Video

14/12/2013 09:08:46

Shtrėngim historik duarsh

Nga Karlos Batista






HAVANA - Pėrtej shtrėgimit historik tė duarve mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe atij kuban, Raul Castro, shtendosja e ngadaltė e marrėdhėnieve mes dy vendeve favorizon njė proces pajtimi edhe mes vetė kubanėve nė tė dyja brigjet e Ngushticės sė Floridės qė ėshtė pėrshpjetuar gjatė muajve, shprehen analistė tė ndryshėm. Shtrėngimi i duarve tė dy presidentėve gjatė ceremonisė sė homazheve pėr Nelson Mandelėn, nė Afrikėn e Jugut, sado procedurė protokollare tė jetė, vjen nė kuadėr tė njė vullneti tė pėrbashkėt mes dy vendeve me marrėdhėnie ''tė ftohta'' pėr rishikimin e tyre, deklaroi njė diplomat amerikan nė Havana.

"Bėhet fjalė fillimisht pėr shmangien e ēdo lloj konfrontimi tė kotė", theksoi diplomati nėn anonimitet, i cili shtoi se ''shkėmbimet mes dy vendeve kanė fituar rėndėsi muajt e fundit''.

Mbi gjysmė milionė kubano-amerikanė kanė vizituar Kubėn nė vitin 2013, falė masave tė ndėrmarra nga presidenti amerikan, Barack Obama pėr lehtėsimin e udhėtimeve pėr 1,5 milionė kubanė dhe pasardhės tė kubanėve tė cilėt jetonin nė SHBA.

Po ashtu edhe remitancat (dėrgesa parashė nga diaspora kubane drejt ishullit), ndėr tė cilėt 80 pėr qind jetojnė nė SHBA, kanė regjistruar shifra rekord, me rreth 2,5 miliardė dollarė nė vit, vendi i dytė i remitancave drejt Kubės.

Larg konfrontimeve ideologjike tė viteve '60-'70, ky proces pajtimi kombėtar nis kryesisht dhe nė mėnyrė strikte nė kuadėr familjar. Me autorizimin nė janar tė kubanėve tė udhėtojnė vetėm me njė pasaportė tė thjeshtė, pa nevojė pėr njė shkresė sė posaēme siē bėhej qė nga vitet '50, regjimi i vendit ka mundėsuar multiplikimin e shkėmbimeve.

Artistėt, sportistėt dhe studentėt e universiteteve udhėtojnė mė shpesh dhe mbi tė gjitha, tė ashtuquajturit ''tradhėtarė'' tė hershėm apo ''dezertorė'' kanė mundur tė rikthehen nė Kuba falė kėtyre rregullave tė reja.

Muzika ''e ndaluar'', si ajo e Isaac Delgado, Tanya Rodriguez apo Manolin, "El Médico de la Salsa" (Doktori i Salsės) , apo aktorja Lili Renteria kanė rinisur publikimet e punėve tė tyre nė Kubė, pas disa vitesh mungese tė dukshme nė tregun vendas.

Po ashtu, kohėt e fundit njė e pėrditshme tepėr zyrtare e Partisė Komuniste, ''Granma'', ka nderuar dhe pėrmenduar mungesėn e artistėve tė mėrguar qė prej disa dekadave dhe tė rėnė nė harresė nė Kubė.

''Me shpėrbėrjen e bllokut ish-sovjetik nė vitet '90, regjimi komunist kuban u bė mė pak ideologjik, por mė shumė nacionalist", sqaroi sociologu Nelson P. Valdes, profesor i merituar nė shumė universitete amerikane.

Paralelisht, diaspora kubane ėshtė transformuar, me kalimin nga njė opozitė politike dhe ideologjike nė njė mėrgim mė tepėr ekonomik. "Tė rinjtė kubanė jashtė vendit duan tė ruajnė kontaktet me Kubėn, nė tė kundėrt nga prindėrit e tyre", u shpreh studenti Arturo Lopez-Levy, i universitetit tė Denverit, nė SHBA.

Njė nga vektorėt me aktivė nė kėtė proces pajtimi ėshtė Kisha katolike kubane, qė nė mungesė tė ēdo lloj opozite tė mundshme politike ligjore, ėshtė shndėrruar nė interlokutorin e privilegjuar tė regjimit komunist.

Me tė ardhura autonome dhe organizimin e debateve dhe forumeve, Kisha Katolike ka marrė pjesė aktivisht nė procesin e pajtimit kombėtar. "Dialogu mes grupeve tė ndryshme qė pėrbėjnė shoqėrinė tonė ėshtė i vetmi mekanizėm qė mundėson realzimin nė mėnyrėn e duhur tė transformimeve sociale qė po ndodhin nė Kubė", theksonte nė shtator Konferenca Episkopale Kubane.

"Qė pajtimi tė jetė kombėtar, ky proces duhet tė jetė sovran", theksonte Arturo Lopez-Levy duke shtuar se gjatė kėtij procesi pajtimi ''duhet tė bėheshin pjesė tė gjithė ata qė donin tė ishin lealė dhe tė drejtė me vendin e tyre".

Sepse pajtimi ka edhe kundėrshtarėt e vetė nė brendėsi tė mijėra personave anti-Kastro qė jetojnė nė Florida qė, sipas Lopez-Levy dhe Valdes, janė ''vetėpėrjashtuar nga ky proces''.

"Pajtimi ėshtė tashmė njė nevojė pėr zhvillimin dhe stabilitetin e vendit, por ky proces duhet tė jetė konformė dhe nė respekt tė plotė tė tė gjitha interesave kombėtare, vlerave dhe ekuilibrave tė pushtetit tė brendshėm", pėrfundoi Lopez-Levy. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013