Video

03/12/2013 15:43:08

Njė urė italo-shqiptare

Intervistė me Rektorin e Universiteti Katolik Zoja e Kėshillit tė Mirė nė Tiranė, Prof .Paolo Ruatti






TIRANE - Prof .Paolo Ruatti, mban kėtė detyrė qė nga viti 2006, pasi zėvendėsoi Prof. Cesare Romiti. Universitet privat Shqiptar nė tė cilin studiojnė mbi 400 tė rinj italian dhe japin mėsim rreth 100 profesorė po nga Italian. Prof Paolo Ruatti ka lindur nė vitin 1940 nė Terzolas ( Provinca Autonome e Trentos ) dhe ėshtė pjese e Asamblesė tė Bijve tė Panjollosur, nė tė cilin ai ishte Famullitar i pėrgjithshėm pėr dymbėdhjetė vjet. Pas marrjes sė njė arsimi klasik nė shkollėn e mesme " Ennio Quirino Visconti" ne Romė, nė tė njėjtin qytet ai pėrfundoi studimet nė mjekėsi dhe kirurgji nė Universitetin Katolik tė Zemrės. Aty ai ka marrė gjithashtu dhe njė specializim nė Dermosifilopatica Klinike, nė onkologji dhe Higjiena dhe Mjekėsia parandaluese. Prof Paolo Ruatti ka kryer aktivitetet e tij profesional nė spitalet e Kongregacionit duke shfaqur interes nė onkologji dhe dermatologjike, me fokus tė veēantė mbi melanomas. Ka qene drejtues i Institutit Dermatologjisė ( IDI - IRCCS ) pėr 25 vjet.

Artur Nura: Dr. Ruati duke ju falėnderuar qe pranuat ftesėn, mendoj se me siguri duhet tė fillojmė duke bėrė njė histori tė performancės sė Universitetit Katolik, tė cilėn unė personalisht e konsideroj njė investim shumė tė mirė nė Shqipėri, ndėrsa duhet shtuar se tani kemi edhe universitete tė tjera private dhe se, gjithashtu universiteti juaj sigurisht I kontribuon edhe marrėdhėnieve tė shkėlqyera Italo - shqiptare ...

Paolo Ruatti: Nė vitin 1993, pas rėnies sė regjimit komunist dhe apelit tė Papa Gjon Pali II qė ti jepej nė dispozicion njė territor pėr prani nė Shqipėri, Kongregacioni fetar i Bijve tė Papėrlyer, themeluar nga i Lumi Luigi Monti, krijoi nė vendin e shqiponjave njė Fondacion, i cili mori emrin e vet nga faltoret e famshme tė Shkodrės kushtuar Zojės sė Kėshillit tė Mirė, nėnės sė Krishtit. Aktiviteti i parė ėshtė nisur prej tij me Klinikėn hapur nė qendėr tė kryeqytetit, e cila e bėn rreth 40 mijė shėrbime shėndetėsore nė vit.

Nėnė Tereza e Kalkutės, me origjinė shqiptare, kish kėrkuar nga qeveria nė Tiranė mundėsinė pėr tė ndėrtuar njė spital, projekt ky qė mė vonė u morr pėrsipėr nga Fondacioni edhe nė sajė tė traditės me shėndetėsinė qė Kongregacioni ka sigurisht. Nė vitin 1995 ai filloi ndėrtimin, u pezullua disa herė prej ngjarjeve tė ndryshme, qė nga trazirat e vitit 1997 pas rrėzimit tė piramidave financiare, luftės nė Kosovė, ku nė Shqipėri, me eksodin e qindra mijėra refugjatė shqiptarė pėr njė vit tė vėshtirė, Fondacioni menaxhoi edhe njė kamp refugjatėsh.

Nė vitin 2004, Fondacioni i dha jetė Universitetit Zoja e Kėshillit tė Mirė, siē kėrkohej nga projekti origjinal, i cili sot ėshtė bėrė njė pikė e rėndėsishme referimi dhe trajnimi pėr tė gjithė vėndin. Me zhvillimin e iniciativave tė ndryshme bashkėpunuam me Motrat e Mėshirės sė Veronas qė nga fillimi prezent nė Tiranė, Motrat e Bamirėsisė qė kanė selinė nė Elbasan e pėr vite kanė realizuar kurse tė trajnimit pėr infermieret. Ndėr mbėshtetėsit e kėtij projekti tė madh ėshtė pėr t'u theksuar ėshtė edhe Kisha Katolike Italiane, dhe midis tė tjerėsh, edhe shoqata "Pro Ballkanit" dhe Shoqata "Dokita" dhe Kongregacioni sigurisht.

Nė nivel shkencor, Fondacioni mbėshtetet nga strukturat e rėndėsishme tė pėrfshira nė kujdesin shėndetėsor, hulumtim dhe trajnim : IDI , Elea , Nerviano e Shkencave Mjekėsore , IDI FARMACEUTICI, pra kjo ėshtė historia e kėtij projekti tonin thėnė nė mėnyrė telegrafike...

A.N. Pra, duke u kthyer tek dimensioni i universitetit, Dr. Ruatti studentėt qė fitojnė tė drejtėn e studimit tek ju, fitojnė tė drejta tė njėjta nė njė universitet italian, si nga njė universitet italian?

Paolo Ruatti : Pikėrisht, universiteti ynė ka zgjedhur tė japė diploma tė barazvlefshme nė Shqipėri, nė Itali dhe Europė. Universiteti ynė ėshtė themeluar sipas ligji shqiptar, por ai donte pėr t'u bashkuar, konvenzionuar me universitetet italiane, kjo edhe qė tu japė shqiptarėve, studentėve shqiptarė diploma qė kanė vlerė tė njėjtė nė Itali dhe nė Evropė. Prandaj, titulli i diplomave qė ne japim ka tė njėjtėn vlere nė Itali dhe nė Europė.

Mund tė them se shumė studentė tanėt tė diplomuar nė Tiranė, shkojnė nė Itali dhe kryejnė provimet shtetėrore dhe pasi marrin ato, fitojnė tė drejtėn tė ushtrojnė profesionin nėpėr Evropė. Shumė prej studentėve tanė tė diplomuar ndalojnė nė Itali pėr njė numėr tė specialiteteve dhe ka nga ata/ato qė shkojnė edhe nė Gjermani ku janė shumė nė kėrkuar. Lajmet qė unė marr janė se kėta njerėz tė vendosur atje janė integruar shumė mirė profesionalisht, siē ju shqiptarėt dini tė pėrshtateni shumė mirė dhe ata, janė shumė vlerėsuar atje.

A.N. Dmth, kualifikimi i marrė nė kėtė universitet lejon qasje normale nė shkollat e specializimit nė tė gjitha universitetet Italiane pas konkursit?

Paolo Ruatti : Sigurisht, sepse siē thashė, titulli i diplomės qė arrijnė kėtu u njihet atje. Pse u njihet? Sepse ne kemi realizuar marrėveshje me universitetin italiane qė do tė thotė se pėr tė kryer universitetin tonė ju studioni programe, kurrikula tė njėjta si nė universitetet partnere italiane. Pėr mė tepėr, ne kemi nė shumicė profesorė italianė. Nga Italia pėr tė dhėnė mėsim nė programet tona universitare mbėrrijnė rreth pesėqind profesorė dhe pėrveē kėsaj, ne kemi edhe dhjetėra profesorė shqiptarė. Kjo pėr shkak se, profesorėt italiane na sigurojnė qė kursi i studimit tė jetė i saktė, qė ėshtė konsistent dhe konform mėnyrės qė studentėt tanė tė mund tė vazhdojnė me kredite tė Tiranės tė njėjta si me ato tė Romės dhe nė Evropės. Kėta profesorė na japin garanci pėr njė mėsimdhėnie tė kualitetit tė lartė dhe me standarde italiane dhe evropiane.

A.N. Rektori i nderuar, si ėshtė organizuar universiteti nė pikėpamje administrative, financiare dhe didaktike?

Paolo Ruatti : Mua si rektor mė takon parimisht dhe nė fakt, tė flas pėr anėn didaktike. Universiteti Katolik i Zojės sė Kėshillit tė Mirė ka njė Komitet tė Pėrbashkėt Teknik dhe paralel me Komitetet e Pėrbashkėta teknike tė Universiteteve tė tjera Italiane. Ata sė bashku bėjnė plane studimore, identifikojnė Docentėt qė mund tė vijnė pėr tė mėsuar studentet tanė. Dhe unė duhet tė them, Docentėt tanė tė cilėt vijnė pėr tė dhėne leksione nga Italia, por edhe Shqipėria, janė ose profesorė, ose studiues, apo profesorė tė asociuar titullar katedrash dhe tė pėrzgjedhur mirė ...

A.N. I nderuar rektori, duke e parė perspektivėn shumė tė mirė tė universitetit tuaj, tė paktėn sipas mendimit tim, cilat janė planet e ardhshme pėr universitetin dhe spitalin universitar brenda tij? A mendoni se do tė jetė ai, spitali njė nxitje pėr tė rritur prestigjin e kėtij universiteti ?

Paolo Ruatti : Spitali ėshtė duke pritur pėr financimin e duhur qė tė pėrfundojė. Universiteti tashmė ėshtė duke ju pėrgjigjur me pėrpikmėri ligjeve shqiptare qė imponojnė standarde tė duhura dhe thonė se ēfarė dhe si duhet pėrgatitur pėr ti zbatuar ato dhe se ēfarė kėrkohet pėr departamentet universitare. Dhe ne kemi krijuar gjatė viteve, duke filluar nga shkalla e thjeshtė tre-vjeēare e diplomimit, gjithashtu kemi ndėrtuar njė numėr diplomimi magjistral dhe, pėr shembull presim pėr vitin e ardhshėm tė ketė kurse diplomimi universitar nė arkitekturė dhe inxhinieri.

Ne jemi tė vendosur te realizojmė doktoraturė kėrkimi shkencor nė Tiranė. Kjo edhe sepse te diplomuarve tanė u njihet lehtėsisht kjo diplomė nė Itali. Kjo sepse diploma jone ka lehtėsira pėr te realizuar doktoraturėn ne Itali e kėshtu, me radhė janė tė gjitha premisat e duhura qė kjo tė bėhet realitet nė tė mirė tė tė gjitha palėve.

A.N. Duke pasur parasysh, unė mendoj se ne kemi njė projekt shumė tė mirė qė duhet tė marrė komplimentet si nga ana shqiptare ashtu edhe italiane, mund tė themi nga vjen financimi ?

Paolo Ruatti : Nė thelb, ne vetė-financohemi me taksat qė paguajnė studentėt dhe ky ėshtė menaxhim i mirė-kuptueshėm. Kjo na lejon pėr tė kryer programet qe kemi. Fondacioni qė menaxhon universitetin nė Shqipėri, synon tė gjeje, tė themi, tė menaxhoje fonde nga pjesė tė ndryshme tė botės me standarde europiane. Universiteti deri mė tani ne nuk ka marrė kurrė fonde publike. Shpresojmė nė tė ardhmen te jete ndryshe...

A.N. I nderuar rektor, duke parė se ky realitet shumė pozitiv qė unė nuk shoh vetėm se si njė qytetar i Shqipėrisė, doja tu pyesja a keni menduar ndonjėherė pėr ta bėrė universitetin mė tė njohur nė Itali dhe tė bėnit njė PR mė dinamik ?

Paolo Ruatti : Ai ėshtė tashmė i njohur mirė ne Itali edhe pėr shkak se mediat kanė folur gjithmonė pėr tė. Dhe, fjala nga goja ne gojė, sot le ta themi edhe prej internetit. Universiteti ėshtė i njohur mjaftueshmėrisht ne Itali. Por, natyrisht ne duhet tė punojmė shumė pėr tė dhėnė njė pasqyrė mė tė saktė dhe pėr tė shmangur keqkuptimet, apo mendime tė gabuara dhe tė bėjmė qė raportimi tė korrespondojė me realitetin.

A.N. l nderuar rektor atėherė pyetja e fundit. Nė tė gjitha universitetet italiane janė organizmat studentore qė mbrojnė te drejtat e studentėve. Nė kėtė universitet ka njė entitet te tillė?

Paolo Ruatti : Sigurisht qė ne jemi tė rinj dhe ne jemi vetėm te fillimi. Ne kemi kėtu njė pėrfaqėsim tė studentėve dhe jemi tė mirė organizuar pėr njė kohė kaq tė shkurtėr. Kohėt e fundit edhe me njė dekretin tim, kemi ngritur shoqatėn e "Tė diplomuarve” nė Universitetin Katolik dhe qė ėshtė nė fazė rritje. Ky ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm dhe ėshtė fjala pėr njė shoqatė e “tė diplomuarish” fakt qė ndihmon sepse ata, ato kontribuojnė edhe pėrhapjen e emrit tė mirė tė Universitetit tonė...

A.N. Faleminderit pėr mirėsinė tuaj i nderuar rektor Ruatti.

Paolo Ruatti : Faleminderit ju.

HermesNews - ©2013