Video

03/12/2013 16:32:15

Korrupsioni nė tė gjitha nivelet

Ēuēi publikon strategjitė antikorrupsion qė do tė merren gjatė katėr viteve






TIRANĖ - Ministri i Shtetit pėr Ēėshtjet Vendore, Bled Ēuēi, gjatė njė seance nė komisionin parlamentar tė Integrimit, komentoi rezultatin e raportit tė fundit tė "Transparency International'.

"Shqipėria gjithnjė e mė tepėr po zbret nė indeksin e perceptimit tė korrupsionit, indeks i pėrgatitur nga 'Transparency International'. Kjo na bėn qė tė pėrforcojmė akoma mė tepėr masat dhe tė rrisim angazhimin pėr luftėn kundėr korrupsionit, si njė fenomen, i cili po gėrryen ēdo ditė e mė tepėr shoqėrinė shqiptare dhe shtetin shqiptar", tha Ēuēi.

Deputeti socialist Taulant Balla theksoi se ky raport dėshmon pėr nivelin e lartė tė korrupsionit nė strukturat shtetėrore dhe ky rezultat na ka ēuar sėrish nė vitin 2005. "Shqipėria nga 2005 nė 2013-n, pati njė kurbė qė fillon dhe mbaron atje ku ishte. Korrupsioni nė Shqipėri ėshtė nė tė gjitha nivelet. I referohem gjithashtu edhe letrės sė djeshme tė misionit tė OPDAT-it pranė ambasadės sė SHBA-sė nė Tiranė, qė thotė se korrupsioni nė Shqipėri ėshtė mė i madh se sa niveli i statistikave", tha Balla.

Kryetarja e komisionit tė Integrimit, Majlinda Bregu, kėrkoi hollėsi mbi strategjinė qė po harton Ministri i Shtetit pėr Ēėshtjet Vendore dhe rolin qė do tė ketė koordinatori. Sipas saj, njė pike delikate mbetet financimi i partive politike.

"Uroj shumė qė tė jetė nė vėmendje tė kėsaj maxhorance transparenca e financimit tė partive politike. Pėr tė shmangur pastaj dhe pėr tė prerė fijet e atij korrupsioni politik, siē ndodhi nė rastin e fundit nė zgjedhjet lokale nė Korēė me blerjen e votave", tha Bregu.

Ministri Ēuēi sqaroi se strategjia parashikon masat qė do tė merren gjatė katėr viteve, ndėrkaq koordinatori do tė jetė i detyruar qė pėr periudha tė caktuara kohore tė raportojė nė komision. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013