Video

03/12/2013 17:37:41

JO azilit per Cile Precetajn

Deportohet sot nga autoritetet amerikane me tre femijet





SHBA- Pėr Cile Precetajn, njė emigrante shqiptare me tre fėmijė amerikanė, 24 orėt e fundit janė bėrė tmerr. Nė orėn 10.30 minuta tė mėngjesit, 40 vjecares iu deklarua se do t’i duhet tė shkojė nė Aeroportin Metro tė Detroitit dhe se ajo duhet tė pėrgatisė gjithcka nė kaq kohė pėr t’u kthyer nė Shqipėri.

Sipas familjarėve tė saj, autoritetet amerikane kanė pėrgatitur deportimin e gruas kėtė mėngjez. Gjithcka tepėr e shpejtė. “Nė eksperiencėn time, unė nuk kam parė kurrė tė deportohet njė nėnė me tre fėmijė”, ka thėnė pėr emigracionin e New Yorkut avokati Andrew Johnson, i cili po nxiton tė shpetojė klienten e tij nga deportimi. “Askush nuk mund ta besojė kėtė qė po ndodh”.

Burri i Ciles ėshtė i shokuar. “Ne jemi duke pritur pėr ndonjė mrekulli”, ka thenė pėr median Pjetero Gojcevic. Shėrbimi i emigrimit amerikan ka thėnė se do tė flasė pėr cėshtjen nė fjalė ditėn e martė.

Sipas dokumentave dhe intervistės me burrin e Ciles, gjithcka ka njė histori. Cile Precetaj e cila ka lindur nė Shqipėri nė vitin 1972, ka shkuar nė SHBA nė vitin 2000 pėr t’i shpėtuar dhunės sė vazhdueshme tė tė fejuarit tė saj, duke dėshmuar se ajo mundi tė largohej nga rrethi pėr t’i shpėtuar rrėmbimit dhe shitjes si prostitutė. Ajo hyri nė SHBA nėpėrmjet Kanadasė nė kufirin portual Huron me disa miq. Sapo mbėrriti atje, ajo iu dorėzua autoriteteve amerikane dhe kėrkoi azil.

Gjatė kohės qė jetonte nė Amerikė nė mėnyrė tė paligjshme, ajo u martua dhe krijoi familje. Punonte duke gatuar nėpėr restorante tė ndryshme. Mėsuesit e fėmijėve e quanin atė si njė nėnė tė mirė dhe me influencė pozitive tek performanca e fėmijėve nė shkollė.

Por nė lidhje me kėrkesėn e saj pėr azil, njė gjykatės emigracioni nuk e ka pranuar kerkesėn, duke dhėnė vendimin se ajo “kishte lidhje me prostitucion dhe ishte e lidhur me krimin”. Edhe nėse gjithcka do tė ishte e besueshme, pėr gjykatėsin ajo nuk mund tė pėrfitonte azil pasi “gratė e reja dhe tėrheqėse nuk janė njė grup shoqėror pėr azil”. Nė vitin 2008, seanca e gjashtė e Gjykatės sė Apelit la po kėtė vendim.

Ndėrkohė, Precetaj ndodhej nėn mbikqyrjen e Departamentit tė Sigurimit tė Mbrojtjes amerikane. Duke humbur kėrkesėn pėr azil, ajo ishte e detyruar qė tė paraqitej njė herė nė muaj nė zyrėn e emigracionit tė emigrantėve nė Detroit. Ajo e dinte se deportimi nė kėtė rast do tė vinte, por nuk e dinte se kur, ekzaktėsisht.

Ditėn e henė ajo morri edhe njoftimin. Menjėherė hkoi nė shtėpi dhe i tha tė shoqit i cili kishte emigruar nga ish-Jugosllavia 40 vjet mė parė. Cifti nxjerr fėmijėt nga shkolla dhe u tregon atyre njoftimin. Ata nisėn tė qajnė me tė madhe. Gruaja nisi tė paketojė gjėrat, duke u dhėnė urdhėr qė edhe fėmijėt tė bėjnė tė njėjtėn gjė. Cilja tashmė ka planifikuar tė jetojė mė prindėrit e saj nė njė fshat nė Shqipėri. “Ajo nuk ka asnjė zgjedhje. Nuk mund t’i lerė fėmijėt”, ka thėnė burri i saj i cili ėshtė kuzhinjer nė njė zonė nė periferi tė Detroitit, duke shtuar se ai nuk ka mundėsi qė t’i rritė fėmijėt vetė.

Gojcevic deklaron se ai ėshtė ėshtė nėn shok, pasi ishte i kėnaqur nga vendimi i presidentit amerikan Barack Obama, nė tė cilin thuhej se “do tė deportohen ata emigrantė tė cilėt kanė lidhje me krimin, por jo ata tė cilėt janė tė pastėr dhe qė kanė fėmijė tė lindur nė Amėrikė”. Gojcevic e pėrshkruan Cilen si njė grua tė mirė, si njė person qė punon shumė nė njė restorant dhe qė paguan tė gjitha taksat. Ai shpreson qė qeveria amerikane tė dėgjojė lutjen e tij. “Lereni atė tė jetojė me fėmijėt e saj dhe t’i rritė ato nė vendin qė ata e njohin”, ka thėnė ai. “Ajo e do kėtė vend”.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza