12/12/2013 13:10:37
Rritje pagash dhe transparencė: kontroll pasurish tė zyrtarėve publikė
Gent Ibrahimi flet pėr hartimin e strategjisė kombėtare kundėr korrupsionit 2014 - 2017

TIRANĖ - Drejtori i Institutit tė studimeve publike dhe ligjore, Gent Ibrahimi, nė cilėsinė e ekspertit tė OSBE-sė pėr hartimin e Strategjisė Kombėtare Kundėr Korrupsionit 2014-2017, gjatė njė intervistė, ndėr tė tjera theksoi se transparenca nė veprimtarinė shtetėrore, rritja graduale e pagave dhe deklarimi e kontrolli i pasurive, janė ndėr instrumentet mė tė fortė pėr tė parandaluar dhe evidentuar korrupsionin.
Si ekspert i pėrzgjedhur nga OSBE, sa praktik e shihni dokumentin e strategjisė antikorruspion, pėr tė sjellė efekte tė prekshme dhe nė kohė ?
Ėshtė karakteristikė pėr ēdo dokument strategjik qė tė jetė relativisht i pėrgjithshėm nė gjuhė dhe nė koncepte. Tipikisht strategjitė janė vendi i pėrshtatshėm pėr tė trajtuar ēėshtje tė tilla tė pėrgjithsme si objektivat strategjikė tė njė projekti (projekti anti korrupsion i qeverisė nė rastin konkret) ose drejtimet kryesore nė tė cilat do tė zhvillohet projekti dhe qasjet metodollogjike pėr arritjen e objektivave. Pikėrisht kėta elementė mund tė dallohen edhe nė draft strategjinė kundėr korrupsionit qė ka pėrgatitur qeveria shqiptare me ndihmėn teknike tė OSBE-sė.
Sidoqoftė, ky tipar i strategjive nuk pėrbėn problem pėr zbatimin praktik tė tyre sepse orientimet strategjike tė rreshtuara nė strategji, nė njė fazė tė dytė, zbėrthehen nė plane tė detajuara pune me detyra konkrete, afate dhe tregues tė realizimit. Ajo ēka ėshtė e rėndėsishme nė kėtė fazė ėshtė qė strategjia ta orientojė veprimin e mėvonshėm pikėrisht nė ato drejtime tė cilat janė tė rėndėsishme dhe relevante pėr luftė reale kundėr korrupsionit tė tilla si transparenca nė veprimtarinė shtetėrore, saktėsimi i procedurave administrative, kontrolli efektiv i deklaratave tė pasurive dhe interesave, financimi i partive etj.
Nė kėtė kuptim draft strategjia e qeverisė shqiptare ėshtė e plotė dhe e mirėmenduar. Pėrvojat nė pėrpjekjet e mėhershme kundėr korrupsionit dhe perceptimi thellėsisht negativ i publikut shqiptar pėr gjendjen e korrupsionit nė vend kanė pėrcaktuar edhe pėrmbajtjen e kėsaj strategjie. Me fjalė tė tjera strategjia e orienton veprimin e qeverisė pėr tė luftuar korrupsionin pikėrisht nė ato drejtime ku pėrvoja dhe perceptimi tregojnė se gjenden problemet mė tė mėdha.
Sipas Jush, nė ēmėnyrė do tė forcohet regjimi i deklarimit dhe kontrollit tė pasurive tė zyrtarėve publikė, njė ndėr pikat e parashikuara nė kėtė dokument ?
Forcimi i regjimit tė deklarimit tė pasurive ėshtė njė nga drejtimet strategjike nė tė cilat strategjia anti korrupsion kėrkon veprim tė mėtejshėm. Nuk ka dyshim se deklarimi dhe kontrolli i pasurive ėshtė njė ndėr instrumentet mė tė fortė pėr tė parandaluar dhe evidentuar korrupsionin. Pavarėsisht se kjo veprimtari zhvillohet nė Shqipėri prej disa vitesh, rezultatet e saj kanė qėnė jo tė kėnaqshme.
Natyrisht qė i takon ministrive tė linjės dhe ILDKP-sė tė thonė nė planin e veprimit qė do tė miratohet nė zbatim tė strategjisė se nė ēdrejtime dhe mėnyra konkrete do tė forcohet regjimi i deklarimit tė pasurive. Sidoqoftė, nisur nga pėrvojat e deritanishme, unė do tė numėroja paraprakisht 2 drejtime kryesore: pėrmirėsimin e bashkėpunimit tė ILDKP-sė me institucionet e tjera publike dhe private, dhe 2. Reduktimin e numrit tė subjekteve qė deklarojnė pasurinė nė mėnyrė qė ILDKP tė pėrqėndrohet dhe forcojė kontrollet mbi ata zyrtarė qė janė realisht tė ekspozuar ndaj riskut tė korrupsionit.
Dokumenti ėshtė bazuar mė sė shumti nė efektet e infrastrukturės elektronike si mjet nėpėrmjet tė cilit synohet parandalimi i korrupsionit. A e kemi ne njė infrastrukturė qė pėrballon kėtė pritshmėri, apo duhet ti papraprijmė me investime nė kėtė fushė ?
Infrastruktura elektronike e institucioneve shqiptare ekziston dhe ėshtė nė pėrmirėsim tė vazhdueshėm. Pėrdorimi i faqeve tė internetit tė institucioneve publike pėr tė servirur informacion tė bollshėm dhe tė rėndėsishėm, pėr tė vjelė ankesat nga publiku ose pėrfituesit e shėrbimeve, pėr lėvrimin e shėrbimeve do tė garantojė mė shumė transparencė dhe efiēiencė nė punėn e institucioneve publike dhe, pėr pasojė, do tė ndikojė nė kufizimin e korrupsionit.
Cila do tė jetė asistencna e OSBE-sė nė zbatimin praktik tė kėtij dokumenti ?
Mendoj se asistenca e OSBE do tė shtrihet edhe pėr formatimin e planit tė veprimit qė do tė pėrgatitet nga qeveria nė zbatim tė kėsaj strategjie dhe nė trainimin e pikave lokale tė strukturės anti korrupsion tė emėruar tashmė nga qeveria.
Nė dokumentin e prezantuar dy ditė mė parė, nuk ka tė pėrfshirė pika qė parashikojnė luftėn kundėr korrupsionit, nėpėrmjet rritjes sė pagave dhe rritjes sė nivelit tė ekonomisė, si betejė konkrete kundėr fenomenit.
Nuk ka dyshim se rritja graduale e pagave ėshtė njė ndėr instrumentet qė kufizon prirjen pėr korrupsion. Sidoqoftė ēėshtja e pagave ėshtė nė njė farė mėnyrė e thjeshtė. Ajo qė dua tė them ėshtė se mundėsia pėr rritjen e pagave ėshtė objektive dhe lidhet me performancėn e ekonomisė dhe tė sistemit fiskal. Nė rast se kėta tregues janė negativė (siē ėshtė nė fakt rasti), do ishte e gėnjeshtėrt qė qeveria tė llogariste si objektiv strategjik rritjen e pagave nė njė kohė qė mundėsitė pėr kėtė thjesht nuk ekzistojnė. Sidoqoftė nė strategji ekziston objektivi strategjik i rritjes sė integritetit tė punonjėsve tė administratės shtetėrore. Rritja e pagave ėshtė nė fakt njė faktor qė ndikon tek integriteti. Kėshtu qė qeveria i ka duart e lira qė tė veprojė nė kėtė drejtim (pra tė rrisė paga) nqs performanca e ekonomisė kombėtare dhe e sistemit fiskal do ta lejojnė kėtė. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter
HermesNews - ©2013