Video

06/12/2013 16:30:19

Zharrėz, kėshilltarėt vazhdojnė grevėn

''Ne do tė vazhdojmė rrugėn drejt vletėflijimit deri sa qeveria tė na japė garanci pėr zgjidhjen e problemit''






FIER - Kėshilltarėt e komunės Zharrėz ne rrethin e Fierit janė shprehur tė vendosur nė vazhdimin e grevės sė urisė deri nė plotėsimin e kėrkesave tė tyre. "Ne do tė vazhdojmė rrugėn drejt vletėflijimit deri sa qeveria tė na japė garanci pėr zgjidhjen e problemit dhe kompania kanadeze e naftės ”Bankers Petrolium” tė respektojė standardet e mbrojtjes sė mjedisit dhe jetės sė komunitetit”, shprehen ata.

"Ashtu si dhe e kishim deklaruar, ne u futėm nė grevė urie pas skadimit tė afatit qė i lamė qeverisė dhe kompanisė Bankers pėr t'u ulur nė tryezėn e bisedimeve", u shpreh kryetari i kėshillit tė komunės, Dylber Karafili. “Ne jemi tė vendosur nė qėndrimin tonė, pasi nuk mund tė bėhemi dėshmitare tė njė katastrofe kolektive qė po i shkakton kompania Bankers zonės naftėmbajtėse”, tha ai.

“Banorėt janė tė traumatizuar. Ata nuk janė mė tė sigurtė nė shtėpitė e tyre, rrojnė me ankth dhe i gjithė ky tmerr dhe ankth ka njė emėr, njė shkaktar, ”Bankers Petrolium”, thote njė tjetėr grevist, Kastriot Lisi, ish-specialist nafte. Ai akuzon kompaninė kanadeze se po shfrytėzon nė mėnyrė barbare shtresat dhe nėnshtresat e puseve, duke e shndėrruar zonėn naftėmbajtėse nė njė minė me sahat.

“Unė kam punuar si specialist nafte dhe e njoh mirė kėtė proces. Lėkundjet sizmike tė tokėst nė kėtė zonė janė pasojė jo e dukurive natyrore, por tė shkaktuara artificialisht, si rezultat i proceseve teknologjike qė aplikon Bankersi”, u shpreh Lisi. Sipas tij,qeveria duhet tė detyrojė kompaninė kanadeze tė zbatojė legjislacionin shqiptar dhe atė ndėrkombėtar pėr standardet e shfrytėzimit teknik tė puseve, ose ta largojė dhe padisė atė. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


HermesNews - ©2013