18/12/2013 21:09:20
Jo mė Me Culpa (!) pėr shqiptarėt
Deklara e Kryeministrit pas vendimit tė BEsė pėr shtyrjen e statusit

TIRANE - Vendimi i djeshėm pėr marrjen e vendimit mbi statusin e vendit kandidat pėr Shqipėrinė nė qershor, padyshim qė nuk ishte vendimi mė i mirė qė Familja Evropiane mund tė merrte pėr vendin tonė.
Po me siguri as pėr rajonin nuk ishte vendimi mė i mirė.
Por lejomėni tė jem shumė i qartė me ju sot:
Ky vendim vetėm e rrit vendosmėrinė tonė pėr reforma tė thella shtet-ndėrtuese dhe ndryshime rrėnjėsore e cilėsore nė ēdo fushė, nė mėnyrė qė gjithkush nė Shqipėri, tė prekė vijimėsisht, rezultate tė reja tė mirėqeverisjes sonė nė tė mirė tė vendit dhe tė ēdo qytetari.
E kemi thėnė kaherė dhe dua ta pėrsėris edhe sot:
Pėr ne procesi i integrimit evropian nuk ėshtė udhėtim pėr diku jashtė Shqipėrisė, po rrugėtim brenda nesh; pėr ta ndėrtuar Shqipėrinė Evropiane kėtu, nė rrugėt, shkollat, shėrbimet publike, ekonominė dhe rendin ligjor e sigurinė e atdheut tonė.
Ska dyshim se mė vjen mirė, qė puna e saponisur e qeverisė sė re ėshtė vlerėsuar dje me notat mė pozitive, si nga vendet anėtare e po njėsoj dhe nga tė gjitha institucionet e Bashkimit Evropian.
Ashtu sikundėr, padyshim, mė vjen keq qė opozita ka ndėrmarrė me njė frymė, njė pėrpjekje qesharake pėr tė fajėsuar qeverinė e re. Fatkeqėsisht pėr tė, gjithēka opozita ka thėnė deri mė tash bie katėrcipėrisht ndesh, me gjithēka ka nėnvizuar qartė dje Bashkimi Evropian, nė vlerėsimin e vet tė njėzėshėm pėr rezultatet e qeverisė shqiptare.
Sidoqoftė, ne, siē e kemi bėrė tė ditur publikisht, po siē ua kemi thėnė shkoqur nė ēdo bisedė edhe partnerėve evropianė, nuk kishim ndėrmend tė festonim si fitimtarė, nėse vendimi do tė ishte ai qė shqiptarėt prisnin me plot tė drejtė. Po as kemi ndėrmend tė hyjmė nė lojėn e vjetėr tė baltės sė fajėsimit tė opozitės, sot qė jemi pėrpara njė vendimi tė ndryshėm nga ai i mė i dėshiruari.
Por le tė jetė e qartė pėr tė gjithė, nė kėtė moment, ajo ēka kemi ndjerė e dėgjuar nė kėta muaj nga pjesa mė hezituese e vendeve anėtare, na e kanė shprehur qysh nė fillim dhe vijimėsisht, nevojėn e tyre pėr mė shumė kohė pėr tė vendosur pėr statusin, ngaqė, siē thonė, e kanė ende shumė tė freskėt nė kujtesė, qeverisjen e shkuar tė ligjeve tė shumta dhe tė vullnetit tė pakėt, sidomos nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit.
E megjithatė, nė kohėn fare tė pakėt qė patėm nė dispozicion, ne u dhamė edhe mė hezituesve, pėrmes jetės sė re parlamentare dhe mirėqeverisjes, provat qė Shqipėria e pas 23 qershorit meritonte mbrėmė mė shumė se ēmori prej tyre.
Falė kėtyre provave, nė fakt, morėm njė mbėshtetje tė pazakontė publike nga shumė vende anėtare dhe i hapėm rrugė, mė nė fund, edhe qasjes konstruktive tė vendeve mė hezituese.
Dhe le tė jetė e qartė po ashtu sot, se pėrcaktimi i qershorit si moment pėr tė vendosur pėr statusin, nė njė afat mė tė shkurtėr se zakonisht, pas shtyrjeve tė mėparshme nga njė dhjetor nė tjetrin, erdhi pikėrisht si rezultat i provave bindėse qė dhamė nė mė pak se tre muaj qeverisje.
Tė gjithė, edhe mė hezituesit, i njohin dhe i vlerėsojnė kėto prova. Tė tjera prova do tė japim ditė pas dite, jo vetėm deri nė qershor, por deri ditėn e fundit tė mandatit tonė. Dhe jo pėr ata qė do tė gjykojnė nė qershor, nė Bruksel, progresin e bėrė, por pėr tė ndėrtuar pėr popullin tonė rrugėn e Shqipėrisė Evropiane.
Asgjė smund ti zmbrapsė as shqiptarėt, as qeverinė e tyre nga kjo rrugė e fatit evropian qė e kanė shkruar pėr atdheun tonė gjeografia, historia, gjaku, letrat dhe stėrmundimet e njerėzve tanė.
Integrimi evropian nuk ėshtė pėr ne njė provim para tė tjerėve, por njė sprovė pėrpara vetes dhe gjeneratės tjetėr tė shqiptarėve.
E lejomėni gjithashtu nga ana tjetėr, tė jem sot sinqerisht i drejtpėrdrejtė edhe me tė tjerėt qė sot janė nė Bashkimin Evropian, dhe posaēėrisht me udhėheqėsit e politikanėt qė kanė barrėn e madhe tė vendosin pėr tė tjerėt, brenda apo ende jashtė BE-sė.
Bota po ndryshon me shpejtėsi dhe kaq gjė e dimė tė gjithė, ashtu sikundėr me siguri tė gjithė e dimė se mbyllja nė vetvete e BE-sė, karshi shpejtėsisė sė ndryshimit tė botės, nuk e bėn BE-nė as mė tė fortė, as mė tė sigurt. BE-ja ka padyshim kundėrshtarėt e vet tė brendshėm, por fatmirėsisht janė ende shumė mė shumė nė ēdo vend, qoftė brenda e qoftė ende jashtė BE-sė, evropianėt qė e duan Bashkimin Evropian.
E nėse ideali i BE-sė ishte qysh nė krye tė herės, tė siguronte paqen e mirėqenien pėr miliona njerėz, bilanci ėshtė spektakolar, jo vetėm pėr vendet brenda BE-sė, por edhe pėr ato ende jashtė saj - si pėr shembull vendet e rajonit tonė qė, pikėrisht nė emėr tė sė ardhmes evropiane, kanė gjetur mė nė fund rrugėn e paqes mesveti, kurse rrugėn e mirėqenies sė tyre e shohin njėsh me rrugėn e integrimit nė BE.
E pra ky i Bashkimit Evropian ėshtė njė ideal, pėr tė cilin ia vlen tė luftohet me mish e me shpirt, jo vetėm kundėr krimit tė organizuar e korrupsionit nė vendet qė aspirojnė BE-nė, si Shqipėria, po edhe kundėr forcave ekstremiste qė duan ti imponojnė Familjes Evropiane njė axhendė antievropiane nga brenda vendeve tė BE-sė.
Prandaj nuk mundem tė mos e shpreh edhe keqardhjen, qė procesi historik i zgjerimit tė Bashkimit Evropian dhe fati evropian i vendeve nė proces, siē ėshtė edhe vendi ynė, tė ndėrlikohet nga rrethana tė brendshme politike apo vigjilje elektorale vendesh anėtare, ku nėn ndikimin negativ tė forcave ekstremiste, problemet me ekonominė, emigracionin apo papunėsinė, kthehen artificialisht nė pengesė e politikės evropiane tė zgjerimit qė ėshtė suksesi mė i madh nė historinė e transformimit tė kontinentit evropian.
Thėnė tė gjitha kėto, pėrpjekja jonė pėr ndėrtimin e Shqipėrisė Evropiane vazhdon pa u ndalur dhe pa humbur kohė tė ēmuar me ēka nuk e kemi vetė nė dorė, nė rrugėn e fatit tonė tė shkruar evropian.
Tė vazhdojmė tė punojmė me ndershmėri e pėrkushtim tė plotė, pėr ta rilindur vendin tonė dhe pėr ta ngritur atė nė lartėsinė e duhur nė sytė e botės.
Tė vazhdojmė tė ecim mė shpejt nė rrugėn qė kemi nisur pėr tė vendosur rendin ligjor dhe rilindur ekonominė kombėtare e familjare tė shqiptarėve.
Tė vazhdojmė tė ndryshojmė cilėsisht kulturėn politike qeverisėse, pėr ta vėnė shtetin nė shėrbim tė qytetarėve dhe qeverisjen nė shėrbim tė zgjedhėsve.
Tė bėjmė gjithēka mundemi qė askush tė mos mund tė ketė mė asnjė alibi pėr tė penguar kandidaturėn dhe mė tutje anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, po edhe qė gjithkush kėtu, nė Shqipėri, tė mund ta jetojė realitetin e ndryshuar prej zotimeve tona tė mbajtura. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Komunikatė pėr Shtyp