Video

17/12/2013 20:29:29

Lalla, hetojmė burimin e krijimit tė pastrimin tė parave

Pastrimi i parave kėrkon mbėshtetjen e funksionarėve publikė






TIRANĖ - Hetimet kundėr korrupsionit, informalitetit nė fushėn e ndėrtimeve dhe krimit tė organizuar kanė orientuar prokurorinė shqiptare drejt investigimit tė thelluar lidhur me pastrimin e parave qė gjenerojnė kėto aktivitete tė paligjshme.

Kėtė pohim, Prokurori i Pėrgjithshėm, Adriatik Llalla, e bėri gjatė njė bisede me Ambasadoren e Republikės sė Francės nė Shqipėri, Christine Moro dhe Drejtorit tė TRACFIN (agjencia kundėr pastrimit tė parave, Francė), Jean-Baptiste Carpentier, sipas Prokurorisė sė Pėrgjithshme.

Personat e pėrfshirė nė to, tentojnė tė penetrojnė nė veprimtarinė e institucioneve shtetėrore dhe synojnė tė gjejnė mbėshtetje te funksionarė publikė. Ky ėshtė njė mekanizėm qė funksionon nė shumė vende tė botės dhe, natyrisht, edhe Shqipėria nuk mund tė bėjė pėrjashtim nga ky rregull paligjshmėrie.

Nė tė njėjtėn linjė "po veprohet edhe me hetimet lidhur me trafikun e lėndėve narkotike nė sasi tė mėdha, pėr tė provuar qarkullimin e parave tė rrjedhura nga ky aktivitet i paligjshėm nė sipėrmarrje tė ndryshme private. Gjithashtu, edhe tė ardhurat e krijuara nga korrupsioni janė njė tjetėr objekt, i cili po hetohet lidhur me pastrimin e parave”, theksoi kryeprokurori Llalla.Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


HermesNews - ©2013