Video

11/12/2013 15:09:01

Reformat e kėrkuara nga biznesi

Njė ditė pas mbledhjes sė djeshme tė Kėshillit Ekonomik Kombėtar, Jaka tha se Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė Tiranė vlerėson maksimalisht angazhimin dhe pėrgjegjshmėrinė e qeverisė shqiptare pėr shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit shqiptar






TIRANE - Kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės Nikolin Jaka tha qeveria duhet t’ju ktheje besimin dhe optimizmin qytetarėve dhe sipėrmarrjes, pėr tė investuar nė ekonominė e vendit tonė.

Njė ditė pas mbledhjes sė djeshme tė Kėshillit Ekonomik Kombėtar, Jaka tha se Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė Tiranė vlerėson maksimalisht angazhimin dhe pėrgjegjshmėrinė e qeverisė shqiptare pėr shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit shqiptar.

Mbledhja e dytė e KEK, sipas Jakės, u shoqėrua me debate dhe analiza argumentash tė fortė ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė sipėrmarrjes shqiptare, Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Bankės Botėrore dhe Qeverisė shqiptare.

"Gjatė diskutimeve tė mbrėmshme u kristalizuan dy fenomene: e para ka tė bėjė me seriozitetin e qeverisė pėr tė nxjerrė vendin nga kriza dhe e bindur pėr tė bėrė reformėn strukturore dhe rregullatore pėr tė garantuar rritjen e zhvillimit ekonomik: sė dyti pėrulje mė shumė se sa duhet ndaj "bosit" tė tyre qė nė kėtė rast ėshtė Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore", deklaroi Jaka.

Sipas Jakės, qeveria shqiptare duhet tė gjejė argumentat dhe mjetet e duhura pėr tė bindur jo vetėm Fondin Monetar Ndėrkombėtar, Bankėn Botėrore, Bashkimin Europian dhe aleatėt e Shqipėrisė, por nė radhė tė parė qytetarėt dhe sipėrmarrjen shqiptare qė ekonomia shqiptare i ka tė gjitha mundėsitė dhe potencialet pėr tė gjeneruar rritje dhe zhvillim.

Sė dyti, nėnvizoi Jaka, qeveria duhet tė na bindė se sfidat e qeverisė pėr formalizimin e ekonomisė dhe luftėn kundėr korrupsionit janė serioze, tė besueshme dhe tė mundura pėr tu realizuar. "Qytetarėve dhe sipėrmarrjes duhet t’ju kthehet besimi dhe optimizmi pėr tė investuar nė ekonominė e vendit tonė", tha Jaka.

Sipas Jakės, nėse krijohet njė klimė e pėrshtatshme pėr tė bėrė biznes nė kushtet e konkurrencės sė ndershme, sipėrmarrja shqiptare nė pėrgjithesi dhe Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė Tiranė nė veēanti ėshtė e gatshme tė negociojė ēdo lloj tarife lidhur me paketėn fiskale, por gjithmonė pėr vitin 2015, pasi qeveria tė japė provat nė realizimin e sfidave qė ka marrė pėrsipėr. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013