Video

10/12/2013 09:39:44

Arrestime pėr vjedhje karburantesh

Gjatė kontrollit tė ushtruar nė automjetin (autobot) me targa FR 5662 tė drejtuar nga Sabaudin Kasaj, rezultoi se lėnda djegese qė ndodhej nė tė nuk ishte e llojit solar siē ishte pėrshkruar nė faturėn tatimore tė shitjes






FIER - Efektivat e Sektorit Kunder Krimit Financiar te Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Fier, nė bashkepunim me Komisariatin e Policisė, finalizuan me sukses operacionin "PETROLIUM - 3", duke arrestuar Sabaudin dhe Shefqet Kasa, pėrkatėsisht tė moshės 48 dhe 58 vjec.

Sipas burimeve tė policisė lokale, mbi dy tė arrestuarit rėndojnė akuzat e "Falsifikimit tė Vulave, Stampave ose Formulareve" e kryer nė bashkpunim dhe "Vjedhjes" e kryer nė bashkėpunim. "Gjatė kontrollit tė ushtruar nė automjetin (autobot) me targa FR 5662 tė drejtuar nga Sabaudin Kasaj, rezultoi se lėnda djegese qė ndodhej nė tė nuk ishte e llojit solar siē ishte pėrshkruar nė faturėn tatimore tė shitjes, por naftė bruto, qe dyshohet se ėshtė e vjedhur nė puset e kompanisė shtetėrore "ALBPETROL sh.a.", tha zėdhėnėsja e policisė, Enkeleda Allkanjari.

Sipas saj, policia ka sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale automjetin me sasinė e lėndės djegėse, si dhe ka bllokuar subjektin privat "Kasa" i administruar nga Shefqet Kasa. Sipas policisė, gjatė kontrollit nė kėtė subjekt u gjet dhe njė autobot tjetėr, si dhe njė sasi e konsiderueshme lėndė djegese (naftė bruto), rreth 42.000 litra. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013