Video

09/12/2013 21:50:23

Harito pėr reformėn e RTSHsė

Tryezė e rrumbullakėt pėr reformimin e Transmetuesit Publik nė Shqipėri






TIRANE - Ėshtė kėnaqėsi pėr mua tė jem e ftuar sot nė kėtė takim tė rėndėsishėm mbi reformimin e televizionit publik. Me kėtė rast falėnderoj OSBE-nė dhe Institutin Shqiptar tė Medias pėr organizimin e kėsaj tryeze.

Ky takim vjen menjėherė pas Konferencės sė tretė Rajonale pėr median nė Evropėn Juglindore, tė zhvilluar nga OSBE nė Tiranė, mė 18-20 shtator 2013. Nė kėtė konference shumė mesazhe dhe rekomandime tė rėndėsishme u dhanė dhe ndėr to kryefjala ishte:
- reformimi i televizionit publik,
- pėrshpejtimi i procesit tė dixhitalizimit dhe
- pavarėsia e rregullatorit.

Kėto mesazhe tė qarta pėrputhen plotėsisht me ato ēfarė Qeveria e re ka vendosur nė programin e saj: tė punojė pėr garantimin e lirisė sė medias, pluralizimit tė saj, depolitizimin e rregullatorit
dhe mbėshtetjen e procesit tė dixhitalizimit.


Rėndėsia e Televizionit Publik dhe roli i veēantė qė ai duhet tė zėrė nė tregun mediatik shprehet qartė edhe nė Protokollin e Amsterdamit tė Bashkimit Evropian. Po e citoj:
“sistemi i televizionit publik nė shtetet anėtare ėshtė direkt i lidhur me demokracinė, nevojat kulturore dhe sociale tė ēdo shoqėrie dhe me nevojat pėr pluralizmin e medias”.

Nė tėrėsi pėrgjegjėsia e televizionit publik lidhet me disa drejtime kryesore si:
- tė qėnit: universal, pra i aksesueshėm pėr ēdo qytetar,
- sigurimin e diversitetit: ofrimi i njė larmie programesh pėr audienca tė ndryshme si dhe njė larmi tematikash,
- tė jetė i pavarur nė formimin e ideve dhe shprehjen e tyre,
- nė kushtet e njė tregu mediatik konkurrues ėshtė edhe dallueshmėria, pra tė ofrojė shėrbime qė e bėjnė atė tė dallueshėm nga ofruesit e tjerė mediatikė.

Nė ligjin e ri pėr median audiovizive, aprovuar kėtė vit, dhe me njė kontribut tė institucioneve ndėrkombėtare tė BE-sė, tė Kėshillit tė Evropės dhe OSBE-sė, ka kėrkesa tė qarta pėr pėrgjegjėsinė e televizionit publik si:
- kėrkesat pėr mbulim universal deri nė 95-99% tė popullsisė,
- kėrkesa pėr programe tė larmishme,
- realizimin e programeve tė pavarura, etj.

Por, shtrohet pyetja, a pėrmbush televizioni publik kėtė mision nė mėnyrėn e duhur?

Nė raportin e Komisionit Evropian, publikuar nė prill tė kėtij viti pėr situaten e medias nė vendet e Ballkanit dhe Turqisė, njė nga problemet kryesore ėshtė nevoja e reformės strukturore tė televizioneve publike.

Nė raport, cilėsohet se struktura e televizioneve publike ėshtė sipas njė modeli tė vjetėr, me shumė staf dhe se ka shumė hapėsirė pėr pėrmirėsimin e efiēencės sė punės sė tyre. Reforma strukturore duhet tė synojė tė shpenzohen mė shumė para pėr programet dhe mė pak pėr administratėn dhe suportin teknik.

Nė tė njėjtėn kohė, nė Shqipėri dhe nė vendet e rajonit, televizionet publike, si edhe te tjerat, janė nė pėrballje me sfidėn e dixhitalizimit, mėnyrat e realizimit tė financimit dhe operimit pėr tė realizuar misionin e tyre tė rėndėsishėm nė njė treg konkurues mediatik.

Zhvillimi i njė sistemi serioz, tė pavarur dhe sistematik audimetrie ėshtė domosdoshmėri pėr tė patur njė vizion faktual dhe tė padeformuar mbi kėtė treg.

Reforma e RTSH-sė mund tė zhvillohet krejt e pavarur nga procesi i kalimit nė transmetimeve numerike. Tė dyja janė tė domosdoshme dhe emergjente. Por, nga njėra anė, afatet e kalimit ne transmetime dixhitale – qershor 2015 - na detyrojnė t’i bėjme tė dyja njėherėsh dhe nė paralel; nga ana tjetėr kalimi total nė transmetime dixhitale e ndryshon krejt peizazhin audiovizual, siē ka ndodhur nė tė gjitha vendet.

Dixhitalizimi duhet parė si oportunitet, pėr tė transmetuar mė shumė kanale, pėr tė rritur larminė e programeve dhe cilėsinė e tyre. Njėkohėsisht, duhet tė jemi realistė, pasi ėshtė njė reformė e vėshtirė. Njė tentativė pėr dixhitalizimin e RTSH-sė dėshtoi nga qeveria paraardhėse jo mė larg se ne verėn e kėtij viti.

Ideale do tė ishte tė gjenim konsensus, por nėse kjo ėshtė e pamundur tė paktėn tė ketė konsideratė serioze tė gjithė aktorėve tė tregut dhe shkėmbim tė hapur me ta, pėr tė konstatuar interesat divergjente dhe pėr tė marrė vendime tė mbeshtetura nė arsye dhe tė mirėargumentuara.

Ėshtė e qartė se procesi nuk do tė funksionojė nėse bėhet kundra njėrit apo tjetrit. Pėr kėtė arsye, kemi ngritur para disa javėsh nje grup teknik pune, me kėrkesė tė operatorėve privatė dhe me pjesėmarrjen e AMA, AKEP, RTSH sigurisht e pėr tė optimizuar nėse ėshtė e mundur planin e caktimeve frekuencore, pa lėvizur sigurisht pjesėn e Shqipėrisė nė marrėveshjen Ge 06.
Pėr mė tepėr, njė proces i mirėkoordinuar do tė sjellė pėrfitim pėr tė gjithė duke garantuar njė treg tė ndershėm e pluralist, njė media demokratike dhe larg ndikimeve politike.

Njė rezultat i parė i kėtij grupi, nė konsensus me gjithė aktorėt e transmetimeve dixhitale dhe nė mbrojtje tė konsumatorit, ėshtė vendimi qė do tė nxjerrė nė ditėt qė vijnė pėr ndalimin e importit tė TV dhe dekoderave qė funksionojnė vetėm me normėn e vjetėr DVBT/ MPEG2.

Pėrse? Sepse duke e kryer dixhitalizimin me normen e re, pėrfitojme nga avancimi i teknologjisė pėr tė patur mė tepėr kanale pėr tė njėjtin spekter frekuencash. Spektri i frekuencave ėshtė pasuri kombėtare. Kėshtu ėshtė nė ēdo vend. Ai ėshtė tepėr i ēmuar.

Ndaj, ne po vendosim qė sot pėr tė minimalizuar efektin nė treg, pas dy vjetėsh. Pėr tė pėrdorur sa mė mirė frekuencat nė tė mirė tė tė gjithė operatorėve tė tregut por nė rradhė tė parė nė shėrbim tė qytetarėve shqiptarė.

Spektri i frekuencave dhe broadband ėshtė prioriteti i Qeverise.

Do mė lejoni me disa fjalė pėrse shėrben Dividendi Dixhital qė do tė lirohet ne qershor 2015. Duket si fjalė pak barbare, po ėshtė njė transformim teknologjik qė do tė transformojė sėrish jetėt tona, ashtu siē e transformuan celularet nė vitet 2000. Shėrben pėr broadband mobile dhe do t’ju jap vetėm njė shifėr
sipas statistikave tė ITU, 10% rritje ne broadband sjell 1,4% rritje nė GDP-nė e vendit.

Si pėrfaqėsues i Qeverisė, pėrgjegjėse pėr ndėrmarrjen e nismave pėr zhvillimin e rrjeteve tė komunikimeve elektronike qė mbėshtesin transmetimet audiovizive, shprehem se do bėjmė tė gjithė kujdesin e nevojshėm dhe japim mbėshtetjen e duhur pėr tė garantuar kryerjen nė afat tė procesit tė dixhitalizimit tė TVSH-sė, krahas reformimit tė domosdoshėm tė tij pėr tė pasur njė televizion publik larg ndikimit nga politika dhe nė pėrmbushje tė plotė tė misionit tė tij tė rėndėsishėm.

Ky ėshtė njė proces, ku RTSH duhet tė marrė gjithė pėrgjegjėsinė e saj dhe te jetė lokomotiva e procesit, sepse bėhet fjalė pėr mbijetesėn e vet.

Tė mos harrojmė qė sfidėn e konkurrencės, TV nuk e kanė vetėm ndėrmjet tyre, por nė njė perspektive 10-vjeēare sfidėn e kanė me konkurrencėn e web TV, videos ne Internet dhe TV on demand. Nėse doni tė dini kujt do t’i ngjajė TV nesėr, shikoni si konsumojnė TV adolėshentėt e sotėm: seri televizive...por nė internet.

Konkurrentėt kryesorė janė operatorėt telefonike me triple-play dhe katalogėt e Video on Demand, televizorėt e lidhur nė Internet dhe TV on mobile.
Reforma e RTSH-sė do ta ketė sensin e saj nėse merr parasysh kėto zhvillime. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


Komunikatė pėr shtyp