Video

16/12/2013 10:17:50

Njė burim i ri pėr rritjen ekonomike

Nga Alfred Peza






HermesNews - Pas 11 shtatorit 2001, Presidenti i SHBA Xhorxh Bush i telefonoi Alan Greenspan, shefit tė Rezervave Federale, pėr ti kėrkuar njė kėshillė qė duhet ti jepte amerikanėve dhe botės, mbi rrėnojat e kullave binjake, nga aty ku pak orė mė parė kish qenė Qendra Botėrore e Tregėtisė. “Nėse do isha nė vendin Tuaj, do ti jepja tri kėshilla”,- iu pėrgjigj magjistari i financave. “Ato janė: Konsumoni. Konsumoni. Konsumoni”.

Ishte ky optimizėm i pėrcjellė nga lidershipi mė i lartė politik, strategėt e komunikimit publik dhe mediat; elasticiteti i ekonomisė mė tė madhe tė botės dhe “dora e padukshme” e Adam Smithit, ato qė mė sė shumti ēuan nė ringritjen e shpejtė tė ekonomisė amerikane dhe globale, pas asaj qė konsiderohet si sulmi mė i madh terrorist nė historinė e njerėzimit.

Ky detaj mu kujtua, ndėrsa po diskutonim tė hėnėn e kaluar, nė Grupin Parlamentar tė PS nė prani edhe tė Kryeministrit Edi Rama, rreth projekt - buxhetit tė shtetit pėr vitin 2014. Kjo mė bėri qė ti rikthehesha librit tė famshėm “Epoka e trazirave” tė Greenspan, ku ai shkruan se “ėshtė efekti psikologjik qė i shpie njerėzit nė gjendjen e panikut dhe tė rėnies ekonomike.”

Qeveria krahas diskutimit teknik dhe detajimeve pėrfundimtare tė Buxhetit tė ri tė shtetit, zbaton strategji tė komunikimit publik, pėr t'i bėrė qytetarėt, tė vetėdijshėm pėr vendimet qė po meren, efektet qė ato do sjellin mbi ekonominė e vendit nė pėrgjithėsi dhe mbi familjet e bizneset e tyre nė veēanti.

Kur qytetarėt qartėsohen pėr situatėn ekonomike dhe financiare tė vendit dhe pėr prespektivėn e saj gjatė vitit tė ardhshėm e nė vazhdim, ata arrijnė qė tė projektojnė shumė mė qartė, pritshmėritė dhe prespektivėn e tyre.

Teoricienėt e ekonomisė shprehen se “rėniet ekonomike janė si uraganet, ato shkojnė nga niveli i zakonshėm deri nė nivelin mė tė lartė. Rėniet e zakonshme janė pjesė e ciklit ekonomik: ato ndodhin kur stoqet e rezervave tė biznesit janė mė tė mėdha se kėrkesa dhe kompanitė shkurtojnė pėrnjėherėsh prodhimin deri nė shitjen e rezervave tė tepėrta. Kriza e kategorisė 5 ndodh kur bie nė kolaps vetė kėrkesa, kur konsumatorėt ndėrpresin shpenzimet dhe bizneset ndalojnė investimet”.

Rreziku mė i madh qė i kanoset sot ekonomisė shqiptare, ėshtė ndalimi i investimeve, nga bllokimi i zinxhirit tė pagesave nga ana e biznesit. Kjo pėr shkak tė borxheve qė u krijoi atyre qeveria “Berisha”, nga mospagesa e punėve tė kryera dhe detyrimeve tė tjera.

Kompania “Deloitte” identifikoi shifrėn prej 24.6 miliardė lekė ose 240 milionė dollarė, qė buxheti i shtetit i detyrohet aktorėve tė brendshėm dhe tė huaj tė ekonomisė shqiptare. Ministri i Financave Shkėlqim Cani tha se nė kėtė shifėr, pjesėn dominuese e zė borxhi ndaj infrastrukturės rrugore, i cili ėshtė rreth 65% e kėsaj shume. Pjesėn tjetėr prej 17% e zė borxhi nė sektorin farmaceutik dhe pajisjeve mjekėsore. Arsimi zė 8.4%, kryesisht me borxhin ndaj ndėrtimit tė shkollave tė reja.

Tė gjitha kėto, pėrbėjnė 90% tė totalit tė borxhit, ndėrsa 10% e shumės, janė pagesa nga mė tė ndryshmet. Pagesa e gjithė kėtij borxhi e parashikuar nė buxhetin e shtetit pėr 2014, do tė jetė njė oksigjen i jashtėzakonshėm pėr biznesin, i cili nė pamundėsi likuiditetesh ka rritur nė masėn 25% sasinė e kredive tė kėqia nė bankat shqiptare tė nivelit tė dytė.

Kjo dhe masa tė tjera qė po ndėrmer qeveria, bėjnė qė gjatė vitit tė ri, ti hapet rruga investimeve tė reja, rigjallėrimit tė biznesit dhe rritjes ekonomike tė vendit. Kjo do tė sjellė me siguri relaksimin e tregjeve dhe marrėdhėnieve ekonomiko - financiare nė tė gjithė piramidėn e shoqėrisė, shtimin e shpenzimeve nga ana e konsumatorėve shqiptarė, e pėr rrjedhojė vendi do i rikthehet normalitetit dhe ritmeve tė mėparshme tė rritjes ekonomike.

Qė kjo tė arrihet sa mė shpejt, qytetarėt kanė nevojė pėr mesazhe optimiste nga politika nė pėrgjithėsi dhe mazhoranca qeverisėse nė veēanti. Vendi ka nevojė pėr mesazhe normale si ai qė Greenspan i kėshilloi Presidentit Amerikan pas 11 shtatorit, pėr tė “konsumuar, konsumuar, konsumuar”.

Shqiptarėt sot nuk kanė nevojė as pėr mesazhe si ato tė ish Kryeministrit demokrat se jemi vendi i dytė nė botė pas Gjermanisė pėr nga rritja ekonomike. Dhe as si ato tė ish Kryeministrit socialist tė para mė shumė se 20 viteve, se Shqipėria ka edhe 6 ditė bukė. Eshtė realizmi dhe efekti pozitiv psikologjik, ai qė do ti ēojė njerėzit nė gjendjen e optimizmit dhe tė rritjes ekonomike. Duke filluar nga 2014. Pėr kėtė: Koha ėshtė tani ! Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews