Video

06/12/2013 13:59:53

Ministri Tahiri: Gati rritja e pagave tė policisė

Programi i PS: Paga mė e ulėt 57 mijė lekė tė reja, mė e lartė 147 mijė lekė tė reja






TIRANE - Ministri i Brendshem Saimir Tahiri deklaron se shumė shpejt do rriten rrogat e policisė sė shtetit. Pjesė e emisionit "Debat ne Channel One" tė gazetarit Roland Qafoku, Tahiri deklaroi se ėshtė duke u hartuar njė ligj special bashkė me ministrinė e financave pėr tė bėrė tė mundur rritjen e standartit tė pagesave tė punonėjsve tė policisė, pjesė e synimeve tė rritjes sė cilėsisė sė punės nė luftėn ndaj krimit. I pyetur nga gazetari Roland Qafoku se sa do tė jetė niveli i ri i pagave, Tahiri tha se aktualisht nuk mund tė thuhet njė shifėr e saktė, porse ėshtė parashikuar qė polici tė marrė njė pagė dinjitoze pėr punėn dhe sakrifcat e punės qė bėn. Por nėse i referohemi pretimeve dhe programit tė PS pėr 300 ditėt e para, ėshtė llogaritur qė njė inspektor i thjeshtė i policisė ta ketė rrogėn mujore 57 mijė lekė tė reja dhe pagat e tjera sipas kategorive arrijnė deri tek drejtori i pėrgjithshėm policisė nė 147 mijė lekė tė reja. Nėse qeveria e PS do tė zbatojė kėtė premtim, padyshim ky do jetė njė nga revolucionet mė tė mėdha nė policinė e shtetit qė pas vitit 1990 nė Shqipėri. Paralelisht me premtimin pėr pagat, ministri Tahiri deklaroi se synon tė ulė moshėn mesatare tė policisė qė aktualisht 49 vjeē ndėrkohė qė mosha mesatare e popullsiė shqiptare ėshtė 28 vjeē. Ministri Tahiri i bėri kėto deklarata nė emisionin kushtuar ngjarjeve tė rendit dhe sigurisė nė vend, posaēėrisht vrasjes sė njė gjimnazisti ditėn e mėrkurė nė Shkozet. Gjatė emisionit gazetari Qafoku transmetoi njė insert me shifra tė kriminalitetit nė Shqipėri nė 23 vjet. Kėshtu nga vitit 1990 e deri me sot nė Shqipėri janė vrarė 5700 persona me armė zjarri dhe tė ftohta, ose mesatarisht 243 persona nė njė vit, pa llogaritur ata qė kanė vdekur nė aksidente automobilistike. Duhet theksuar se nga kėta 5700 persona, 220 janė punonjės tė policisė tė vrarė nė krye tė detyrės.
Programi i PS nė 300 ditė pėr pagat nė polici
Inspektori i policisė 57 mijė lekė
Kryeinspektori 63 mijė lekė
Nėnkomisari 72 mijė lekė
Komisari 80 mijė lekė
Kryekomisari 88 mijė lekė
Drejtuesi i parė 113 mijė lekė
Zėvendėsdrejtori 128 mijė lekė
Drejtori i Pėrgjithshėm 147 mijė lekė Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013