Video

04/12/2013 16:33:16

Jepen detajet e vrasjes se te riut

Ministria e Brendshme publikon informacionet





TIRANE- Ministria e Brendshme jep detaje mbi ngjarjen e rėndė tė ndodhur nė ambientet e njė shkolle profesionale nė Shkozet tė Durrėsit, ku njė 15 vjeēar u vra nga njė bashkėmoshatar i tij.

Ministri e Brendshme bėn tė ditur se paraditen e sotme, "se nėpėrmjet njė telefonate u mor njoftimi nė Sallėn Operative tė DPQ Durrės, pėr tė shtėna me armė zjarri nė shkollėn e mesme profesionale “Beqir Ēela” nė Shkozet".

Nė mėnyrė tė menjėhershme drejt vendit tė ngjarjes janė nisur 3 patrulla policore. Nė orėn 09.55 punonjėsi i Policisė sė Zonės konfirmoi se nė ambientet e kėsaj shkolle kishte ndodhur njė vrasje, viktimė e sė cilės mbeti shtetasi A.T., 16 vjeē, banues nė fshatin Vadardhė, Durrės, nxėnės i vitit tė dytė.

Nė vendngjarje u dėrguan Grupi Hetimor, i cili kreu veprimet e para nėn drejtimin e Prokurorisė sė Rrethit Durrės. Ndėrkohė pėr hetimin e gjerė tė ngjarjes u pėrfshinė specialistė nga disa struktura tė Policisė sė Durrėsit.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se autor i kėsaj ngjarje ėshtė shtetasi E.V., 15 vjeē, banues nė fshatin Xhafzotaj, nxėnės i vitit tė parė tė kėsaj shkolle tė mesme. Rezulton se ngjarja ka ndodhur nė ambientet e ofiēinės sė shkollės. Dy klasat respektive tė nxėnėsve tė pėrfshirė nė ngjarje, po zhvillonin praktikėn mėsimore nė atė moment.

Nė vendin e ngjarjes u bllokua arma e zjarrit, e cila kishte reduktim nė disa pjesė tė saj (qė shėrbenin pėr zvogėlimin e pėrmasave fizike tė armės). Aktualisht po punohet me intensitet nė dy drejtime: pėr kapjen e autorit tė dyshuar tė ngjarjes si dhe saktėsimin e motiveve dhe mekanizmit tė plotė tė kėsaj ngjarje.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013