Video

12/12/2013 20:14:04

Njė rrugė pėr Mandelėn

nga Doriana Metollari






HermesNews - U mblodhėm dhe e vendosėm. Mendojmė se ėshtė njė inisiativė e drejtė pėr t'u bėrė vendosja e emrit tė njė rruge pėr Mandelėn.

Mandela i dha shumė botės me jetėn e tij dhe jeta e njė njeriu qė vuan, siē ka vuajtur ai pėr popullin e vet, bėhet frymėzim.

Shėmbulli i Mandelės ėshtė ai i njė njeriu tė thjeshtė qė arrin tė ndryshojė fate njerėzimi, historia i kujton dhe disa me vonė ndoshta do t'i hedhin nė njė Bibėl, por jam e sigurtė se kėta njerėz nuk kėrkojnė tė adhurohen nga askush.

Unė besoj se kjo kategori njerėzish pėrbėn atė qė ne e quajmė mbrojtjės tė vlerave tė njerėzimit dhe shqiptarėt kanė shumė nevojė pėr Mandelėn. E para sepse kanė pjesėn mė tė madhe tė shqiptarėve jashtė dhe e dyta sepse ne si popull kemi nevojė tė kultivojmė konceptim e lirisė dhe njėkohėsisht tė bejmė paqe me tė kaluarėn tonė.

Le tė ndalemi tek kjo e fundit. A nuk ia vlen tė hedhim pas njė herė e pėrgjithmonė tė kaluarėn pėr tė punuar pėr tė ardhmen ? Tė hedhim pas nuk do tė thotė tė mos e kujtojmė por vetėm tė mėsojmė tė bashkėjetojmė me tė, pa na penguar nė tė sotmen e mbi tė gjitha nė tė ardhmen.

Prandaj "Njė rrugė pėr Mandelėn" do tė ishtė jo njė zgjidhje, por njė pikėnisje pėr njė tė ardhmė mė tė mirė, pėr tė kultivuar jetėn tonė ēdo ditė nė tė ardhmen mė vlera tė reja, tė pėrmirėsohemi si njerėz, tė jemi mė pak egoistė dhe ta duam komunitetin.

Mandela ishte njė njeri qė respektoi veten dhe tė deshi tė tjerėt.

Besojmė se tė gjitha bashkitė e Shqipėrisė mund t'ia dedikonė njė rrugė Mandelės, dhe bashke me ketė dedikim t'i japin njė shans tė ardhmes sė qytetarevė tė vet.

Ftojmė tė gjithė shoqėrinė civile dhe shoqatat tė aderojnė nė iniciativėn e Hermesnews. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter//HermesNews - ©2013//

Doriana Metollari