Video

10/12/2013 18:27:20

Kod etike. Larg shkollat nga propaganda politike !

Ministri pėr ēėshtjet vendore, “qeveria ėshtė zotuar ta largojė arsimin nga praktikat e paligjshme dhe korruptive tė pėrdorimit sistematik tė mėsuesve tė shkollave pėr veprimtari politike''






TIRANĖ - Ministri pėr Ēėshtjet Vendore, njėkohėsisht Koordinator Kombėtar kundėr Korrupsionit, Bledi Ēuēi (fjala e ministrit) i pranishėm nė aktivitetin e zhvilluar sot, nė prezantimin e Kodit tė Etikės sė Mėsuesit nė Arsimin Parauniversitar Publik dhe Privat, tha se “qeveria ėshtė zotuar ta largojė arsimin nga praktikat e paligjshme dhe korruptive tė pėrdorimit sistematik tė mėsuesve tė shkollave pėr veprimtari politike, nė interes tė kėsaj apo asaj partie”. Pasi e vlerėsoi promovimin e Kodit tė Etikės si njė hap shumė tė rėndėsishėm pėr tė siguruar njė sjellje uniformė nė tė gjithė shkollat e vendit, ministri tha se, “tė parėt nė sfidėn e vėshtirė pėr tė ndryshuar me themel vlerat dhe moralin e shoqėrisė, janė pa diskutim edukatorėt dhe mėsuesit. Pėr kėtė arsye, shembulli i tyre personal gjatė ushtrimit tė mėsuesisė vlen mė shumė se mijėra fjalė. Pėr rėndėsinė e veēantė qė ka arsimi nė strategjinė kundėr korrupsionit dhe planin e saj tė veprimit, ai do tė ketė njė fokus tė veēantė”. Listimin e Shqipėrisė, e 116-ta nė Europė pėrsa i pėrket perceptimit tė publikut pėr korrupsionin, nė sektorin publik, Ēuēi e cilėsoi si “njė kėmbanė alarmi jo vetėm pėr qeverinė, por pėr gjithė shoqėrinė”. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013