Video

10/12/2013 17:15:09

Lajmi i mirė pėr udhėtarėt

Lėvizja e mjeteve nė tė dy anėt e tunelit vijon normalisht






KUKĖS - Megjithė gjatėsinė e tij dhe fluksin e automjeteve qė lėvizin nė tė dy tunelet e Kalimashit, nė Autostradėn e Kombit, kamerat e sigurisė, tė vendosura nė ambjentet e jashtme dhe tė brendėshme tė tyre, mbajnė nė vėzhgim ē'do lėvizje apo defekt tė mundshėm tė mjeteve qė lėvizin nė to.

Rritja e fluksit tė lėvizjes sė mjeteve tė tė gjitha llojeve, nė tė dy anėt e tunelit tė Kalimashit, nuk ka shkaktuar probleme pėr specialistėt e kontrollit e tė mirėmbajtjes sė mjediseve tė brendshme tė tij.

“Fluksi i lėvizjes edhe nė kėto ditė tė fillimit tė dimrit nuk ka qenė i vogėl dhe gjithēka ka vijuar normalisht, ndėrsa nga ana jonė ėshtė rritur kontrolli nė tė gjitha mjediset e brendshme tė tunelit. Kemi arritur tė eliminojmė nė kohė ēdo problem tė lindur nė teknikėn e kontrollit e tė vėzhgimit”, tregon pėr Liridon Selimi, njė prej punonjėsve tė brigadės sė mirėmbajtjes sė tunelit.

Lėvizja e mjeteve nė tė dy anėt e tunelit ka vijuar normalisht. Edhe pse defektet nė tunelin e Kalimashit nuk kanė munguar nė mjediset e brendshme tė tij, sikurse raste tė rėnies sė zjarreve, ato janė eliminuar menjėherė, pa shkaktuar shqetėsim, pasi nė hyrje tė tunelit funksionon reparti zjarrfikės, me 6 mjete pėr shuarjen e zjarrit.

Dy tunelet e Kalimashit, pjesė e Autostradės sė Kombit, kanė njė gjatėsi prej 5,7 kilometra tė gjatė secili dhe ndodhen nė lartėsinė e 820 metrave mbi nivelin e detit, gjė qė sjell rėnien e shpeshtė tė dėborės tani nė stinėn e dimrit. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013