Video
16/12/2013 09:29:41
Vendimi i Kinės qė krijon probleme ndėrkombėtare
Tė shtunėn gjatė njė mbledhjeje nė Tokio, Japonia dhe 10 vendet e Shoqatės sė Vendeve tė Azisė Juglindore (ASEAN), bėnė thirrje pėr liri nė qarkullimin ajror
TOKIO - Japonia i ka bėrė sot thirrje Kinės qė tė jetė "realiste" dhe tė pranojė faktin se zona ajrore e identifikimit qė ajo ka vendosur nė Detin e Kinės Lindore ėshtė njė preokupim ndėrkombėtar dhe jo vetėm i Japonisė.
"Mendojmė se Kina duhet tė shohė realitetin dhe tė pranojė se ky vendim ka preokupuar shumė vende", deklaroi sekretari i pėrgjithshėm i qeverisė, Yoshihide Suga, vendim ky i marrė nga Pekini nė nėntor.
Tė shtunėn gjatė njė mbledhjeje nė Tokio, Japonia dhe 10 vendet e Shoqatės sė Vendeve tė Azisė Juglindore (ASEAN), bėnė thirrje pėr liri nė qarkullimin ajror, ku nuk ishte pėrmendur Kina, edhe pse kuptimi i kėsaj thirrjeje ishte i qartė.
Ndėrsa kryeministri japonez, Shinzo Abe u tregua mė i drejtpėrdrejtė duke deklaruar se "jemi tė gatshėm qė tė bashkpunojmė pėr tė garantuar lirinė e fluturimit dhe sigurisė tė aviacionit civil, nėn respektimin e parimeve qė tė gjithė kanė pranuar tė ligjeve ndėrkombėtare".
Kina nuk vonoi tė replikojė duke deklaruar "pakėnaqėsinė e saj tė fortė kundrejt liderėve japonezė tė cilėt pėrfitojnė nga njė mbledhje ndėrkombėtare pėr tė bėrė deklarata shpifėse mbi Kinėn''. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter 


Dėrgo me email
Stampo artikullin