsojė qeveria administrimin e tė ardhurave ?

"Nuk do tė rritet konsumi pėr shkak se nuk do tė rriten pagat dhe pensionet, ashtu si nuk ka shenjė tė rritjes sė investimeve tė huaja, pasi janė rritur 50 % taksat. Viti 2014 ėshtė fillimi i rrokullisjes sė ekonomisė. Qeveria nuk ka asnjė model zhvillimi", deklaroi Bode.

Kjo u kundėrshtua nga relatori i buxhetit, Anastas Angjeli, pasi sipas tij, natyrisht qė tė ardhurat do tė merren nga buxheti, pasi qeveria ka skenarin e vet tė administrimit tė tė ardhurave pėr t'i kthyer pėrmes politkave tė tjera qė do tė bėjė.

Deputeti i PS-sė, Ervin Koēi, i kėrkoi ministrit Cani hetime pėr kontratėn e kredisė sė marrė nė vitin 2008 pėr Rrugėn e Kombit me normė interesi 15 % duke i shkaktuar njė dėm tė madh publikut, sepse norma e tregut nė tregun bankar nuk ka qėnė mė shumė se 10 % nė valutė. Po ashtu ai kėrkoi edhe hetime pėr tre koncensione tė dhėna nga qeveria e mėparshme.

"Kėrkoj publikisht tė shikohen tre koncensione, atė tė pullave tė akcizės, me dėm 15 milionė euro nė vit, koncensioni i skanimit tė automjeteve nė dogana me dėm ekonomik 15 milionė euro dhe ngjyrosja e karburantit me dėm ekonomik 15 milion euro. Janė tre koncensione qė dėmtojnė rėndė interesin publik dhe nėse kėrkohet tė ngrihet komision hetimor qė tė gjthė ata qė kanė marrė pjesė nė kėto koncensione duhet tė jenė pjesė e pėrgjegjėsisė administrative dhe penale", tha Koēi. Treguesit kryesorė makroekonomikė tė buxhetit 2014 janė:

Tė ardhurat 363,966 ose +42,048 ose 26.1 % e PBB

Shpenzimet 455,566 +54,158 32.9 %

Deficiti 91,600 +12,111 6.6 %

Borxhi publik 1,044,855 +108,389 72.6/74.8 % (arrears)

PBB nominale 1395 - 1.412 +39,767. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013