Video

09/12/2013 15:29:43

Propozimet e reja nė parlament. Mazhoranca miraton paketėn e re

Pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Drejtėsisė ritheksuan se kėto ndryshime do i japin luftės ndaj korrupsionit njė shenjė tė qartė se qeveria shqiptare ka vullnetin e plotė pėr ta larguar nga gjiria i saj kėtė fenomen






TIRANĖ - Komisioni Parlamentar i Integrimit ka miratuar me votat e mazhorancės ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtėsisė nė paketė Anti-mafia.

Gjatė diskutimeve tė zhvilluara mėngjesin e sotėm nė komisionin e drejtuar prej deputetes sė Partisė Demokratike, Majlinda Bregu dhe me pjesėmarrjen pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Drejtėsisė, Edlira Jorgaqit dhe Sokol Pasha, deputetėt e opozitės risollėn nė vėmendje vėrejtjet e bėra nga partnerėt e huajt tė OPDAT dhe OSBE-ė.

Pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Drejtėsisė ritheksuan faktin se gjatė hartimit tė ndryshimeve nė paketėn “Anti-mafia”, janė dėgjuar tė gjitha palėt e interesuara, ndėrsa shtuan se kėto ndryshime pėrputhen plotėsisht me qėllimin e qeverisė pėr ta luftuar korrupsionin nė tė gjitha format e saj.

Ata shtuan se kėto janė ndryshimet e para qė do tė prekin ligjin "Anti-mafia", si njė pikėnisje tė luftės ndaj korrupsionit, pasi paketa e re ligjore do tė jetė gati brenda muajit Prill 2014 dhe do do tė kaloj nė parlament gjatė muajti Maj 2014.

Pikė tjetėr e diskutimeve mes palėve ishte edhe kalimi i hetimit dhe gjykimit tė veprės penale tė korrupsionit tek krimet e rėnda. Sipas opozitės njė vendim i tillė do tė shtonte tej mase punėn e krimeve tė rėnda duke anashkaluar misionin e saj tė vėrtet.

Pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Drejtėsisė ritheksuan se kėto ndryshime do i japin luftės ndaj korrupsionit njė shenjė tė qartė se qeveria shqiptare ka vullnetin e plotė pėr ta larguar nga gjiria i saj kėtė fenomen. Nė fund pas votimit, komisioni i Integrimit kaloj kėto ndryshime ligjin “Anti-mafia” me 6 vota pro dhe vetėm 2 vota kundėr.

Diskutimet pėr ndryshimet ligjore nė ligjin Antimafia kanė nisur tė hėnėn e shkuar, kur Ministri i Drejtėsisė prezantoi nė komision pėrgjegjės, atė tė ligjeve, ndryshimet qė qeveria shqiptare propozon nė ligjin “Antimafia”, si shtyllė nė luftėn antikorrupsion. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013