Video

06/12/2013 16:15:07

Mė shumė se gjysma e grave dhunohen nė Shqipėri

Studimi 'Me teper se gjysma e grave dhunohen'






TIRANE - Nė Shqipėri, mė shumė se gjysma e grave janė tė dhunuara. Kėtė e tregon njė studim i kryer gjatė kėtij viti nga INSTAT. Sipas kėtij studimi, rezulton se mė shumė se 59.4% e grave dhe vajzave nė Shqipėri kanė pėsuar tė paktėn njė herė gjatė jetės dhunė nė familje. Ndėrkohė 53% e tyre kanė pohuar se dhunėn e kanė pėsuar gjatė vitit tė fundit.

Por ajo qė e bėn mė alarmante kėtė situatė ėshtė fakti se gratė e dhunuara, shpesh herė nuk janė tė gatshme tė kėrkojnė ndihmė dhe tė flasin pėr dhunėn. Gjatė studimit tė kėtij viti, vetėm 8,4% e grave tė dhunuara ishin pėrpjekur tė kėrkonin ndihmė pėr dhunėn qė kanė pėsuar. Dhe 99% e tyre, ndihmėn e kanė kėrkuar pranė familjeve tė tyre. Shumė pak gra kanė menduar tė kėrkojnė ndihmė jashtė familjes dhe rrethit tė tyre tė ngushtė shoqėror.

Disa nga arsyet pse gratė nuk kanė kėrkuar ndihmėn e shėrbimeve shėndetėsore ose ligjore, ka qėnė dhe fakti se duhet tė paguanin pėr to. Dhe pėr shumė gra tė dhunuara, pagesa ėshtė njė pengesė. Ndėrkohė studimi sjell njė tjetėr fakt intersant, sipas tė cilit, gratė me arsim fillor ose tė ulėt kanė mė shumė gjasa tė kėrkojnė ndihmė pėr dhunėn nė familje, nė krahasim me gratė mė tė arsimuara.

Studimi vėren njė lidhje tė drejtė mes dhunės nė familje dhe konsumimit tė alkoolit. Studimi tregon se gratė qė jetojnė me partnerė qė konsumojnė pije alkoolike janė mė tė predispozuara tė pėrjetojnė dhunė.Pėrsa i pėrket moshės sė grave qė kanė pėrjetuar dhunė, rezulton pjesa mė e madhe e tyre ishte nė moshėn 35-44 vjeēare. Kryesisht, duke u bazuar nė studim, gratė me arsim tetėvjeēar janė mė tė predispozuara ndaj dhunės nė familje, 66,7%.

Ndėrkohė studimi vė nė dukje faktin se gratė qė nuk punojnė jashtė shtėpisė janė mė ekspozuara ndaj dhunės nė familje, rreth 64,2% e tyre. Nė vendin tonė dhuna nė familje u shfaq si problem shqetėsues nė vitet ` 90 kur vendi po pėrjetonte ndryshime tė mėdha politike dhe shoqėrore. Ndonėse si fenomen dhuan nė familje kishte ekzistuar shumė kohė pėrpara tranzicionit, rastet e dhunės nė famije pėsuan rritje tė ndjeshme nė vitete `90, nė kohėn qė familjet pėsonin trysni si pasojė e tranzicionit.

Por dhuna nė familje ndaj grave nuk ėshtė dukuri e re nė Shqipėri, ajo i ka rrėnjėt nė traditat dhe zakonet patriarkale qė prej kohėsh i kanė dhėnė formė shoqėrisė sonė. Prej vitit 1991, Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, ratifikoi njė sėrė konventash tė rėndėsishmė pėr parandalimin e dhunės nė familje. Ndėr to janė : Konventa e OKB-sė pėr tė Drejtat Civile dhe POlitike 1991; Konventa e OKB-sė pėr tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore 1991; Konventa e OKB-sė pėr tė drejtat e fėmijėve 1992; Konventa e OKB-sė kundėr Torturės dhe Dėnimeve ose trajtimeve tė tjera mizore 1994; Konventa e OKB-sė pėr eliminimin e tė gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj grave 1994; Konventa Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut 1996; Konventa Europiane pėr Parandalimin e Torturės dhe tė Dėnimeve 1996; Konventa Europiane pėr Parnadalimin dhe Luftėn kundėr dhunės ndaj Grave dhe Dhunės nė Familje 2013.

Nė vitin 1998 , qeveria e Shqipėrisė miratoi dhe Kushtetutėn e re, e cila promovon parimet e barazisė dhe mos diskriminimit, si dhe mbrojtjen e respektimin e dinjitetit njerėzor dhe tė tė drejtave e lirive tė njeriut.

Deklarata e Kombeve tė Bashkuara pėr Eleminimin e Dhunės ndaj Grave, e pėrkufizon atė si “ēdo akt dhune me bazė gjinore qė sjell ose ka gjasa tė rezultojė nė lėndime ose vuajtje fizike, seksuale ose psikologjike tė grave pėrfshirė dhe kanosjet pėr akte tė tilla, shtrėngime apo privime arbitrare tė lirisė si nė jetėn publike ashtu dhe private”.

Dhuna nė familje ndaj grave ėshtė njė problem i pėrhapur shėndetėsor global, qė kapėrcen kufijtė dhe ndodh nė tė gjitha kulturat dhe shoqėritė anembanė botės. Sipas njė studimi tė kryer nė 35 vende tė botės para vitit 1999, 10% deri nė 69% e grave raportonin se ishin dhunuar fizikisht nė njė moment tė jetės.

Nė vitin 2005, OBSH nė njė studim shumė-vendėsh pėr dhunėn ndaj grave nė familje tregoi se 13% deri nė 61% e grave kanė pėsuar dhunė fizike. Ndėrkohė nė vitin 2013, OBSH kreu njė analizė mbi 155 studime tė kryera nė vende tė ndryshme tė botės, dhe konstatoi se 30% deri nė 37% e grave kanė pėrjetuar dhunė.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013