Video

12/12/2013 13:56:13

2013, viti kur bota zbuloi se pėrgjohej

Nga Mathieu Rabechault






WASHINGTON - Publikimi nė vitin 2013 nga Edward Snowden i pėrgjimeve telefonike tė shėrbimeve amerikane nė mbarė botėn shkaktoi njė Big Brother shumė tė fuqishėm pėrballė tė cilit asgjė nuk mbetet mė private.

Nė zemėr tė valės sė goditjes qė vazhdoi tė pėrhapej qė prej fillimit tė qershorit njė kėshilltar nė informatikė i cili nė moshėn 30 vjeē u bė njė transmetues buletinesh tė veēuara: Edward Snowden, i vėnė nė lojė nga shumė amerikanė si "tradhtar".

Sot i strehuar nė Rusi, pasi ėshtė larguar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i riu ia besoi shtypit, sidomos tė pėrditshmes britanike "The Guardian", mijėra dokumente tė hollėsishme lidhur me kapacitetet nė tė gjitha drejtime tė agjencisė amerikane tė ngarkuar me pėrgjimin e komunikimeve, NSA.

Nė njė nga tė paktat intervista tė publikuara dje, Snowden, tha se shpreson qė kėto kabllograme do tė sjellin mė tepėr transparencė. "Ajo qė na shqetėson mė tepėr nuk ėshtė qė ky survejim mund tė kryhet nė teori, por qė shumica e popullsisė nuk kishte as mė tė voglėn dijeni se ai po kryhej", shpjegoi ai pėr revistėn "Time" qė e vendosi nė radhėn e dytė tė klasifikimit tė saj pėr "njerėzit e vitit".

Me grumbullin e kabllogrameve, bota zbuloi me tmerr shtrirjen e kėtyre programeve tė mbikėqyrjes elektronike tė NSA-sė, qė pėrfshiu shkarazi nė objektiv shumė qytetarė amerikanė nė dėm tė organizatave amerikane tė mbrojtjes sė lirive individuale dhe tė jetės private tė cilat denoncuan "Big Brother"-in e qeverisė.

Kjo trazirė e bėri Barak Obamėn tė premtonte qė nė muajin gusht disa reforma duke argumentuar nė tė njėjtėn kohė nevojėn e kėtyre programeve.
Por "nuk do tė ketė ndryshime tė mėdha", parashikon James Lewis, ekspert pranė CSIS-sė, njė grup reflektimi nė Uashington.

Nėse ai e vlerėson "nė rreth 25 pėr qind tė zgjedhėsve", "pakicėn e zhurmshme" tė amerikanėve e cila shprehet kundėr kėtyre programeve, shumica e popullsisė i miraton, sipas tij, kėto shkeje tė jetės private nė emėr tė sigurisė.

Problemi ėshtė qė "njerėzit nuk e kanė kuptuar asnjėherė me tė vėrtetė dallimin mes mbledhjes sė tė dhėnave dhe leximit tė tyre. Askush nuk mund tė lexojė 70 milionė kabllograme, por mund tė pėrdoren makineri pėr tė identifikuar ato qė kanė lidhje me terrorizmin", shpjegon ai.

Mbledhja e tė dhėnave tė shoqėruara me dokumente/ Njė nga programet, i instaluar nga i famshmi Patriot Act i votuar nė vitin 2001, parashikon mbledhjen e tė dhėnave me dokument tė bisedave telefonike duke i detyruar operatorėt telefonikė amerikanė t'ia japin NSA-sė kėto tė dhėna qė pėrfshijnė numrat e thirrur si dhe orėn dhe kohėzgjatjen e thirrjes.

Ishte mbledhja aksidentale e tė dhėnave rreth komunikimeve tė amerikanėve tė thjeshtė qė shkaktoi stuhinė e kundėrshtimit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe e shtyu Kongresin tė pėrpiqej pėr t'i rregulluar mė mirė aktivitetet e NSA-sė.

Njė program tjetėr i quajtur Prism, qė, sipas NSA-sė, pėrbėn "objektin e saj mė tė rėndėsishėm", ka nė shėnjestėr aktivitetet nė internet tė miliona njerėzve nė botė nė dėm tė gjigantėve amerikanė tė internetit si Microsoft, Apple, Google ou Facebook.

Kėto shoqėri shqetėsohen sot pėr humbjen e besimit tė klientėve tė tyre dhe kėrkojnė njė "reformė tė praktikave qeveritare tė mbikėqyrjes nė botė".

NSA-ja regjistron gjithashtu ēdo ditė lokalizimin e miliona celularėve, mendohet tė ketė pėrgjuar celularėt e liderėve tė huaj, ndėr tė cilėt atė tė kancelares gjermane Angela Merkel, dhe tė pėrdoret pėr spiunazh nė shkallė tė gjerė tė aleatėve tė saj.

Zemėrimi i aleatėve/ Kėto publikime e kanė vėnė presidentin amerikan nė njė pozicion tė parehatshėm ndaj aleatėve tė tij evropianė, tė Brazilit apo edhe tė Meksikės, edhe pse zyrtarėt amerikanė nxituan tė theksonin se aleatėt e Uashingtonin i pėrfitonin drejtpėrdrejt nga zbulimet e NSA-sė, me tė cilėt ata bashkėpunojnė nė mėnyrė tė thelluar.

"Reagimet ndėrkombėtare kanė qenė ēuditėrisht tė rezervuara sepse zyrtarėt e huaj e dinė se shėrbimet e zbulimit zhvillojnė aktivitete tė ngjashme", shprehet, Karen Kornbluh, eksperte pranė Council on Foreign Relations (CFR).

Sipas saj, "kėrcėnimi kryesor afatgjatė" lidhur me lirinė e navigimit nė internet. "Zbulimet e Snowdenit mund tė shėrbejnė si justifikim pėr disa qeveri lidhur me kontrollet e tepruara qė ato ushtrojnė ndaj fluksit tė tė dhėnave", shpjegon ajo.

Deri tani, vetėm 1 pėr qind e 58 000 dokumenteve tė dhėna nga Snowden janė publikuar nė internet, sipas njė zyrtari tė sė pėrditshmes "Guardian". Por, pėr James Lewis, mė e keqja e stuhisė mund tė ketė kaluar.

"Shtypi do tė jetė nė gjendje tė publikojė disa detaje tė veēanta qė do t'u shkaktojnė njė dėm tė paimagjinueshėm programeve de mbledhjes sė tė dhėnave, por nė planin politik, efekti ėshtė dhėnė tashmė gjerėsisht", thotė ai.

Por, fuēia e shpuar e Danaidėve vazhdon tė derdhet: shtypi zbuloi tė hėnėn se Uashingtoni dhe Londra spiunonin platformat e lojėrave nė internet, si "World of Warcraft", duke shprehur shqetėsimin se disa ekstremistė mund t'i pėrdorin ato pėr tė komunikuar dhe planifikuar atentate. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013