Video

13/12/2013 11:32:44

Eksploziv nė makinėn e Prefektit tė Vlorės

Rrethohet Kryeministria: 200 gram eksploziv C4 nė makinėn e Besnik Dervishit






(11:42) Ministria e Punėve tė Brendshme sapo doli me njė komunikatė zyrtare pėr mediat lidhur me ngjarjen nė mjediset e jashtme tė selisė sė Kryeministrisė.

Sipas komunikatės zyrtare, sot, rreth orės 09:30 automjeti tip “Peugeot” me targa “TR 5066 N”, nė pronėsi tė shtetasit Besnik Dervishi, me detyrė prefekt i Vlorės, ėshtė drejtuar pėr tė hyrė nė mjediset e selisė sė Kryeministrisė. Nga kontrolli i specializuar i ushtruar nga efektivat e Gardės nė hyrje tė zonės sė brendshme tė Kryeministrisė, ėshtė konstatuar se nė pjesėn e poshtme tė automjetit ishte vendosur njė objekt i dyshuar si sasi eksplozivi.

Oficerėt e Gardės sė Republikės i kėrkuan drejtuesit dhe pasagjerit tė automjetit, tė largoheshin nga mjeti si dhe bėnė bllokimin e lėvizjes sė mjeteve nė hyrje tė Kryeministrisė.

Menjėherė janė njoftuar shėrbimet e specializuara tė Policisė sė Shtetit dhe Njėsia Antieksploziv e repartit RENEA si dhe Prokuroria pėr Krimet e rėnda.

Policia ka urdhėruar dhe ka marrė masa tė menjėhershme pėr evakuimin e tė gjithė personave rreth vendit tė ngjarjes duke siguruar edhe perimetrin e nevojshėm pėr kryerjen e veprimeve nga ana e ekspertėve antieksploziv.

Nga veprimet e kryera nga njėsia antieksploziv dhe nga kqyrja e detajuar e automjetit ėshtė vėrtetuar se nė mjet ishte vendosur njė sasi prej mė shumė se 200 gram eksploziv C4, me tė cilėn ishin lidhur dy kapsolla detonatore dhe njė celular. Njėsia antieksploziv nė Policinė e Shtetit ka bėrė neutralizimin e sasisė sė eksplozivit. //komunikata//

TIRANĖ - Institucioni i Kryeministrisė ėshtė vėnė nė alarm paraditen e sotme, pas njė telefonate nė orėn 09:20 pranė sallės operative, sipas tė cilės nė ambientet e Kryeministrisė ėshtė vendosur lėndė eksplozive. Policia dhe ekspertėt rrethuan zonėn. Personeli ėshtė zhvendosur te Ministria e Financave. Kontrollet u pėrqėndruan mė pas tek njė automjet i parkuar gabim pranė kryeministrisė. Policia bllokoi qarkullimin nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit" si dhe kontrolloi tė gjitha automjetet e parkuara anės rrugės. Kjo eshtė hera e parė qe vihen nė qendėr tė vėmendjes pėr lėndė eksplozive Kryeministria. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhet aktualisht nė njė vizitė zyrtare pune nė Itali. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013