Video

12/12/2013 16:32:27

Debate ne Kuvend per Statusin

Maxhorance-Opozite, perplasje per Statusin Kandidat te vendit






TIRANE - Kuvendi u pėrfshi nga debatet maxhorancė-opozitė pėr ēėshtjen e statusit tė vendit kandidat. Deputeti i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ish-kryeministėr akuzoi qeverinė pėr veprime antiligjore, duke iu referuar "shkarkimeve tė paligjshme nė administratė", dhe qė sipas tij, janė shkak qė njė grup vendesh europiane tė shprehen tė pavendosura pėr statusin e Shqipėrisė nė BE. "Partnerėt na thonė se kryeministri nuk i zbaton ligjet, po rrėnon administratėn dhe ngarkesat e drogės drejt Italisė e Greqisė janė rritur katėr herė. Nuk e di si do tė shkojė ēėshtja e statusit, por nė kėto vendime problemi mė kryesor ėshtė administrata. Po bėni gabim, duke kėnaqur disa grupe aktivistėsh dhe po dėnoni me status tė gjithė shqiptarėt", iu drejtua ish-kryeministri deputetėve tė majtė.

Nė reagimin e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, falenderoi ish-kryeministrin dhe Partinė Demokratike pėr konsensusin dhe angazhimin nė ēėshtjen e statusit, ndėrsa theksoi se vlerėsimi ndėrkombėtar pėr tė ėshtė pozitiv. "Vlerėsimi nuk ėshtė ai qė ju thonė juve pėrfaqėsuesit e ndryshėm, pasi vlerėsimi ėshtė pozitiv pėr tė dyja palėt, si pėr maxhorancėn dhe pėr opozitėn, po ashtu dhe pėr zgjedhjet, si pėr ato qė janė bėrė nė tė kaluarėn dhe pėr ato qė do tė bėhen nė tė ardhmen", iu pėrgjigj kryetari i Kuvendit, ish-kryeministrit Berisha sot nė Kuvend. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013